1 Mbretërve Chapter 11 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbreti Salomon, veç bijës së Faraonit, dashuroi shumë gra të huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje,

1 Mbretërve 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që u përkisnin popujve për të cilët Zoti u kishte thënë bijve të Izraelit: "Ju nuk do të lidhni martesë me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnë me siguri zemrën tuaj nga perënditë e tyre". Por Salamoni u bashkua me këto gra nga dashuria.

1 Mbretërve 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën.

1 Mbretërve 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.

1 Mbretërve 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perëndeshën e Sidonëve, dhe Milkomin, të neveritshmin e Amonitëve.

1 Mbretërve 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Salomoni bëri atë që ishtë e keqe në sytë e Zotit dhe nuk e ndoqi tërësisht Zotin, ashtu si kishte bërë i ati David.

1 Mbretërve 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Salomoni ndërtoi mbi malin përballë Jeruzalemit një vend të lartë për Kemoshin, të neveritshmin e Moabit, dhe për Molekun, të neveritshmin e bijve të Amonit.

1 Mbretërve 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu bëri për të gjitha bashkëshortet e huaja të tij që digjnin temjan dhe u ofronin flijime perëndive të tyre.

1 Mbretërve 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Zoti u zemërua me Solomonin, sepse zemra e tij qe larguar nga Zoti, Perëndia i Izraelit, që i ishte shfaqur dy herë,

1 Mbretërve 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe lidhur me këtë e kishte urdhëruar të mos shkonte pas perëndive të tjera; por ai nuk respektoi atë që Zoti e kishte urdhëruar.

1 Mbretërve 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Zoti i tha Salomonit: "Me qenë se kë bërë këtë gjë dhe nuk ke respektuar besëlidhjen time dhe statutet e mia që të kisha urdhëruar, unë do të ta heq mbretërinë nga dora dhe do t’ja jap shërbëtorit tënd.

1 Mbretërve 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë, për dashurinë që ndiej për Davidin, atin tënd, këtë nuk do ta bëj gjatë jetës sate, por do ta heq nga duart e birit tënd.

1 Mbretërve 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nuk do t’i marr tërë mbretërinë, do t’i lë birit tënd një fis, për dashurinë që ndiej për Davidin, shërbëtorin tim, dhe për hir të Jeruzalemit që kam zgjedhur".

1 Mbretërve 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti ngriti kundër Salomonit një armik, Hadadin, Idumeon, që ishte një pasardhës i mbretit të Edomit.

1 Mbretërve 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Davidi kishte vajtur të luftonte në Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisë, kishte dalë për të varrosur të vdekurit, mbasi kishte vrarë tërë meshkujt që ishin në Edom,

1 Mbretërve 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(Joabi, pra, me të gjithë Izraelin kishte mbetur atje gjashtë muaj deri sa i shfarosi gjithë meshkujt në Edom),

1 Mbretërve 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ndodhi që Hadadi arriti të ikë bashkë me disa Idumej në shërbim të atit të tij, për të vajtur në Egjipt. Atëherë Hadadi ishte djalosh.

1 Mbretërve 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u nisën nga Madiani dhe shkuan në Paran; morën pastaj me vete njerëz nga Parani dhe arritën në Egjipt te Faraoni, mbret i Egjiptit, i cili i dha Hadadit një shtëpi, i siguroi ushqim dhe i dha madje edhe toka.

1 Mbretërve 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hadadi ia fitoi zemrën Faraonit deri në atë pikë sa ai i dha për grua motrën e bashkëshortes së tij, motrën e mbretëreshës Tahpenes.

1 Mbretërve 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Motra e Tahpenes i lindi djalin Genubath, që Tahpenes rriti në shtëpinë e Faraonit; dhe Genubathi mbeti në shtëpinë e Faraonit midis bijve të Faraonit.

1 Mbretërve 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Hadadi në Egjipt mësoi që Davidi ishte shtrirë pranë etërve të tij në një gjumë të rëndë dhe që Joabi, komandant i ushtrisë kishte vdekur, Hadadi i tha Faraonit: "Më ler të iki, dhe të shkoj në vendin tim".

1 Mbretërve 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Faraoni iu përgjigj: "Çfarë të mungon tek unë që kërkon të shkosh në vendin tënd?". Ai i tha: "Asgjë, megjithatë më lër të shkoj".

1 Mbretërve 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia ngriti kundër Salomonit një armik tjetër, Rezonin, birin e Eliadahut, që kishte ikur nga zotëria e tij, Hadadezeri, mbret i Tsobahut.

1 Mbretërve 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai mblodhi rreth tij disa njerëz dhe u bë kryetar i një bande grabitësish, kur Davidi kishte masakruar ata të Tsobahut. Pastaj ata shkuan në Damask, u vendosën atje dhe mbretëruan në Damask.

1 Mbretërve 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rezoni qe armik i Izraelit gjatë gjithë kohës së Salomonit (përveç së keqes që bëri Hadadi). Kishte neveri për Izraelin dhe mbretëroi në Siri.

1 Mbretërve 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Jeroboami, shërbëtor i Salomonit, ngriti krye kundër mbretit. Ai ishte bir i Nebatit, Efrateut të Tseredës, dhe kishte nënë një të ve me emrin Tseruah.

1 Mbretërve 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Arsyeja pse ngriti krye kundër mbretit ishte kjo: Salomoni, duke ndërtuar Milon, kishte mbyllur të çarën e qytetit të Davidit, atit të tij.

1 Mbretërve 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeroboami ishte një njeri i fortë dhe trim; dhe Salomoni, duke parë se si punonte ky i ri, i besoi mbikqyrjen e të gjithë atyre që merreshin me punimet e shtëpisë së Jozefit.

1 Mbretërve 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë, ndërsa Jeroboami po dilte nga Jeruzalemi, profeti Ahijah nga Shilohu, që kishte veshur një mantel të ri, e takoi rrugës; dhe ishin ata të dy vetëm në fushë.

1 Mbretërve 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ahijahu mori mantelin e ri që vishte dhe e grisi në dymbëdhjetë pjesë;

1 Mbretërve 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj i tha Jeroboamit: "Merr për vete dhjetë pjesë, sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ja, unë do ta heq mbretërinë nga duart e Salomonit dhe do të të jap ty dhjetë fise,

1 Mbretërve 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
(por atij do t’i mbetet një fis për hir të Davidit, shërbëtorit tim, dhe për hir të Jeruzalemit, për qytetin që kam zgjedhur midis gjithë fiseve të Izraelit),

1 Mbretërve 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ata më kanë braktisur dhe kanë rënë përmbys përpara Ashtorethit, perëndeshës së Sidonitëve, përpara Kemoshit, perëndisë së Moabit, dhe përpara Milkomit, perëndisë së bijve të Amonit, dhe nuk kanë ecur në rrugët e mia për të bërë atë që është e drejtë në sytë e mi dhe për të respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bëri ati i tij, Davidi.

1 Mbretërve 11:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë nuk do të heq nga duart e tij tërë mbretërinë, sepse e kam caktuar princ për të gjithë kohën e jetës së tij, për dashurinë që ndjej për Davidin, shërbëtorin tim, që unë kam zgjedhur dhe që ka respektuar urdhërimet dhe statutet e mia.

1 Mbretërve 11:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por do të heq mbretërinë nga duart e të birit, dhe do të të jap ty dhjetë fise;

1 Mbretërve 11:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
birit të tij do t’i lë një fis, me qëllim që Davidi, shërbëtori im, të ketë gjithmonë një llambë para meje në Jeruzalem, qytet që kam zgjedhur për t’i vënë emrin tim.

1 Mbretërve 11:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të të marr ty dhe ti do të mbretërosh mbi gjithçka dëshiron zemra jote, dhe do të jesh mbret i Izraelit.

1 Mbretërve 11:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se dëgjon me kujdes të gjitha ato që po të urdhëroj dhe ecën në rrugët e mia, dhe bën atë që është e drejtë në sytë e mi, duke respektuar statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu siç veproi Davidi, shërbëtori im, unë do të jem me ty dhe do të të ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme, ashtu si ja ndërtova Davidit, dhe do të të jap Izraelin;

1 Mbretërve 11:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për këtë do të poshtëroj pasardhësit e Davidit, por jo për gjithnjë"".

1 Mbretërve 11:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Salomoni kërkoi të shkaktonte vdekjen e Jeroboamit; por Jeroboami u ngrit dhe iku në Egjipt pranë Shishakut, mbretit të Egjiptit, dhe qëndroi në Egjipt deri sa vdiq Salomoni.

1 Mbretërve 11:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Salomonit, gjithë ato që bëri dhe dituria e tij a nuk janë vallë të shkruara në librin e bëmave të Salomonit?

1 Mbretërve 11:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni mbretëroi në Jeruzalem mbi të gjithë Izraelin dyzet vjet.

1 Mbretërve 11:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Salomonin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros në qytetin e Davidit, atit të tij; në vend të tij mbretëroi i biri, Roboami.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 10 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 11 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 11 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 11 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 11 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters