1 Mbretërve Chapter 12 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Roboami shkoi në Sikem, sepse tërë Izraeli kishte ardhur aty për ta bërë mbret.

1 Mbretërve 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jeroboami, bir i Nebatit, e mësoi këtë (ai ishte në Egjipt, ku kishte ikur larg pranisë së mbretit Salomon), dhe Jeroboami jetonte në Egjipt.

1 Mbretërve 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dërguan ta thërrasin. Kështu Jeroboami dhe tërë asambleja e Izraelit erdhën t’i flasin Roboamit dhe i thanë:

1 Mbretërve 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Yt atë e ka bërë zgjedhën tonë të rënde; tani ti lehtëso skllavërinë e ashpër të atit tënd dhe zgjedhën e rëndë që na ka imponuar dhe ne do të të shërbejmë".

1 Mbretërve 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjigj atyre: "Shkoni dhe kthehuni tek unë pas tri ditëve". Dhe populli iku.

1 Mbretërve 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë mbreti Roboam u këshillua me pleqtë që kishin qenë në shërbim të atit të tij, Salomonit, kur ishte i gjallë, dhe u tha: "Çfarë më këshilloni t’i përgjigjem këtij populli?".

1 Mbretërve 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjigjën, duke thënë: "Në rast se sot ti do të bëhesh shërbëtor i këtij populli dhe do t’i shërbesh, në rast se do të tregohesh mirëdashës me ta dhe do t’u thuash fjalë të mira, ata do të jenë shërbëtorë të tu përjetë".

1 Mbretërve 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Roboami hodhi poshtë këshillën që i dhanë pleqtë dhe u këshillua me të rinjtë që ishin rritur me të dhe ishin në shërbim të tij,

1 Mbretërve 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: "Çfarë më këshilloni t’i përgjigjem këtij populli që më foli, duke më thënë: "Lehtëso zgjedhën që na ka vënë yt atë"?".

1 Mbretërve 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të rinjtë që ishin rritur me të iu përgjigjën, duke thënë: Kështu do t’i përgjigjesh këtij populli që të është drejtuar ty duke tëë thënë: "Yt atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tonë; tani ti lehtësoje atë". Kështu do t’u thuash atyre: "Gishti im i vogël është më i trashë nga brinjët e atit tim;

1 Mbretërve 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj, në qoftë se im atë ju ka ngarkuar me një zgjedhë të rëndë, unë do ta bëj atë edhe më të rëndë; në qoftë se im atë ju ka dënuar me fshikull, unë do t’ju dënoj me kamxhik"".

1 Mbretërve 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tri ditë më vonë Jeroboami dhe tërë populli erdhën te Roboami, ashtu si kishte urdhëruar mbreti, duke thënë: "Kthehuni tek unë pas tri ditëve".

1 Mbretërve 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti iu përgjigj ashpër popullit, duke mos pranuar këshillën që i kishin dhënë pleqtë;

1 Mbretërve 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
përkundrazi i foli popullit sipas këshillës së të rinjve, duke thënë: Im atë e ka bërë të rëndë zgjedhën tuaj; por unë do ta bëj edhe më tëë rëndë; im atë ju ka dënuar me fshikull, kurse unë do t’ju dënoj me kamxhik".

1 Mbretërve 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti nuk mori parasysh kërkesën e popullit, sepse rrjedha e ngjarjeve varej nga Zoti, në mënyrë që të përmbushej fjala që Zoti i kishte drejtuar Jeroboamit, birit të Nebatit, me anë të Ahijahut nga Shiloh.

1 Mbretërve 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur tërë Izraeli pa që mbreti nuk e dëgjonte, iu përgjigj atij duke i thënë: "Çfarë pjese kemi ne me Davidin? Nuk kemi asnjë trashëgimi me të birin e Isait! Në çadrat e tua, o Izrael! Tani kujdesohu për shtëpinë tënde, o David!". Kështu Izraeli u tërhoq në çadrat e tij.

1 Mbretërve 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbi bijtë e Izraelit që banonin në qytetet e Judës mbretëronte Roboami.

1 Mbretërve 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti Roboam dërgoi Adoramin, të ngarkuarin me haraçet, por tërë Izraeli e qëlloi me gurë dhe ai vdiq. Atëherë mbreti Roboam shpejtoi të hipë mbi një qerre për të ikur në Jeruzalem.

1 Mbretërve 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Izraeli ngriti krye kundër shtëpisë së Davidit deri në ditën e sotme.

1 Mbretërve 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur tërë Izraeli dëgjoi që Jeroboami ishte kthyer, dërgoi ta thërrasë dhe të paraqitej përpara asamblesë dhe, e bëri mbret mbi tërë Izraelin. Asnjeri nuk e ndoqi shtëpinë e Davidit, me përjashtim të të vetmit fis të Judës.

1 Mbretërve 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Roboami, me të arritur në Jeruzalem, mblodhi tërë shtëpinë e Judës dhe fisin e Beniaminit, njëqind e tetëdhjetë mijë luftëtarë të zgjedhur për të luftuar kundër shtëpisë së Izraelit dhe për t’i kthyer kështu mbretërinë Roboamit, birit të Salomonit.

1 Mbretërve 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por fjala e Perëndisë iu drejtua Shemajahut, njeriut të Perëndisë, duke i thënë:

1 Mbretërve 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Folë me Roboamin, birin e Salomonit, mbret të Judës, me tërë shtëpinë e Judës dhe të Beniaminit dhe pjesës tjetër të popullit, dhe u thuaj atyre:

1 Mbretërve 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu flet Zoti: "Mos dilni të luftoni kundër vëllezërve tuaj, bijve të Izraelit! Secili të kthehet në shtëpinë e tij, sepse kjo gjë vjen nga unë". Ata iu bindën fjalës të Zotit dhe u kthyen prapa, sipas fjalës të Zotit.

1 Mbretërve 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jeroboami ndërtoi Sikemin në zonën malore të Efraimit dhe u vendos aty; pastaj doli që andej dhe ndërtoi Penuelin.

1 Mbretërve 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeroboami tha në zemër të vet: "Tani mbretëria do t’i kthehet me sa duket shtëpisë së Davidit.

1 Mbretërve 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se ky popull shkon në Jeruzalem për t’ë ofruar flijime në shtëpinë e Zotit, zemra e këtij populli do të kthehet përsëri nga zotëria e tij, nga Roboami, mbret i Judës; kështu do të më vrasin dhe do të kthehen nga Roboami, mbret i Judës".

1 Mbretërve 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi u këshillua, mbreti bëri dy viça prej ari dhe i tha popullit: Éshtë shumë për ju të shkoni deri në Jeruzalem! O Izrael, ja ku janëë perënditë e tua që të kanë nxjerrë nga vendi i Egjiptit!".

1 Mbretërve 12:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj vendosi njerin prej tyre në Bethel dhe tjetrin në Dan.

1 Mbretërve 12:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky ishte shkaku i mëkatit, sepse populli shkonte deri në Dan për të rënë përmbys përpara një viçi.

1 Mbretërve 12:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai ndërtoi edhe tempuj mbi vendet e larta dhe bëri priftërinj duke i marrë nga të gjitha shtresat, por që nuk ishin bij të Levit.

1 Mbretërve 12:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jeroboami caktoi një festë në muajin e tetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, të njëllojtë me festën që kremtohej në Judë dhe ofroi flijime mbi altarin. Kështu veproi në Bethel për të flijuar viçat që ai kishte bërë; dhe në Bethel vendosi priftërinjtë e vendeve të larta që kishte ngritur.

1 Mbretërve 12:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të tetë, muaj i zgjedhur nga ai vetë, Jeroboami u ngjit në altarin që kishte ndërtuar në Bethel; caktoi një festë për bijtë e Izraelit dhe u ngjit në altar për të djegur temjan.
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 11 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 12 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 12 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 12 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 12 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 12 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 12 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 12 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters