Ezekieli Chapter 20 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 20 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 20 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 20:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, ndodhi në vitin e shtatë, më dhjetë të muajit të pestë, që disa nga pleqtë e Izraelit erdhën të konsultohen me Zotin dhe u ulën para meje.

Ezekieli 20:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë:

Ezekieli 20:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, folu pleqve të Izraelit dhe u thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A keni ardhur të më konsultoni? Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj, nuk do të lejoj të konsultohem prej jush," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 20:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"A do t’i gjykosh, a do t’i gjykosh, bir njeriu? Bëji të njohin veprimet e neveritshme të etërve të tyre,

Ezekieli 20:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ditën kur zgjodha Izraelin dhe ngrita dorën për betim pasardhësve të shtëpisë së Jakobit dhe e bëra veten të njohur në vendin e Egjiptit, ngrita dorën për betim me ta, duke thënë: "Unë jam Zoti, Perëndia juaj".

Ezekieli 20:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë ngrita dorën duke ju betuar atyre se do t’i nxirrja nga vendi i Egjiptit dhe do t’i çoja në një vend që kisha vëzhguar për ta ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve.

Ezekieli 20:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u thashë atyre: Secili të flakë gjërat e neveritshme që janë para syve të tij dhe mos u ndotni me idhujt e Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.

Ezekieli 20:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata u rebeluan kundër meje dhe nuk deshën të më dëgjojnë; asnjë prej tyre nuk flaku gjërat e neveritshme që ishin para syve të tyre dhe nuk braktisi idhujt e Egjiptit. Atëherë vendosa të derdh mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në mes të vendit të Egjiptit.

Ezekieli 20:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej para kombeve në mes të të cilëve ata ndodheshin, në sytë e të cilëve më kishin njohur, për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit.

Ezekieli 20:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i nxora nga vendi i Egjiptit dhe i çova në shkretëtirë.

Ezekieli 20:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U dhashë atyre statutet e mia dhe u bëra të njohura dekretet e mia, duke respektuar të cilat, njeriu do të jetojë për ato.

Ezekieli 20:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjithashtu u dhashë atyre të shtunat e mia, me qëllim që të ishin një shënjë midis meje dhe atyre, dhe që të njihnin që unë jam Zoti që i shenjtëroj.

Ezekieli 20:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por shtëpia e Izraelit u rebelua kundër meje në shkretëtirë; nuk eci sipas statuteve të mia dhe hodhi poshtë dekretet e mia, duke respektuar të cilat njeriu do të jetojë për ato, dhe përdhosën me të madhe të shtunat e mia. Kështu unë vendosa të hedh mbi ta zemërimin tim për ti zhdukur në shkretëtirë.

Ezekieli 20:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë unë veprova për hir të emrit tim, me qëllim që të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve unë i kisha bërë të dalin nga Egjipti.

Ezekieli 20:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ngrita madje dorën në shkretëtirë, duke u betuar se nuk do t’i bëja të hynin në vendin që u kisha dhënë atyre, ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, lavdia e të gjitha vendeve,

Ezekieli 20:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse kishin hedhur poshtë dekretet e mia, nuk kishin ecur sipas statuteve të mia dhe kishin përdhosur të shtunat e mia, sepse zemra e tyre shkonte pas idhujve të tyre.

Ezekieli 20:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë syri im i fali nga shkatërrimi dhe nuk i shfarosa krejt në shkretëtirë.

Ezekieli 20:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u thashë bijve të tyre në shkretëtirë: "Mos ecni sipas statuteve të etërve tuaj, mos respektoni dekretet e tyre dhe mos u ndotni me idhujt e tyre.

Ezekieli 20:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë jam Zoti, Perëndia juaj; ecni sipas statuteve të mia, respektoni dekretet e mia dhe i vini në praktikë,

Ezekieli 20:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
shenjtëroni të shtunat e mia dhe ato le të jenë një shenjë midis meje dhe jush, në mënyrë që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj".

Ezekieli 20:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por bijtë u rebeluan kundër meje; nuk ecën sipas statuteve të mia, nuk respektuan dekretet e mia për t’i vënë në jetë, duke i respektuar të cilat njeriu do të jetojë për to; përdhosën të shtunat e mia, dhe kështu vendosa të derdh mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në shkretëtirë.

Ezekieli 20:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.

Ezekieli 20:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ngrita dorën në shkretëtirë, duke u betuar që do t’i shpërndaja midis kombeve dhe do t’i hallakatja nëpër tërë vendet,

Ezekieli 20:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nuk vinin në jetë dekretet e mia, por i hidhnin poshtë statutet e mia, përdhosnin të shtunat e mia dhe sytë e tyre ishin drejtuar te idhujt e etërve të tyre.

Ezekieli 20:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj u dhashë statute jo të mira dhe dekrete me të cilat nuk mund të jetonin;

Ezekieli 20:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i molepsa me vetë dhuratat e tyre, me qenë se ata kalonin nëpër zjarr çdo të parëlindur të tyre, për t’i katandisur në shkretim të plotë me qëllim që të pranonin që unë jam Zoti.

Ezekieli 20:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj bir njeriu, foli shtëpisë së Izraelit dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zotit. Etërit tuaj më kanë fyer edhe në këtë rast, duke u sjellë pabesisht me mua:

Ezekieli 20:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.

Ezekieli 20:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u thashë atyre: Ç’është vendi i lartë në të cilin shkoni? Kështu vazhdojnë ta quajnë "vendi i lartë" deri ditën e sotme.

Ezekieli 20:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: A doni të ndoteni duke ndjekur rrugën e etërve tuaj dhe të kurvëroheni me idhujt e tyre të urrejtshëm?

Ezekieli 20:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt kur ofroni dhuratat tuaja dhe kaloni nëpër zjarr bijt tuaj, ju e ndotni veten deri ditën e sotme me të gjithë idhujt tuaj. Prandaj nuk do të lejoj të konsultohem nga ju, o shtëpi e Izraelit. Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "unë nuk do të lejoj të konsultohem nga ju.

Ezekieli 20:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nuk do të ndodhë aspak ajo që ju shkon ndër mend, kur thoni: "Ne jemi si kombet, si familjet e vendeve të tjera, që i ngrenë kult drurit dhe gurit"".

Ezekieli 20:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Siç ësthe e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "unë do të mbretëroj mbi ju me dorë të fortë, me krahun e shtrirë dhe me një tërbim të shfrenuar.

Ezekieli 20:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’ju nxjerr nga mesi i popujve dhe do t’ju mbledh nga vendet në të cilët jeni shpërndarë me dorë të fortë, me krahë të shtrirë dhe me tërbim të shfrenuar,

Ezekieli 20:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do t’ju çoj në shkretëtirën e popujve, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ju, ballë për ballë.

Ezekieli 20:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu siç e zbatova gjykimin tim mbi etërit tuaj në shkretëtirën e vendit të Egjiptit, kështu do ta zbatoj gjykimin tim mbi ju," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 20:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të bëj që të kaloni nën shufër dhe do t’ju kthej në detyrimet e besëlidhjes.

Ezekieli 20:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ndaj nga ju rebelët dhe ata që janë të pabesë ndaj meje; do t’i nxjerr nga vendi ku banojnë, por nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.

Ezekieli 20:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju, pra, shtëpia e Izraelit," kështu flet Zoti, Zoti: "Shkoni, u shërbeni secili idhujve tuaj; por pastaj do të më dëgjoni dhe nuk do të përdhosni më emrin tim të shenjtë me dhuratat tuaja dhe me idhujt tuaj.

Ezekieli 20:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse mbi malin tim të shenjtë, mbi malin e lartë të Izraelit," thotë Zoti, Zoti, "atje tërë shtëpia e Izraelit, të gjithë ata që do të jenë në vend, do të më shërbejnë; atje do të kënaqem me ta, do të kërkoj ofertat tuaja dhe dhuratat tuaja prodhimet e hershme së bashku më të gjitha sendet tuaja të shenjtëruara.

Ezekieli 20:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të kënaqem me ju si me një parfum me erë shumë të këndshme, kur do t’ju nxjerr nga mesi i popujve dhe t’ju mbledh nga vendet ku keni qenë shpërndarë; dhe do të shenjtërohem tek ju para syve të kombeve.

Ezekieli 20:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju do të pranoni që unë jam Zoti, kur do t’ju çoj në tokën e Izraelit, në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar t’ia jepja etërve tuaj.

Ezekieli 20:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje do të kujtoni sjelljen tuaj dhe të gjitha veprimet me të cilat jeni ndotur dhe do të ndjeni neveri për veten tuaj për të gjitha ligësitë që keni kryer.

Ezekieli 20:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të pranoni që unë jam Zoti, kur do të veproj me ju për hir të emrit tim dhe jo sipas sjelljes suaj të keqe dhe as sipas veprimeve tuaja të korruptuara, o shtëpi e Izraelit," thotë Zoti, Zoti".

Ezekieli 20:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua duke thënë:

Ezekieli 20:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, kthe fytyrën nga jugu, fol hapur kundër jugut dhe profetizo kundër pyllit të fushës, Negevit,

Ezekieli 20:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez te ti një zjarr që do të gllabërojë çdo dru të blertë dhe çdo dru të thatë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet.

Ezekieli 20:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur; nuk do të shuhet".

Ezekieli 20:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"
Previous Chapter
« Ezekieli 19 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 21 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 20 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 20 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 20 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 20 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 20 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 20 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 20 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 20 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 20 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 20 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 20 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 20 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 20 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 20 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 20 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 20 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 20 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 20 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 20 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters