1 Mbretërve Chapter 3 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Salomoni bëri krushqi me Faraonin, mbretin e Egjiptit. U martua me të bijën e Faraonit dhe e çoi në qytetin e Davidit, deri sa të mbaronte së ndërtuari shtëpinë e tij, shtëpinë e Zotit dhe muret rrethuese të Jeruzalemit.

1 Mbretërve 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli ofronte flijime në vendet e larta, sepse deri në atë ditë nuk ishte ndërtuar akoma një tempull në emër të Zotit.

1 Mbretërve 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni e donte Zotin dhe respektonte statutet e Davidit, atit të tij; megjithatë ofronte flijime dhe digjte temjan në vendet e larta.

1 Mbretërve 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti shkoi në Gabaon për të ofruar flijime, sepse ky ishte vendi i lartë më i rëndësishëm; dhe mbi këtë altar Salomoni ofroi një mijë olokauste.

1 Mbretërve 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Gabaon, Zoti i doli në ëndërr natën Salamonit. Perëndia i tha: "Kërko ç’të duash dhe unë do ta jap".

1 Mbretërve 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salamoni u përgjigj: "Ti ke treguar një dashamirësi të madhe ndaj shërbëtorit tënd David, atit tim, sepse ai ecte para teje me besnikëri, me drejtësi dhe me zemër të pastër ndaj teje; ti ke vazhduar të shfaqësh ndaj tij këtë dashamirësi të madhe dhe i ke dhënë një bir që të ulet mbi fronin e tij, siç po ndodh sot.

1 Mbretërve 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, o Zot, Perëndia im, ti ke bërë të mbretërojë shërbëtori yt në vend të Davidit, atit tim, por unë jam veçse një fëmijë dhe nuk di si të sillem.

1 Mbretërve 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj shërbëtori yt është në mes të popullit që ti ke zgjedhur, një popull i madh, tepër i shumtë për t’u numëruar dhe llogaritur.

1 Mbretërve 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jepi, pra, shërbëtorit tënd një zemër të zgjuar, në mënyrë që të administrojë drejtësinë për popullin tënd dhe të dallojë të mirën nga e keqja. Kush në fakt mund të administrojë drejtësinë për popullin tënd kaq të madh?".

1 Mbretërve 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I pëlqeu Perëndisë që Salomoni bëri këtë kërkesë.

1 Mbretërve 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Perëndia i tha: "Me qenë se kërkove këtë dhe nuk kërkove për vete as jetë të gjatë, as pasuri, as vdekjen e armiqve të tu, por ke kërkuar zgjuarsi për të kuptuar atë që është e drejtë,

1 Mbretërve 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ja, unë po bëj atë që ti ke kërkuar: po të jap një zemër të urtë dhe të zgjuar, sa nuk ka pasur asnjëri para teje dhe nuk ka për të dalë askush si ti mbas teje.

1 Mbretërve 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të jap edhe atë që nuk ke kërkuar: pasuri dhe lavdi, kështu që midis mbretërve nuk do të ketë asnjë si ti, për të gjitha ditët e jetës sate.

1 Mbretërve 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ti ecën në rrugët e mia duke iu bindur statutet dhe urdhërimet e mia, ashtu si bëri Davidi, ati yt, unë kam për t’i zgjatur ditët e tua".

1 Mbretërve 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Salomoni u zgjua, dhe ja, ishte në ëndërr. Atëherë ai u kthye në Jeruzalem, u paraqit para arkës së besëlidhjes të Zotit, ofroi olokauste dhe flijime falënderimi, dhe shtroi një banket për të tërë shërbëtorët e tij.

1 Mbretërve 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj erdhën te mbreti dy prostituta dhe u paraqitën para tij.

1 Mbretërve 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një nga të dy gratë tha: "O imzot, kjo grua dhe unë banojmë në të njëjtën shtëpi; unë linda kur ajo ishte akoma në shtëpi.

1 Mbretërve 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tri ditë pasi linda unë, lindi edhe kjo grua; dhe nuk kishte njeri tjetër në shtëpi përveç ne të dyjave.

1 Mbretërve 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Djali i kësaj gruaje vdiq natën, sepse ajo kishte rënë në shtrat sipër tij.

1 Mbretërve 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ajo u ngrit në mes të natës, mori djalin tim nga krahu im, ndërsa shërbëtorja jote po flinte, dhe e vuri mbi gjirin e saj, dhe mbi gjirin tim vendosi djalin e saj të vdekur.

1 Mbretërve 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur në mëngjes u ngrita për t’i dhënë gji djalit tim, pashë që kishte vdekur; por kur e kqyra me kujdes në mëngjes, pashë që nuk ishte djali që kisha lindur".

1 Mbretërve 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja tjetër tha: "Nuk është e vërtetë; djali im është ai që jeton, dhe yti është ai i vdekur". Por e para nguli këmbë: "Nuk është e vërtetë; yt bir është ai vdekur dhe imi është ai i gjallë". Kështu grindeshin përpara mbretit.

1 Mbretërve 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti tha: "Njëra thotë: "Ai i gjallë është djali im dhe ai i vdekur është yti". Dhe tjetra thotë: "Nuk është e vërtetë; ai i vdekur është djali yt dhe ai i gjallë është imi"".

1 Mbretërve 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti urdhëroi: "Më sillni një shpatë!". Kështu sollën një shpatë para mbretit.

1 Mbretërve 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mbreti urdhëroi: "Ndajeni fëmijën e gjallë në dy pjesë dhe jepini gjysmën njërës dhe gjysmën tjetrës".

1 Mbretërve 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja e fëmijës së gjallë, që e donte shumë fëmijën e vet, i tha mbretit: "Imzot, jepjani asaj fëmijën e gjallë, por mos e vrisni". Tjetra përkundrazi thoshte: "Të mos jetë as imi, as yti; por ndaheni!".

1 Mbretërve 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti u përgjigj duke thënë: "Jepini së parës fëmijën e gjallë dhe mos e vrisni, sepse ajo është nëna e fëmijës".

1 Mbretërve 3:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë Izraeli e mësoi vendimin që u dha nga mbreti dhe patën frikë nga mbreti sepse shihnin që dituria e Perëndisë ishte tek ai për të ushtruar drejtësinë.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 2 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 3 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 3 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 3 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 3 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 3 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 3 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 3 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 3 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 3 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 3 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 3 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters