1 Mbretërve Chapter 19 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi i njoftoi Jezebelit tërë ato gjëra që Elia kishte bërë dhe si kisht vrarë me shpatë tërë profetët.

1 Mbretërve 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezebeli i dërgoi një lajmëtar Elias për t’i thënë: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq, në rast se nesër në këtë orë nuk do të të kem bërë ty si një nga ata".

1 Mbretërve 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dëgjoi këto fjalë, Elia u ngrit dhe iku për të shpëtuar. Arriti në Beer-Sheba, që i përket Judës, dhe la aty shërbëtorin e tij.

1 Mbretërve 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përkundrazi u fut në shkretëtirë një ditë rrugë, shkoi të ulet poshtë një gjinestre dhe kërkoi të vdesë, duke thënë: "Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time, se unë nuk jam më i mirë se etërit e mi".

1 Mbretërve 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi poshtë gjinestrës, por ja që një engjëll e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha".

1 Mbretërve 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë. Ai hëngri dhe piu, pastaj përsëri u shtri.

1 Mbretërve 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Engjëlli i Zotit u kthye për herë të dytë, e preku dhe i tha: "Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty".

1 Mbretërve 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u ngrit, hëngri dhe piu; pastaj me forcën që i dha ai ushqim eci dyzet ditë dhe dyzet netë deri sa arriti në malin e Perëndisë, në Horeb.

1 Mbretërve 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje hyri në një shpellë dhe aty kaloi natën. Dhe ja, fjala e Zotit iu drejtua dhe i tha: "Ç’bën këtu Elia?".

1 Mbretërve 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Më nxiti një zili e madhe për Zotin, Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit e kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët e tu dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata kërkojnë të më vrasin".

1 Mbretërve 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia i tha: "Dil dhe ndalu mbi malin përpara Zotit". Dhe ja, po kalonte Zoti. Një erë e fortë dhe e furishme çante malet dhe thyente shkëmbinjtë përpara Zotit, por Zoti nuk ishte në erë. Mbas erës ra një tërmet, por Zoti nuk ishte në tërmet.

1 Mbretërve 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas tërmetit ra një zjarr, por Zoti nuk ishte në zjarr. Mbas zjarrit u dëgjua një zë, si një shushuritje e ëmbël.

1 Mbretërve 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa e dëgjoi këtë, Elia e mbuloi fytyrën me mantelin, doli dhe u ndal në hyrje të shpellës; dhe ja, një zë i tha: Ç’bën aty Elia?".

1 Mbretërve 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "U nxita nga një zili e madhe për Zotin, për Perëndinë e ushtrive, sepse bijtë e Izraelit kanë braktisur besëlidhjen tënde, kanë prishur altarët dhe kanë vrarë me shpatë profetët e tu. Kam mbetur vetëm unë dhe ata përpiqen të më vrasin".

1 Mbretërve 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti i tha: "Shko, merr përsëri rrugën e kthimit deri në shkretëtirën e Damaskut; kur të arrish aty, do ta vajosësh Hazaelin mbret të Sirisë.

1 Mbretërve 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vajosësh gjithashtu Jehun, birin e Nimshit, mbret të Izraelit; do të vajosësh pastaj Eliseun, birin e Shafatit nga Abel-Melohahu, si profet në vendin tënd.

1 Mbretërve 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu që ai që do të shpëtojë nga shpata e Hazaelit, do të vritet nga Jehu; dhe ai që do të shpëtojë nga shpata e Jehut, do të vritet nga Eliseu.

1 Mbretërve 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kam lënë në Izrael një tepricë prej shtatë mijë njerëzish; të gjithë nuk janë gjunjëzuar përpara Baalit dhe nuk e kanë puthur me buzët e tyre".

1 Mbretërve 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij.

1 Mbretërve 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënen time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç’të kam bërë?".

1 Mbretërve 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me t’u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, që e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu në shërbim të tij.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 18 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 19 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 19 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 19 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 19 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 19 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 19 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 19 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 19 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 19 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 19 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 19 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 19 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 19 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 19 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 19 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 19 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 19 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 19 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 19 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 19 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 19 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 19 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters