1 Mbretërve Chapter 14 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë Abijahu, bir i Jeroboamit, u sëmur.

1 Mbretërve 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeroboami i tha bashkëshortes së vet: "Çohu, të lutem, ndërro petkat që të mos dihet se je gruaja e Jeroboamit, dhe shko në Shiloh. Atje është profeti Ahijah, që ka parashikuar se unë do të bëhesha mbret e këtij populli.

1 Mbretërve 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Merr me vete dhjetë bukë, disa kuleç dhe një enë me mjaltë dhe shko tek ai; ai do të të thotë se ç’ka për të ndodhur me fëmijën".

1 Mbretërve 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gruaja e Jeroboamit veproi në këtë mënyrë: u ngrit, shkoi në Shiloh dhe arriti në shtëpinë e Ahijahut. Ahijahu nuk shikonte dot sepse sytë i qenë errur nga pleqëria.

1 Mbretërve 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i kishte thënë Abijahut: "Ja, gruaja e Jeroboamit është duke ardhur për t’u këshilluar me ty për të birin që është i sëmurë. Ti do t’i thuash kështu e kështu. Kur do të hyjë, ajo do të shtihet se është një grua tjetër".

1 Mbretërve 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo Ahijahu dëgjoi zhurmën e hapave të saj kur po hynte nga porta, ai tha: "Hyr, o bashkëshorte e Jeroboamit. Pse bën sikur je një person tjetër? Unë duhet të të jap lajme të këqija.

1 Mbretërve 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shko dhe i thuaj Jeroboamit: "Kështu flet Zoti, Perëndia i Izraelit: Unë të kam ngritur nga gjiri i popullit dhe të kam bërë princ të popullit tim të Izraelit,

1 Mbretërve 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e rrëmbeva mbretërinë nga duart e shtëpisë së Davidit dhe ta dhashë ty, por ti nuk ke qenë si shërbëtori im Davidi që ka respektuar urdhërimet e mia dhe më ka ndjekur me gjithë zemër, duke bërë ato që ishin të drejta në sytë e mia;

1 Mbretërve 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti ke vepruar më keq nga të gjithë ata që qenë para teje, sepse ke arritur të sajosh perëndi të tjera dhe shëmbëlltyra me derdhje për të provokuar zemërimin tim, dhe më ke hedhur prapa krahëve.

1 Mbretërve 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, ja, unë do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e Jeroboamit dhe do të shfaros nga shtëpia e tij çdo mashkull në Izrael, qoftë skllav apo i lirë, dhe do ta fshij plotësisht shtëpinë e Jeroboamit, ashtu si fshihen plehrat deri sa të zhduken tërësisht.

1 Mbretërve 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata të shtëpisë së Jeroboamit që do të vdesin në qytet do t’i hanë qentë; dhe ata që do të vdesin nëpër ara, do t’i hanë shpendët e qiellit; sepse kështu ka folur Zoti.

1 Mbretërve 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj çohu dhe shko në shtëpinë tënde; sa të hysh në qytet, fëmija ka për të vdekur.

1 Mbretërve 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë Izraeli do ta vajtojë dhe do ta varrosë. Ai do të jetë i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit që do të varroset, sepse është i vetmi nga shtëpia e Jeroboamit tek i cili u gjet diçka e mirë dhe që i pëlqen Zotit, Perëndisë të Izraelit.

1 Mbretërve 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të vendosë mbi Izraelin mbretin e tij, që po atë ditë do të shfarosë shtëpinë e Jeroboamit. Ç’po them kështu. Kjo po ndodh që tani.

1 Mbretërve 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti do të shfryjë mbi Izraelin si mbi kallamishtet e ujit, do ta shrrënjosë Izraelin nga kjo tokë e mirë që u kishte dhënë etërve të tij dhe do t’i shkoqë ata matanë Lumit, sepse kanë bërë Asherimët e tyre, duke shkaktuar zemërimin e Zotit.

1 Mbretërve 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do ta braktisë Izraelin për shkak të mëkateve të Jeroboamit, sepse ai ka kryer mëkate dhe ka bërë që të mëkatojë edhe Izraeli"".

1 Mbretërve 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj gruaja e Jeroboamit u ngrit dhe u nis, arriti në Tirtsah; me të arritur në pragun e shtëpisë, fëmija i vdiq.

1 Mbretërve 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E varrosën dhe tërë Izraeli e qau, sipas fjalës që Zoti kishte thënë me anë të profetit Ahijah, shërbëtorit të tij.

1 Mbretërve 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bëmat e tjera të Jeroboamit, si luftoi dhe si mbretëroi, janë shkruar në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit.

1 Mbretërve 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kohëvazhdimi i mbretërisë së Jeroboamit qe njëzet e dy vjet; pastaj atë e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe në vend të tij mbretëroi i biri, Nadabi.

1 Mbretërve 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Roboami, bir i Salomonit, mbretëroi në Judë. Ai ishte dyzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem, në qytetin që Zoti kishte zgjedhur nga tërë fiset e Izraelit për t’i vënë emrin e tij. E ëma quhej Naamah, ishte Amonite.

1 Mbretërve 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata të Judës bënë atë që është e keqe në sytë e Zotit; dhe me mëkatet që bënë shkaktuan xhelozinë e Zotit më tepër nga ç’kishin bërë etërit e tyre.

1 Mbretërve 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ata ndërtuan vende të larta, shtylla dhe Asherime në të gjitha kodrat e larta dhe poshtë çdo druri të gjelbër.

1 Mbretërve 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj, kishte në vend njerëz që jepeshin mbas kurvërisë së shenjtë. Ata merreshin me të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve që Zoti kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.

1 Mbretërve 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e pestë të mbretit Roboam, mbreti i Egjiptit Sishak doli kundër Jeruzalemit,

1 Mbretërve 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe mori me vete thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror; mori me vete çdo gjë, duke përfshirë shqytat e arta që Salomoni kishte bërë.

1 Mbretërve 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vend të tyre mbreti Roboam dha urdhër të bëheshin shqyta prej bronzi dhe ua dorëzoi komandantëve të rojeve që ruanin hyrjen e pallatit mbretëror.

1 Mbretërve 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa herë që mbreti hynte në shtëpinë e Zotit, rojet i çonin në sallën e rojeve.

1 Mbretërve 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Roboamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në Kronikat e mbretërve të Judës?

1 Mbretërve 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U bë një luftë e pandërprerë midis Roboamit dhe Jeroboamit.

1 Mbretërve 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Roboamin e zuri gjumi me etërit e tij dhe u varros me ta në qytetin e Davidit. E ëma quhej Naamaha, ishte Amonite. Në vend të tij mbretëroi i biri, Abijami.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 13 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 14 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 14 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 14 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 14 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 14 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 14 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 14 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 14 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 14 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 14 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 14 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 14 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 14 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 14 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 14 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 14 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 14 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 14 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 14 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 14 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 14 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 14 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters