1 Mbretërve Chapter 15 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërisë së Jeroboamit, birit të Nebatit, Abijami filloi të mbretërojë mbi Judën.

1 Mbretërve 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai mbretëroi tre vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit.

1 Mbretërve 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai kreu mëkatet që i ati kishte bërë para tij dhe zemra e tij nuk iu shenjtërua plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij.

1 Mbretërve 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë për dashurinë që ushqente për Davidin, Zoti, Perëndia i tij, i la një llambë në Jeruzalem, dhe e ngriti të birin mbas tij dhe e bëri të qendrueshëm Jeruzalemin,

1 Mbretërve 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Davidi kishte bërë atë që është e drejtë në sytë e Zotit dhe nuk ishte larguar nga ajo që Zoti i kishte urdhëruar të bënte gjatë gjithë kohës së jetës së tij, me përjashtim të rastit të Uriahut, Hiteut.

1 Mbretërve 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Midis Roboamit dhe Jeroboamit pati luftë sa qe gjallë Roboami.

1 Mbretërve 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Abijamit dhe të gjitha ato që ai bëri a nuk janë të shkruara vallë në librin e Kronikave të mbretërve të Judës? Pati luftë midis Abijamit dhe Jeroboamit.

1 Mbretërve 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Abijamin e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në qytetin e Davidit. Në vend të tij mbretëroi i biri, Asa.

1 Mbretërve 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e njëzet të mbretërisë së Jeroboamit, mbretit të Izraelit, Asa filloi të mbretërojë në Judë.

1 Mbretërve 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai mbretëroi dyzet e një vjet në Jeruzalem. E ëma quhej Maakah dhe ishte bijë e Abishalomit.

1 Mbretërve 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asa bëri atë që është e drejtë në sytë e Zotit, ashtu si i ati Davidi.

1 Mbretërve 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Eliminoi nga vendi ata që merreshin me kurvëri të shenjtë dhe tërë idhujtë e krijuar nga etërit e tij.

1 Mbretërve 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hoqi nga posti i mbretëreshës nënën e tij Maakah, sepse ajo kishte bërë një idhull të neveritshëm të Asherahut; Asa e rrëzoi atë idhull të neveritshëm dhe e dogji pranë përroit Kidron.

1 Mbretërve 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por vendet e larta nuk u eliminuan; megjithatë zemra e Asas mbeti plotësisht e shenjtëruar Zotit gjatë gjithë jetës së tij.

1 Mbretërve 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai solli në shtëpinë e Zotit gjërat e shenjtëruara nga i ati dhe gjërat që ai vetë i kishte shenjtëruar: argjendin, arin dhe enët.

1 Mbretërve 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pati luftë midis Asas dhe Baashas, mbretit të Izraelit, gjatë gjithë jetës së tyre.

1 Mbretërve 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Baasha, mbret i Izraelit, doli kundër Judës dhe ndërtoi Ramahun, me qëllim që të pengonte këdo që të shkonte ose të vinte nga Asa, mbret i Judës.

1 Mbretërve 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Asa mori tërë argjendin dhe arin që kishte mbetur në thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e pallatit mbretëror dhe ua dorëzoi shërbëtorëve të tij; mbreti Asa i dërgoi pastaj te Ben-Hadadi, bir i Tabrimonit, që ishte bir i Hezionit, mbretit të Sirisë, që banonte në Damask, për t’i thënë:

1 Mbretërve 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Le të ketë aleancë midis teje dhe meje ashtu si ka pasur midis atit tim dhe atit tënd. Ja, unë po të dërgoj një dhuratë ari dhe argjendi; shko dhe prishe aleancën tënde me Baasham, mbretin e Izraelit, me qëllim që ai të tërhiqet nga unë".

1 Mbretërve 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ben-Hadadi dëgjoi këshillat e mbretit Asa dhe dërgoi komandantët e ushtrisë së tij kundër qytetit të Izraelit; pushtoi Ijoin, Danin, Abel-Beth-Maakahun dhe tërë krahinën e Kinerothit me gjithë vendin e Neftalit.

1 Mbretërve 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo Baasha e mësoi këtë lajm, ndërpreu ndërtimin e Ramahut dhe qëndroi në Tirtsah.

1 Mbretërve 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Asa thirri tërë ata të Judës, pa përjashtuar asnjë; ata morën nga Ramahu gurët dhe lëndën që Baasha kishte përdorur për të ndërtuar, dhe me këto materiale mbreti Asa ndërtoi Geban e Beniaminit dhe Mitspahun.

1 Mbretërve 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesën tjetër të bëmave të Asas, të gjitha trimëritë e tij, të gjitha ato që bëri dhe qytetet që ndërtoi a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Judës? Por në pleqëri ai vuante nga një dhimbje te këmbët.

1 Mbretërve 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e zuri gjumi me etërit e tij dhe e varrosën bashkë me ta në qytetin e Davidit, atit të tij. Në vendin e tij mbretëroi i biri, Jozafati.

1 Mbretërve 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nadabi, bir i Jeroboamit, filloi të mbretërojë mbi Izrael vitin e dytë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në Izrael dy vjet.

1 Mbretërve 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe ndoqi rrugët e atit të tij dhe mëkatin në të cilin e kishte futur Izraelin.

1 Mbretërve 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Baasha, bir i Ahijahut, nga shtëpia e Isakarit, komplotoi kundër tij dhe e vrau në Gibethon që u përkiste Filistejve, ndërsa Nadabi dhe tërë Izraeli kishin rrethuar Gibethonin.

1 Mbretërve 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Baasha e vrau në vitin e tretë të Asas, mbretit të Judës, dhe mbretëroi në vend të tij.

1 Mbretërve 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me t’u bërë mbret, ai shfarosi tërë shtëpinë e Jeroboamit; nga Jeroboami s’la të gjallë asnjë, për e shfarosi krejt shtëpinë e tij, sipas fjalës që kishte thënë Zoit me anë të shërbëtorit të tij Ahijah, Shilonitit,

1 Mbretërve 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për shkak të mëkateve të Jeroboamit, të kryera nga ai dhe që Izraeli i kreu me nxitjen e tij, duke shkaktuar zemërimin e Zotit, Perëndisë të Izraelit.

1 Mbretërve 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa tjetër e bëmave të Nadabit dhe të gjitha atë që ai bëri a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?

1 Mbretërve 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pati luftë midis Asas dhe Baashas, mbretit të Izraelit, gjatë gjithë kohës së jetës së tyre.

1 Mbretërve 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e tretë të sundimit të Asas, mbretit të Judës, Baasha, bir i Ahijahut, filloi të mbretërojë mbi tërë Izraelin në Tirtsah; dhe mbretëroi njëzet e katër vjet.

1 Mbretërve 15:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit dhe vazhdoi rrugët e Jeroboamit dhe mëkatin që ky e kishte shtyrë Izraelin të kryente.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 14 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 15 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 15 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 15 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 15 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 15 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 15 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 15 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 15 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 15 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 15 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 15 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 15 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters