1 Mbretërve Chapter 21 ALB Bible Verse Images

1 Mbretërve 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share 1 Mbretërve 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

1 Mbretërve 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas këtyre ngjarjeve, ndodhi që Nabothi i Jezreelit kishte një vresht në Jezreel, afër pallatit të Ashabit, mbretit të Samarisë.

1 Mbretërve 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Ashabi i foli Nabothit dhe i tha: "Më jep vreshtin që ta bëj kopsht perimesh, sepse ndodhet afër shtëpisë sime. Në këmbim do të jap një vresht më të mirë ose, po të të pëlqejë më tepër, barasvlerën në të holla".

1 Mbretërve 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Nabothi iu përgjigj Ashabit: "Të më ruajë Zoti të të lë trashëgiminë e etërve të mi!".

1 Mbretërve 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Ashabi u kthye në shtëpi i trishtuar dhe i zemëruar për përgjigjen që Nabothi i Jezreelit i kishte dhënë: "Nuk do të jap trashëgiminë e etërve të mi!". Ra mbi shtratin e tij, ktheu kokën mënjanë dhe nuk deshi të hante.

1 Mbretërve 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezebeli, bashkëshortja e tij, iu afrua dhe i tha: "Pse e ke frymën kaq të trishtuar dhe nuk ha?".

1 Mbretërve 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjigj: "Sepse fola me Nabothin e Jezreelit dhe i thashë: "Më jep me para vreshtin tënd ose, po të të pëlqejë më shumë, të të jap një vresht tjetër si këmbim". Por ai m’u përgjigj: "Nuk do të të jap vreshtin tim!"".

1 Mbretërve 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja e tij Jezebel i tha: "A nuk je ti që mbretëron tani mbi Izrael? Çohu, ha dhe zemra jote të gëzohet; vreshtin e Nabothit në Jezreel do të ta jap unë".

1 Mbretërve 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ajo shkroi disa letra në emër të Ashabit, i vulosi me vulën e këtij dhe ua dërgoi pleqve dhe parisë që banonin në po atë qytet me Nabothin.

1 Mbretërve 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në letrat ajo shkruante kështu: "Shpallni agjërimin dhe e ulni Nabothin në rreshtin e parë përpara popullit;

1 Mbretërve 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i vini përballë dy njerëez të poshtër që të deponojnë kundër tij, duke thënë: "Ti ke blasfemuar Perëndinë dhe mbretin"; pastaj çojeni jashtë, goditeni me gurë dhe kështu të vdesë".

1 Mbretërve 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e qytetit të Nabothit, pleqtë dhe paria që banonin në qytetin e tij vepruan ashtu si Jezebeli kishte dërguar t’u thoshte, siç ishte shkruar në letrat që u kishte drejtuar.

1 Mbretërve 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpallën agjerimin dhe e ulën Nabothin përpara popullit.

1 Mbretërve 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj erdhën dy njerëz të poshtër që u ulën përballë tij; dhe këta dy të poshtër deponuan kundër Nabothit përpara popullit, duke thënë: "Nabothi ka mallkuar Perëndinë dhe mbretin". Pastaj e çuan jashtë qytetit dhe e vranë me gurë; kështu ai vdiq.

1 Mbretërve 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas kësaj i çuan fjalë Jezebelit: "Nabothi u vra me gurë dhe vdiq".

1 Mbretërve 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jezebeli mësoi që Nabothi ishte vrarë me gurë dhe kishte vdekur, i tha Ashabit: "Çohu dhe shtjere në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel, që ai nuk pranoi të të japë me para, sepse Nabothi nuk jeton më, por ka vdekur".

1 Mbretërve 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të dëgjuar Ashabi që Nabothi kishte vdekur, u ngrit dhe u nis për të shtënë në dorë vreshtin e Nabothit në Jezreel.

1 Mbretërve 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, me këto fjalë, duke i thënë:

1 Mbretërve 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Çohu dhe dil para Ashabit, mbretit të Izraelit, që banon në Samari; Ja, ai është në vreshtin e Nabothit, ku ka shkuar për ta shtënë në dorë.

1 Mbretërve 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i flasësh kështu: Kështu thotë Zoti: "Në fillim vrave një njeri dhe pastaj i rrëmbeve pronën". Pastaj t’i thuash: Kështu thotë Zoti: "Po në atë vend ku qentë kanë lëpirë gjakun e Nabothit, ata kanë për të lëpirë edhe gjakun tënd"".

1 Mbretërve 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashabi i tha Elias: "Më gjete pra, o armiku im?". Elia u përgjigj: "Po, të gjeta, sepse je shitur për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit.

1 Mbretërve 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, unë do të sjell mbi ty fatkeqësinë, do t’i zhduk tërë pasardhësit e tu dhe do të shfaros nga shtëpia e Ashabit çdo mashkull, skllav apo i lirë në Izrael.

1 Mbretërve 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta bëj shtëpinë tënde si shtëpinë e Jeroboamit, birit të Nabatit, dhe si shtëpinë e Baashas, birit të Ahijahut, sepse ti ke nxitur zemërimin tim dhe e ke bërë Izraelin të mëkatojë.

1 Mbretërve 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe për sa i përket Jezebelit, Zoti flet dhe thotë: "Qentë do ta hanë Jezebelin poshtë mureve të Jezreelit".

1 Mbretërve 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata të Ashabit që do të vdesin në qytet do t’i hanë qentë, ata që do të vdesin përkundrazi në ara do t’i hanë shpendët e qiellit".

1 Mbretërve 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë nuk pati kurrë ndonjë njeri që u shit për të bërë atë që është e keqe në sytë e Zotit si Ashabi, sepse ishte i shtyrë nga gruaja e tij Jezebeli.

1 Mbretërve 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u suall në mënyrë të neveritshme duke u dhënë pas idhujve, ashtu si kishin bërë Amorejtë që Zoti i kishte dëbuar përpara bijve të Izraelit.

1 Mbretërve 21:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Ashabi dëgjoi këto fjalë, grisi rrobat e tij, e mbuloi trupin me një thes dhe agjeroi; binte në shtrat i mbështjellë me thesin dhe ecte si i përvuajtur.

1 Mbretërve 21:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Elias, Tishbitit, duke i thënë:

1 Mbretërve 21:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"A e pe si u poshtërua Ashabi para meje? Duke qenë se u poshtërua para meje, unë nuk do ta godas me fatkeqësinë sa është i gjallë, por do të dërgoj fatkeqësinë mbi shtëpinë e tij gjatë jetës së birit të tij".
Previous Chapter
« 1 Mbretërve 20 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
1 Kings 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
1 Kings 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
1 Kings 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
1 Kings 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
1 Kings 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
1 Rois 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
1 Könige 21 (LUTH1912) »
Marathi Bible (MARIRV)
1 राजे 21 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
1 રાજાઓ 21 (GUJIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
מלכים א 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
1 Reis 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
1 Các Vua 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
1 Reyes 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
1 Re 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
列 王 记 上 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
列 王 紀 上 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
1 Kungaboken 21 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
3 Царств 21 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
1 царів 21 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
1 Királyok 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
3 Царе 21 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
列王紀上 21 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
1 Kongebok 21 (NORSK) »

1 Mbretërve (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters