1 Mbretërve Chapter 18 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë kohë më vonë, gjatë vitit të tretë, fjala e Zotit iu drejtua Elias, duke i thënë: "Shko dhe paraqitu te Ashabi dhe unë do të dërgoj shiun mbi vendin".

1 Mbretërve 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Elia shkoi të paraqitet te Ashabi. Atëherë në Samari kishte pllakosur një zi e madhe e bukës.

1 Mbretërve 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi dërgoi të thërrasë Abdian, që ishte mexhordomi i tij. (Abdia kishte frikë të madhe nga Zoti;

1 Mbretërve 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu, kur Jezebeli shfaroste profetët e Zotit, Abdia mori njëqind profetë dhe fshehu pesëdhjetë prej tyre në një shpellë, duke i furnizuar me bukë dhe ujë).

1 Mbretërve 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi i tha Abdias: "Shko nëpër vendin në drejtim të të gjitha burimeve dhe rrjedhave ujore; ndofta do të gjejmë bar të mjaftueshëm për të mbajtur gjallë kuajt dhe mushkat dhe nuk do të detyrohemi të vrasim asnjë nga kafshët tona".

1 Mbretërve 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu e ndanë vendin që do të përshkohej; Ashabi shkoi vetëm nga një anë dhe Abdia vetëm nga ana tjetër.

1 Mbretërve 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Abdia po udhëtonte, ja ku doli përpara Elia; Abdiu e njohu dhe u shtri me fytyrë për tokë përpara tij, duke thënë: "Ti je zotëria im Elia?".

1 Mbretërve 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Jam unë; shko e i thuaj zotërisë sate: Elia është këtu".

1 Mbretërve 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Abdia u përgjigj: Çfarë mëkati kam kryer që ti dorëzon shërbëtorin tënd në duart e Ashabit që ai të shkaktojë vdekjen time?

1 Mbretërve 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu siç është e vërtetë që Zoti, Perëndia yt, rron, nuk ka komb dhe mbretëri në të cilin zoti im nuk ka dërguar njerëz të të kërkojnë; dhe kur thonin: "Nuk është këtu," ai i vinte të betoheshin mbretërinë dhe kombin që nuk kishin mundur të të gjenin.

1 Mbretërve 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani ti thua: "Shko t’i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!".

1 Mbretërve 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por do të ndodh që sapo të largohem prej teje, Fryma e Zotit do të të çojë në një vend të panjohur nga unë; kështu unë do të shkoj t’ia njoftoj Ashabit, dhe ky, duke mos të gjetur, do të më vrasë. Dhe shërbëtori yt i druhet Zotit që i ri!

1 Mbretërve 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk i kanë njoftuar zotërisë sime atë që unë kam bërë kur Jezebeli vriste profetët e Zotit? Si fsheha njëqind nga këta profetë të Zotit, pesëdhjetë në një shpellë dhe pesëdhjetë në një tjetër, duke i furnizuar me bukë dhe me ujë?

1 Mbretërve 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani ti thua: "Shko t’i thuash zotërisë sate: Elia është këtu!". Por ai do të më vrasë".

1 Mbretërve 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Elia u përgjigj: "Ashtu siç është e vërtetë që rron Zoti i ushtrive në prani të të cilit ndodhem, sot do të paraqitem te Ashabi".

1 Mbretërve 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abdia, pra, shkoi të kërkojë Ashabin dhe i njoftoi çështjen, dhe Ashabi i doli përpara Elias.

1 Mbretërve 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me ta parë Elian i tha: "Ti je pikërisht ai që e bën rrëmujë Izraelin?".

1 Mbretërve 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Elia u përgjigj: "Nuk jam unë që e bëj rrëmujë Izraelin, por ti dhe shtëpia e atit tënd, sepse keni braktisur urdhërimet e Zotit dhe ti ke shkuar pas Baalëve.

1 Mbretërve 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj dërgo tani të thërrasin tërë Izraelin pranë meje në malin Karmel, bashkë me katërqind e pesëdhjetë profetët e Baalit dhe katërqind profetët e Asherahut që hanë në tryezën e Jezebelit".

1 Mbretërve 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Ashabi dërgoi e thirri tërë bijtë e Izraelit dhe i mblodhi profetët në malin Karmel.

1 Mbretërve 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Elia iu afrua tërë popullit dhe tha: "Deri kur do të lëkundeni midis dy mendimeve? Në qoftë se Zoti është Perëndia, shkoni pas tij; por në qoftë se përkundrazi është Baali, atëherë ndiqni atë". Populli nuk tha asnjë fjalë.

1 Mbretërve 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Elia i tha popullit: "Kam mbetur vetëm unë nga profetët e Zotit, ndërsa profetët e Baalit janë katërqind e pesëdhjetë.

1 Mbretërve 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Le të na jepen dy dema të rinj; ata të zgjedhin një dem për veten e tyre, le ta copëtojnë dhe ta vënë mbi drutë pa i ndezur ato; unë do të përgatis demin tjetër dhe do ta vendos mbi drutë pa i ndezur ato.

1 Mbretërve 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do t’i bëni thirrje perëndisë suaj dhe unë do të thërres Zotin; perëndia që do të përgjigjet me anë të zjarrit është Perëndia". Tërë populli u përgjigj dhe tha: "E the bukur!".

1 Mbretërve 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Elia u tha profetëve të Baalit: "Zgjidhni një dem të ri dhe përgatiteni të parët sepse jeni më shumë; pastaj kërkoni ndihmën e perëndisë suaj, pa e ndezur zjarrin".

1 Mbretërve 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata morën demin që u dhanë dhe e përgatitën; pastaj përmendën emrin e Baalit nga mëngjesi deri në drekë, duke thënë: "O Baal, na u përgjigj!". Por nuk u dëgjua asnjë zë dhe asnjeri nuk u përgjigj; ndërkaq ata kërcenin rreth altarit që kishin ndërtuar.

1 Mbretërve 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mesditë Elia filloi të tallet me ta dhe tha: "Ulërini më fort sepse ai është zoti; ndofta është duke menduar thellë, ose është i zënë me punë ose udhëton, ose ka rënë në gjumë e duhet zgjuar".

1 Mbretërve 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kështu ata filluan të ulërijnë më fort dhe të priten me shpata dhe shtiza sipas zakoneve që kishin, deri sa të kullonin gjak.

1 Mbretërve 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të kaluar mesdita, ata bënë profeci deri në kohën që ofrohej blatimi; por nuk u dëgjua asnjë zë, asnjeri nuk u përgjigj dhe askush nuk ua vuri veshin.

1 Mbretërve 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Elia i tha tërë popullit: "Afrohuni pranë meje!". Kështu tërë populli iu afrau dhe ai ndreqi altarin e Zotit që e kishin prishur.

1 Mbretërve 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Elia mori dymbëdhjetë gurë, sipas numrit të fiseve të bijve të Jakobit, të cilit Zoti i kishte thënë: "Emri yt do të jetë Izrael".

1 Mbretërve 18:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me gurët ndërtoi një altar në emër të Zotit dhe hapi një gropë rreth tij me një kapacitet prej dy masash gruri.

1 Mbretërve 18:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj rregulloi drutë, copëtoi demin dhe e vuri mbi drutë. Dhe tha: Mbushni katër enë me ujë dhe i derdhni mbi olokaustin dhe mbi drutëë".

1 Mbretërve 18:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsëri tha: "Bëjeni një herë të dytë". Dhe ata e bënë një herë të dytë. Ai tha akoma: "Bëjeni për të tretën herë". Dhe ata e bënë për të tretën herë.

1 Mbretërve 18:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Uji rridhte rreth altarit dhe ai mbushi me ujë edhe gropën.

1 Mbretërve 18:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në orën që ofrohej blatimi, profeti Elia u afrua dhe tha: "O Zot, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, vepro në mënyrë të tillë që të dihet që ti je Perëndi në Izrael, që unë jam shërbëtori yt që i bëra tërë këto gjëra me urdhrin tënd.

1 Mbretërve 18:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përgjigjmu, o Zot, përgjigjmu, që ky popull të pranojë që ti, o Zot, je Perëndia, dhe ke bërë të kthehen te ti zemrat e tyre".

1 Mbretërve 18:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ra zjarri i Tzotit dhe konsumoi olokaustin, drutë, gurët dhe pluhurin, si dhe thau ujin që ishte në gropë.

1 Mbretërve 18:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Para kësaj pamjeje tërë populli u shtri me fytyrën për tokë dhe tha: Zoti është Perëndia!..

1 Mbretërve 18:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Elia u tha atyre: "Zini Profetët e Baalit; mos lini t’ju ikë as edhe një!". Kështu ata i kapën dhe Elia i zbriti në përruan Kishon, ku i theri.

1 Mbretërve 18:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Elia i tha Ashabit: "Ngjitu, ha dhe pi, sepse dëgjohet që tani zhurma e një shiu të madh".

1 Mbretërve 18:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Ashabi u ngjit për të ngrënë dhe për të pirë; por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve,

1 Mbretërve 18:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i tha shërbëtorit të tij: "Tani ngjitu dhe shiko nga ana e detit!". Ai u ngjit, shikoi dhe tha: Nuk ka asgjë". Elia i tha: "Kthehu të shikosh, shtatë herë".

1 Mbretërve 18:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Herën e shtatë shërbëtori tha: "Éshtë një re e vogël, e madhe si pëllëmba e një dore që ngjitet nga deti". Atëherë Elia tha: "Shko dhe i thuaj Ashabit: "Lidhi kuajt në qerre dhe zbrit para se të të zërë shiu"".

1 Mbretërve 18:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Brenda një kohe të shkurtër qielli u errësua për shkak të reve e të erës, dhe ra një shi i madh. Kështu Ashabi hipi mbi qerre dhe shkoi në Jezreel.

1 Mbretërve 18:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dora e Zotit ishte mbi Elian, që shtrëngoi ijet dhe vrapoi para Ashabit deri në hyrje të Jezreelit.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 17 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 18 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 18 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 18 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 18 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters