1 Mbretërve Chapter 17 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 17 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 17 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 17:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Elia, Tishbiti, një nga banorët e Galaadit i tha Ashabit: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia i Izraelit, në prani të të cilit unë ndodhem, nuk do të ketë as vesë as shi gjatë këtyre viteve, veçse me fjalën time".

1 Mbretërve 17:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj fjala e Zotit iu drejtua atij, duke thënë:

1 Mbretërve 17:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Largohu që këtej, ktheu nga lindja dhe fshihu pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.

1 Mbretërve 17:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të pish ujë në përrua dhe unë i kam urdhëruar korbat që të të japin të hash atje".

1 Mbretërve 17:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai u nis dhe veproi sipas fjalës të Zotit; shkoi dhe u vendos pranë përroit Kerith, që ndodhet në lindje të Jordanit.

1 Mbretërve 17:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Korbat i sillnin bukë e mish në mëngjes dhe bukë e mish në mbrëmje, dhe pinte ujë në përrua.

1 Mbretërve 17:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas një farë kohe përroi shteroi, sepse nuk binte shi mbi vendin.

1 Mbretërve 17:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti i foli, duke thënë:

1 Mbretërve 17:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Çohu dhe shko të vendosësh në Sarepta të Sidonëve, sepse atje kam urdhëruar një grua të ve të të sigurojë ushqimin".

1 Mbretërve 17:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u ngrit, pra, dhe shkoi në Sarepta; sapo arriti në portën e qytetit, ai pa një të ve që mblidhte dru. Ai e thirri dhe i tha: "Shko dhe më merr pak ujë në një enë që të mund të pi".

1 Mbretërve 17:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ajo po shkonte për të marrë ujin, ai e thirri dhe i tha: "Më sill edhe një copë bukë".

1 Mbretërve 17:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti, Perëndia yt, bukë nuk kam, por kam vetëm një dorë miell në një enë dhe pak vaj në një qyp; dhe tani po mbledh dy copa dru për t’i përgatitur për vete dhe për djalin tim; do t’i hamë dhe pastaj kemi për të vdekur".

1 Mbretërve 17:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Elia i tha: "Mos ki frikë; shko dhe bëj si the; por më parë bëj një kulaç të vogël për mua dhe sillma; pastaj ta bësh për vete dhe për djalin tënd.

1 Mbretërve 17:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: "Ena e miellit nuk do të mbarojë dhe qypi i vajit nuk do të pakësohet deri ditën, që Zoti të dërgojë shiun mbi tokë"".

1 Mbretërve 17:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ajo shkoi dhe veproi sipas fjalës së Elias; dhe kështu hëngrën ajo, Elia dhe gjithë familja e saj për një kohë të gjatë.

1 Mbretërve 17:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ena e miellit nuk mbaroi dhe qypi i vajit nuk u pakësua, sipas fjalës që Zoti kishte shqiptuar me anë të Elias.

1 Mbretërve 17:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas këtyre ngjarjeve, biri i gruas, që ishte e zonja e shtëpisë, u sëmur; sëmundja e tij qe aq e rëndë, sa nuk i mbeti më frymë jete.

1 Mbretërve 17:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ajo i tha Elias: "Çfarë lidhje kam me ty, o njeri i Perëndisë? Ndofta ke ardhur tek unë për të më kujtuar mëkatin që kam bërë dhe për të vrarë djalin tim?".

1 Mbretërve 17:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjigj: "Më jep djalin tënd". Kështu ia mori nga gjiri i saj, e çoi në dhomën lart dhe e shtriu në shtratin e tij.

1 Mbretërve 17:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i kërkoi ndihmë Zotit dhe tha: "O Zot, Perëndia im, mos ke goditur me fatkeqësi edhe këtë grua të ve, që më strehon, duke bërë t’i vdesë i biri?".

1 Mbretërve 17:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U shtri pastaj tri herë mbi fëmijën dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: "O Zot, Perëndia im, të lutem bëj që t’i kthehet shpirti kësaj fëmije".

1 Mbretërve 17:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti e plotësoi dëshirën e shprehur në zërin e Elias; shpirti i fëmijës u kthye tek ai dhe ai mori jetë përsëri.

1 Mbretërve 17:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Elia mori fëmijën, e zbriti nga dhoma e sipërme e shtëpisë dhe ia dha nënës së tij, duke i thënë: "Shiko, fëmija jote është gjallë!".

1 Mbretërve 17:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja i tha Elias: "Tani pranoj që ti je një njeri i Perëndisë dhe që fjala e Zotit në gojën tënde është e vërtetë".
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 16 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 17 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 17 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 17 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 17 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 17 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 17 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 17 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 17 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 17 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 17 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 17 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 17 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 17 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 17 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 17 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 17 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 17 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 17 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 17 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 17 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 17 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 17 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 17 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters