1 Mbretërve Chapter 4 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 4 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 4 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 4:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti Salomon mbretëronte mbi tërë Izraelin.

1 Mbretërve 4:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta ishin funksionarët e tij të lartë: Azariahu, bir i priftit Tsadok,

1 Mbretërve 4:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Elihorefi dhe Ahijahu, bij të Shishas, ishin sekretarë; Jozafati, bir i Ahiludit, ishte kancelier;

1 Mbretërve 4:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Benajahu, bir i Jehojadit, ishte komandant i ushtrisë; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinjtë;

1 Mbretërve 4:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Azariahu, bir i Nathanit, ishte kryetar i prefektëve; Zabudi, bir i Nathanit, ishte prift dhe këshilltar personal i mbretit.

1 Mbretërve 4:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ahishari ishte maxhordom dhe Adinorami, bir i Abdas, ishte caktuar për haraçet.

1 Mbretërve 4:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni kishte dymbëdhjetë prefektë në të gjithë Izraelin, të cilët kujdeseshin për mbajtjen e mbretit dhe të shtëpisë së tij; secili prej tyre ishte ngarkuar për tu kujdesur për një muaj në vit.

1 Mbretërve 4:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë emrat e tyre: Ben-Hur në krahinën malore të Efraimit;

1 Mbretërve 4:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ben-Dekjer në Makats, Shaalbim, Beth-Shemesh dhe Elon të Beth-Hananit;

1 Mbretërve 4:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ben-Hesed në Aruboth; Sokothi dhe tërë vendi i Heferit ishin pronë e tij;

1 Mbretërve 4:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ben-Abinabadi, në gjithë krahinën e Dorit; Tafatha, bijë e Salomonit, ishte gruaja e tij;

1 Mbretërve 4:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Baana, bir i Ahiludit, kishte Taanakun, Megidon dhe tërë Beth-Shenin, që është pranë Tsarethanit, poshtë Jizreelit, dhe që shtrihet nga Beth-Sheani deri në Abel-Meholahu dhe matanë Jokneamit.

1 Mbretërve 4:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ben-Geber, në Ramoth të Galaadit, kishte fshatrat e Jairit, birit të Manasit, në Galaad, si edhe Argobin në Bashan, gjashtëdhjetë qytete të mëdha me mure dhe shule prej bronzi;

1 Mbretërve 4:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ahinadabi, bir i Idos, në Mahanaim;

1 Mbretërve 4:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ahimatsi, në Neftali; edhe ai kishte për grua Basmethin, një nga bijat e Salomonit;

1 Mbretërve 4:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Banahun, bir i Hushait, në Asher dhe në Aloth;

1 Mbretërve 4:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozafati, bir i Parnahut, në Isakar;

1 Mbretërve 4:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Geberi, bir i Urit, në vendin e Galaadit, në vendin e Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit; ai ishte i vetmi prefekt që ishte në vend.

1 Mbretërve 4:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Juda dhe Izraeli ishin të shumtë si rëra që është në bregun e detit. Ata hanin dhe pinin me gaz.

1 Mbretërve 4:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Salomoni sundone mbi gjithë mbretërinë nga Lumi deri në vendin e Filistejve dhe në kufijtë e Egjiptit. Këta i sillnin haraçe dhe i shërbyen tërë ditët e jetës së tij.

1 Mbretërve 4:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Furnizimi ditor i ushqimeve për Salomonin përbëhej nga tridhjetë kore lule dielli dhe gjashtëdhjetë kore mielli të zakonshëm,

1 Mbretërve 4:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhjetë qe të majmë, njëzet qe të kullotës dhe njëqind dele pa llogaritur drerët, gazelat, kapronjtë dhe shpendët e majmë.

1 Mbretërve 4:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai sundonte gjithë vendin nga kjo anë e Lumit, nga Tifsahu deri në Gaza, mbi tërë mbretërit nga kjo anë e Lumit, dhe jetonte në paqe me të gjithë shtetet kufitare që ishin rreth e qark.

1 Mbretërve 4:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Juda dhe Izraeli, nga Dani deri në Beer-Sheba, jetuan të sigurtë, secili nën pjergullën dhe fikun e tij, tërë kohën që mbretëroi Salomoni.

1 Mbretërve 4:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni kishte gjithashtu dyzet mijë stalla kuajsh për qerret e tij dhe dymbëdhjetë mijë kalorës.

1 Mbretërve 4:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta prefektë, secili në muajin e tij, merreshin me mbajtjen e mbretit Salomon dhe të gjithë atyre që pranoheshin në tryezën e tij; dhe nuk linin t’u mungonte asgjë.

1 Mbretërve 4:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sillnin edhe elbin dhe kashtën për kuajt dhe mushkat në vendin e duhur, secili sipas urdhrave që kishte marrë.

1 Mbretërve 4:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia i dha Salomonit dituri, zgjuarsi të madhe dhe një mëndje të hollë si rëra që është në bregun e detit.

1 Mbretërve 4:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dituria e Salomonit ia kaloi diturisë të të gjithë bijve të Lindjes dhe tërë diturisë të Egjiptasve.

1 Mbretërve 4:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ishte më i ditur se çdo njeri tjetër: më tepër se Ezrahiti Ethan; më tepër se Hemani, se Kakoli dhe se Darda, bijtë e Maholit; dhe fama e tij u përhap në të gjitha kombet e afërta.

1 Mbretërve 4:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shqiptoi tre mijë proverba dhe kantikët e tij qenë një mijë e pesëqind.

1 Mbretërve 4:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Foli edhe për drurët, nga kedri i Libanit deri në isopin që mbin nga muri; foli gjithashtu për kafshët, për zogjtë, për rrëshqanorët dhe për peshqit.

1 Mbretërve 4:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nga të gjithë popujt vinin njerëz për të dëgjuar diturinë e Salomonit; ata ishin të dërguar nga tërë mbretërit e dheut që kishin dëgjuar të flitej për diturinë e tij.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 3 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 4 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 4 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 4 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 4 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 4 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 4 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 4 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 4 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 4 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 4 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 4 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 4 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 4 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 4 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 4 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 4 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 4 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 4 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 4 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 4 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 4 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 4 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 4 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters