1 Mbretërve Chapter 20 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, mblodhi tërë ushtrinë e tij; me të ishin tridhjetë e dy mbretër me kuaj dhe qerre; pastaj u nis, rrethoi Samarinë dhe e sulmoi.

1 Mbretërve 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i dërgoi lajmëtarë në qytet Ashabit, mbretit të Izraelit, për t’i thënë:

1 Mbretërve 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Ben-Hadadi: "Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë"".

1 Mbretërve 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit u përgjigj: "Éshtë ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë".

1 Mbretërve 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: "Kështu flet Ben-Hadadi: "Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;

1 Mbretërve 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por nesër, në këtë orë, do të dërgoj te ti shërbëtorët e mi, të cilët do të bastisin shtëpinë tënde dhe shtëpinë e shërbëtorëve të tu; ata do të marrin të gjitha gjërat që janë me të shtrenjta për ty"".

1 Mbretërve 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti i Izraelit thirri tërë pleqtë e vendit dhe u tha: Shikoni, ju lutem, se si ky njeri kërkon shkatërrimin tonë, sepse më kaa dërguar të kërkojë gratë e mia dhe bijtë e mi, argjendin dhe arin tim, dhe unë nuk i kam refuzuar asgjë".

1 Mbretërve 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tërë pleqtë dhe tërë populli thanë: "Mos e dëgjo dhe mos prano".

1 Mbretërve 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi iu përgjigj pastaj lajmëtarëve të Ben-Hadadit: "I thoni mbretit, zotit time: "Të gjitha gjërat që i kërkove shërbëtorit tënd herën e parë do t’i bëj, por këtë nuk mund ta bëj"". Kështu lajmëtarët shkuan t’i njoftojnë përgjigjen Ben-Hadadit.

1 Mbretërve 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Ben-Hadadi i çoi fjalë Ashabit: "Perënditë të më bëjnë kështu dhe më keq në rast se pluhuri i Samarisë do të mjaftojë që të mbushin grushtat tërë njerëzit që më pasojnë!".

1 Mbretërve 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i Izraelit u përgjigj: "I thoni: "Ai që ka armaturën në trup të mos lavdërohet si ai që e heq"".

1 Mbretërve 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Ben-Hadadi mori këtë përgjigje, ai ndodhej bashkë me mbretërit duke pirë në çadrat, dhe u tha shërbëtorëve të tij: "Bëhuni gati për mësymje!". Kështu ata u përgatitën për të sulmuar qytetin.

1 Mbretërve 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ja që një profet iu afrua Ashabit, mbretit të Izraelit, dhe i tha: Kështu thotë Zoti: "E shikon këtë turmë të madhe? Ja, që sot unë do ta lë në dorën tënde dhe kështu do të mësosh që unë jam Zoti"".

1 Mbretërve 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi i tha: "Me anë të kujt?". Ai u përgjigj: "Kështu thotë Zoti: "Me anë të të rinjve në shërbim të krerëve të krahinave"". Ashabi tha: Kush do ta fillojë betejën?". Profeti u përgjigj: "Ti".

1 Mbretërve 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Ashabi kaloi në revistë të rinjtë që ishin në shërbim të krerëve të krahinave; ata ishin dyqind e tridhjetë e dy veta. Pastaj kaloi në revistë tërë popullin, tërë bijtë e Izraelit; ishin shtatë mijë veta.

1 Mbretërve 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mesditë bënë një dalje, ndërsa Ben-Hadadi ishte duke pirë dhe duke u dehur bashkë me tridhjetë e dy mbretërit që i kishin ardhur në ndihmë.

1 Mbretërve 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën të parët. Ben-Hadadi dërgoi njerëz për të parë dhe ata i njoftuan: "Nga Samaria kanë dalë disa njerëz".

1 Mbretërve 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti tha: "Në rast se kanë dalë me qëllime paqësore, i zini të gjallë; në qoftë se kanë dalë për të luftuar, i zini gjithashtu të gjallë".

1 Mbretërve 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të rinjtë në shërbim të krerëve të krahinave dolën nga qyteti bashkë me ushtrinë që i pasonte,

1 Mbretërve 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe secili prej tyre vrau nga një njeri. Kështu Sirët ua mbathën këmbëve dhe Izraelitët i ndoqën; dhe Ben-Hadadi, mbret i Sirisë, iku me kalë bashkë me disa kalorës.

1 Mbretërve 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe mbreti i Izraelit mori pjesë në luftimet, shkatërroi kuaj dhe qerre dhe u shkaktoi Sirëve një disfatë të madhe.

1 Mbretërve 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë profeti iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: "Shko, përforcohu dhe mendo mirë atë që duhet të bësh, sepse mbas një viti mbreti i Sirisë do të të sulmojë".

1 Mbretërve 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e mbretit të Sirisë i thanë: "Perëndia i tyre është Perëndia i maleve; prandaj ata qenë më të fortë se ne; por në rast se ndeshemi në fushë, ne do të jemi me siguri më të fortë.

1 Mbretërve 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj vepro kështu: tërë mbretërve hiqua komandën që kanë dhe në vend të tyre cakto kapedanë.

1 Mbretërve 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mblidh një ushtri baras me atë që ke humbur, me po aq kuaj dhe qerre; pastaj do të ndeshemi në fushë dhe me siguri do të jemi më të fortë se ata". Ai pranoi këshillën e tyre dhe veproi ashtu siç i thanë.

1 Mbretërve 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas një viti Ben-Hadadi kaloi në revistë Sirët dhe doli në drejtim të Afekut për të luftuar Izraelin.

1 Mbretërve 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe bijtë e Izraelit u thirrën për t’u mbledhur dhe u furnizuan me ushqime; pastaj u nisën kundër Sirëve dhe ngritën kampin e tyre përballë tyre; dukeshin si dy kope të vogla dhish, ndërsa Sirët e kishin mbushur vendin.

1 Mbretërve 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një njeri i Perëndisë iu afrua mbretit të Izraelit dhe i tha: Kështu thotë Zoti: "Me qenë se Sirët kanë thënë: Zoti është Perëndia i maleve dhe nuk është Perëndia i luginave unë do të jap në duart e tua tërë këtë mizëri të madhe; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti"".

1 Mbretërve 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtatë ditë me radhë qëndruan në kampet e tyre njeri përballë tjetrit, por ditën e shtatë filloi beteja dhe bijtë e Izraelit vranë brenda një dite të vetme njëqind mijë këmbësorë sirë.

1 Mbretërve 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që shpëtuan ikën në qytetin e Afekut, ku muret ranë mbi njëzet e shtatë mijë prej tyre. Edhe Ben-Hadadi iku dhe shkoi në qytet përt’u fshehur në një dhomë të brendshme.

1 Mbretërve 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtorët e tij i thanë: "Ja, kemi dëgjuar të thuhet që mbretërit e shtëpisë së Izraelit janë zemërbutë; prandaj të veshim thasë dhe të vëmë litarë në qafë dhe të dalim të presim mbretin e Izraelit; ndofta ai ka për të na lënë të gjallë".

1 Mbretërve 20:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata u veshën me thasë dhe vunë litarë në qafë, shkuan te mbreti i Izraelit dhe i thanë: "Shërbëtori yt Ben-Hadadi thotë: "Të lutem, lërmë të gjallë"". Ashabi u përgjigj: "Éshtë ende gjallë? Ai është vëllai im".

1 Mbretërve 20:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta njerëz e muarrën këtë si shenjë të mbarë dhe nxituan të kërkonin vërtetimin e kësaj thënie, duke thënë: "Ben-Hadadi është, pra, vëllai yt!". Ai u përgjigj: "Shkoni ta merrni". Kështu Ben-Hadadi shkoi te Ashabi, që e hipi në qerren e tij.

1 Mbretërve 20:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Ben-Hadadi i tha: "Unë do të të kthej qytetet që ati im i hoqi atit tënd; dhe kështu ti do të vendosësh tregje në Damask, ashtu si kishte bërë im atë në Samari". Ashabi i tha: "Me këtë kusht do të të lë të ikësh"; kështu Ashabi lidhi një besëlidhje me të dhe e la të ikë.

1 Mbretërve 20:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një nga bijtë e profetëve i tha shokut të tij me urdhër të Zotit: "Më godit!". Por ky nuk pranoi ta godasë.

1 Mbretërve 20:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i pari i tha: "Me qenë se nuk iu binde zërit të Zotit, sapo të largohesh nga unë një luan do të të vrasë". Kështu, me t’u larguar nga ai, doli një luan dhe e vrau.

1 Mbretërve 20:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj profeti gjeti një njeri dhe i tha: "Më godit!". Ky e rrahu dhe e plagosi.

1 Mbretërve 20:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë profeti shkoi ta presë mbretin në rrugë, duke u maskuar me një rryp pëlhure mbi sytë.

1 Mbretërve 20:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur po kalonte mbreti, i thirri dhe i tha: "Shërbëtori yt u fut në mes të betejës, kur dikush u tërhoq mënjanë dhe më solli një njeri, duke më thënë: "Ruaje këtë njeri; në rast se vritet, do ta paguash me jetën tënde ose do të paguash një talent argjendi".

1 Mbretërve 20:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa shërbëtori yt ishte i zënë sa andej e këtej, ai person u zhduk". Mbreti i Izraelit i tha: "Ja vendimi yt; e ke shqiptuar ti vetë".

1 Mbretërve 20:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai hoqi me nxitim nga sytë rripin e përlhurës dhe mbreti i Izraelit e pa që ishte një nga profetët.

1 Mbretërve 20:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj profeti i tha mbretit: "Kështu thotë Zoti: "Me qenë se e le të të shpëtojë nga dora njeriun që kisha caktuar të shfarosej, jeta jote ka për tu paguar për të tijën dhe populli yt për popullin e tij".

1 Mbretërve 20:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti i Izraelit u kthye në shtëpinë e tij i hidhëruar dhe i zemëruar, dhe shkoi në Samari.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 19 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 20 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 20 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 20 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 20 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 20 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 20 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 20 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 20 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 20 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 20 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters