Ezekieli Chapter 37 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 37 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 37 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 37:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dora e Zotit u ndodh mbi mua, më çoi jashtë në Frymën e Zotit, dhe më lëshoi në mes të një lugine që ishte plot me kocka.

Ezekieli 37:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më bëri të kaloj afër tyre, rreth e qark; dhe ja, ishin në sasi të madhe mbi sipërfaqen e luginës; dhe ja, ishin shumë të thata.

Ezekieli 37:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më tha: "Bir njeriu, a mund të rijetojnë këto kocka?". Unë u përgjigja: O Zot, o Zot, ti e dii".

Ezekieli 37:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më tha akoma: "Profetizo këtyre kockave dhe u thuaj atyre: Kocka të thata, dëgjoni fjalën e Zotit.

Ezekieli 37:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ju thotë Zoti, Zoti, këtyre kockave: Ja, unë po fus te ju frymën dhe ju do të rijetoni.

Ezekieli 37:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vë mbi ju mishin, do t’ju mbuloj me lëkurë dhe do të shtie te ju frymën, dhe do të jetoni; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".

Ezekieli 37:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Profetizova ashtu si më ishte urdhëruar; ndërsa profetizoja, pati një zhurmë; dhe ja një tronditje; pastaj kockat iu afruan njëra tjetrës.

Ezekieli 37:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po shikoja, ja ku u rritën mbi ta dejet dhe mishi, që lëkura i mbuloi; por fryma nuk ishte tek ato.

Ezekieli 37:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai më tha: "Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymës: Kështu thotë Zoti, Zoti: Frymë, eja nga të katër erërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë".

Ezekieli 37:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu profetizova, si më kishte urdhëruar dhe shpirti hyri në to, dhe u kthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë; ishte një ushtri e madhe, shumë e madhe.

Ezekieli 37:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: "Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: "Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur".

Ezekieli 37:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t’ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.

Ezekieli 37:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t’ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.

Ezekieli 37:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t’ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë," thotë Zoti.

Ezekieli 37:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 37:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ti, bir njeriu, merr një copë dru dhe mbi të shkruaj: "Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, shokë të tij". Pastaj merr një copë tjetër dru dhe shkruaj mbi të: "Për Jozefin, bastun i Efraimit dhe i tërë shtëpisë së Izraelit, shokë të tij".

Ezekieli 37:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Afroi pastaj njeri te tjetri në një dru të vetëm, me qëllim që të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde.

Ezekieli 37:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur bijtë e popullit tënd do të të flasin, duke thënë: "A do të na shpjegosh ç’kuptim kanë këto gjëra për ty?,"

Ezekieli 37:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ti do t’u thuash atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr drurin e Jozefit, që është në dorë të Efraimit, dhe fiset e Izraelit që janë shokë të tij, dhe do t’i bashkoj me këtë, domethënë me drurin e Judës, për ta bërë një dru të vetëm; kështu ata do të bëhen një gjë e vetme në dorën time.

Ezekieli 37:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbaj në dorën tënde para syve të tyre drurët mbi të cilët ke shkruar,

Ezekieli 37:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të marr bijtë e Izraelit nga kombet ndër të cilët kanë vajtuar, do t’i mbledh nga çdo anë dhe do t’i çoj përsëri në vendin e tyre,

Ezekieli 37:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të bëj një komb të vetëm prej tyre në vend, në malet e Izraelit; një mbret i vetëm do të mbretërojë mbi të gjithë ata; nuk do të jenë më dy kombe, as do të ndahen më në dy mbretëri.

Ezekieli 37:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do të ndoten më me idhujt e tyre, me veprimet e tyre të neveritshme dhe me gjithë shkeljet e tyre; do t’i çliroj nga të gjitha vendet ku kanë banuar dhe ku kanë kryer mëkate, dhe do t’i pastroj; kështu do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre.

Ezekieli 37:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shërbëtori im David do të jetë mbret mbi ta dhe do të ketë një bari të vetëm për të gjithë; ata do të ecin sipas dekreteve të mia, do të respektojnë statutet e mia dhe do t’i zbatojnë në praktikë.

Ezekieli 37:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të banojnë në vendin që i dhashë shërbëtorit tim Jakob, atje ku banuan etërit tuaj. Do të banojnë aty ata, bijtë e tyre dhe bijtë e bijve të tyre për jetë dhe shërbëtori im David do të jetë princi i tyre përjetë.

Ezekieli 37:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të lidh me ta një besëlidhje paqeje; do të jetë një besëlidhje e përjetshme me ta; do t’i bëj të qëndrueshëm, do t’i shumoj dhe do të vë shenjtëroren time në mes tyre përjetë.

Ezekieli 37:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Banesa ime do të jetë pranë tyre; po, po unë do të jem Perëndia i tyre dhe ata do të jenë populli im.

Ezekieli 37:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe kombet do të pranojnë që unë, Zoti, e shenjtëroj Izraelin, kur shenjtërorja ime të jetë në mes tyre përjetë".
Previous Chapter
« Ezekieli 36 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 38 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 37 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 37 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 37 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 37 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 37 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 37 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 37 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 37 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 37 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 37 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 37 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 37 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 37 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 37 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 37 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 37 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 37 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 37 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 37 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters