Ezekieli Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e të Amshueshmit m’u drejtua akoma, duke thënë:

Ezekieli 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;

Ezekieli 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqinjtë.

Ezekieli 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqinjtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.

Ezekieli 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.

Ezekieli 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.

Ezekieli 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?," do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtërat do të ligështohen dhe të gjithe gjunjët do të shkrihen si uji". Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zoti m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti. Thuaj: Një shpatë, një shpatë është mprehur e madje shndrit,

Ezekieli 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
është mprehur për të bërë një masakër të madhe dhe është e mprehur që të vetëtijë. A mund të gëzohemi vallë? Ju përçmoni skeptrin e birit tim sikur të ishte një dru çfarëdo.

Ezekieli 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti e ka dhënë ta lustrojnë për ta rrokur në dorë; shpata është mprehur dhe lustruar për ta dhënë në dorë të atij që vret.

Ezekieli 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Klith dhe bërtit, bir njeriu, sepse do të përdoret kundër popullit tim, kundër tërë princave të Izraelit; ata do të dorëzohen në pushtetin e shpatës bashkë me popullin tim. Prandaj rrihe kofshën tënde,

Ezekieli 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse kjo është një provë. Çfarë do të ndodhte sikur të mos ishte më as skeptri përbuzës?," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Prandaj ti, bir njeriu, profetizo dhe rrih duart; lëre që shpata të dyfishojë dhe të trefishojë goditjet e saj: është shpata e masakrës së madhe, që i rrethon nga çdo anë.

Ezekieli 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kam kthyer majën e shpatës kundër të gjitha portave të tyre, me qëllim që zemra e tyre të tretet dhe shumë të bien. Ah, është bërë për të shkëlqyer, është mprehur për masakrën.

Ezekieli 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpatë, ji e pamëshirshme; kthehu më të djathtë, kthehu në të majtë, kudo ku drejtohet tehu yt.

Ezekieli 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe unë do të rrah duart dhe do të shfryj tërbimin tim. Unë, Zoti, kam folur".

Ezekieli 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ti, bir njeriu, shëno dy rrugë nëpër të cilat të kalojë shpata e mbretit të Babilonisë; do të nisen që të dyja nga i njëjti vend. Vër një tregues rrugor, vëre në krye të rrugës që të çon në qytet.

Ezekieli 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shëno një rrugë nëpër të cilën shpata të shkojë në Rabah, qytet i bijve të Amonit, dhe një tjetër për në Judë, kundër Jeruzalemit, qytet i fortifikuar.

Ezekieli 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt mbreti i Babilonisë qëndron në kryqëzimin e rrugës, në krye të dy rrugëve, për të bërë shortari: ai tund shigjetat, konsulton idhujt shtëpiakë, shqyrton mëlçinë.

Ezekieli 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të djathtë të tij përgjigja e shortarisë tregon Jeruzalemin për të vendosur deshtë, për të hapur gojën dhe për të urdhëruar masakrën, për të ngritur zërin me klithma lufte, për t’i vendosur deshtë kundër portave, për të ngritur ledhe dhe për të ndërtuar kulla.

Ezekieli 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por për ta kjo do të jetë si një shortari e rremë në sytë e atyre që u janë betuar. Por ai do të kujtohet për paudhësitë e tyre, me qëllim që t’i kapin".

Ezekieli 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se keni bërë të kujtohet paudhësia juaj, duke qenë se shkeljet tuaja dolën sheshit dhe mëkatet tuaja u zbuluan në të gjitha veprimet tuaja; duke qenë se ju kanë kujtuar, do të kapeni nga dora e armikut.

Ezekieli 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ti, o princ i korruptuar dhe i keq i Izraelit, dita e të cilit erdhi në kohën e ndëshkimit përfundimtar,"

Ezekieli 21:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu thotë Zoti, Zoti: "Hiqe çallmën, hiqe kurorën; gjërat nuk do të jenë po ato: ajo që është poshtë do të ngrihet dhe ajo që është lart do të ulet.

Ezekieli 21:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkretim, shkretim, shkretim, unë do ta kryej. Dhe ajo nuk do të restaurohet më, deri sa të vijë ai të cilit i përket gjykimi dhe të cilit do t’ja jap.

Ezekieli 21:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ti, bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti, lidhur me bijtë e Amonit dhe lidhur me turpin e tyre dhe thuaj: Shpata, shpata është zhveshur, është lustruar për masakrën, që të hajë, që të vetëtijë,

Ezekieli 21:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ndërsa kanë për ty vegime të rreme dhe të bëjnë ty shortari të rreme, që të të vënë mbi qafën e njerëzve të këqinj të vrarë, dita e të cilëve ka arritur kohën e ndëshkimit përfundimtar.

Ezekieli 21:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vëre përsëri në millin e saj. Unë do të të gjykoj po në atë vend ku të krijuan, në vendin e prejardhjes sate.

Ezekieli 21:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të derdh mbi ty indinjatën time, do të fryj kundër teje në zjarrin e zemërimit tim dhe do të të dorëzoj në duart e njerëzve brutalë, që shkaktojnë shkatërrime.

Ezekieli 21:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëhesh pre e zjarrit, gjaku yt do të derdhet në mes të vendit; nuk do të të kujtojnë më, sepse unë Zoti, fola".
Previous Chapter
« Ezekieli 20 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 22 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 21 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 21 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 21 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 21 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 21 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters