Ezekieli Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke më thënë:

Ezekieli 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, na ishin dy gra, bija të së njëjtës nënë,

Ezekieli 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që u kurvëruan në Egjipt. U kurvëruan në rininë e tyre; aty u shtërnguan gjitë e tyre dhe atje u shtërngua gjiri i tyre virgjëror.

Ezekieli 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Emrat e tyre janë: Oholahu më e madhja dhe Oholibahu e motra. Ato ishin të miat dhe lindën bij dhe bija. Emrat e tyre janë: Oholahu është Samaria, Oholibahu është Jeruzalemi.

Ezekieli 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndonse ishte imja, Oholahu u kurvërua dhe mori zjarr për dashnorët e saj, Asirët që ishin fqinj të saj,

Ezekieli 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të veshur me purpur, qeveritarë dhe princa, të gjithë të rinj tërheqës, kalorës të hipur mbi kuaj.

Ezekieli 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo u kurvërua me ta, me gjithë njerëzit më të mirë të Asirisë, dhe u ndot me të gjithë ata për të cilët ndez, bashkë me gjithë idhujt e tyre.

Ezekieli 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk braktisi kurvërimet e Egjiptit, kur kish rënë me të gjatë rinisë së saj, kishin shtërnguar gjirin e saj të virgjër dhe kishin derdhur mbi të kurvërimet e tyre.

Ezekieli 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj e braktisa në dorë të dashnorëve të saj, në dorë të bijve të Asirisë, për të cilët kishte marrë zjarr.

Ezekieli 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata zbuluan lakuriqësinë e saj, morën bijtë e saj dhe bijat e saj dhe i vranë me shpatë. Asaj i doli nami midis grave dhe zbatuan kundër saj ndëshkimin.

Ezekieli 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Motra e saj Oholibahu e pa këtë, por në dashurinë e saj u bë edhe më e korruptuar nga ajo dhe kurvërimet e saj qenë më të këqija nga ato të së motrës.

Ezekieli 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U ndez për bijtë e Asirisë, fqinj të saj, qeveritarë dhe princa të veshur në mënyrë të shkëlqyer, kalorës të hipur mbi kuaj, të tërë të rinj tërheqës.

Ezekieli 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë pashë që ishte molepsur, që të dyja ndiqnin po atë rrugë.

Ezekieli 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ajo i shtoi kurvërimet e saj; pa burra të pikturuar mbi mur, figura të Kaldeasve të pikturuara në të kuq,

Ezekieli 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me breza rreth ijëve, me çallma të mëdha në kokë, të gjithë me pamje krerësh, të ngjashëm me bijtë e Babilonisë në Kalde, tokë e tyre e lindjes.

Ezekieli 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa i pa, ajo u ndez për ta dhe u dërgoi lajmëtarë në Kalde.

Ezekieli 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë bijtë e Babilonisë erdhën tek ajo në shtratin e dashurive dhe e molepsën me kurvërimet e tyre. Ajo u moleps me ta, por pastaj u largua prej tyre.

Ezekieli 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i nxori sheshit kurvërimet e saj dhe nxori sheshit turpin e saj; prandaj unë u largova nga ajo, ashtu siç isha larguar nga e motra.

Ezekieli 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë ajo i shumoi kurvërimet e saj, duke kujtuar ditët e rinisë së saj, kur ishte kurvëruar në vendin e Egjiptit.

Ezekieli 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mori zjarr për dashnorët e saj, mishi i të cilëve është si mishi i gomarëve dhe rrjedhja e të cilëve është si rrjedhja e kuajve.

Ezekieli 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ti kujtove shthurjen e rinisë sate, kur Egjiptasit shtrëngonin gjirin tënd për shkak të gjive të tu rinorë.

Ezekieli 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, Oholibahu, kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të nxis kundër teje dashnorët e tu, prej të cilëve je larguar dhe do t’i sjell kundër teje nga të gjitha anët:

Ezekieli 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
bijtë e Babilonisë dhe gjithë Kaldeasit, ata të Pekodit, Shoas dhe Koas, tërë bijtë e Asirisë bashkë me ta, tërë të rinjtë tërheqës, qeveritarët dhe princat, kapitenët dhe njerëzit e famshëm, të gjithë të hipur mbi kuaj.

Ezekieli 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të vijnë kundër teje me armë, qerre dhe rrota si dhe me një shumicë popujsh; do të vendosin rreth e qark teje mburoja të vogla dhe të mëdha dhe përkrenare. Do t’u jap atyre gjykimin e tyre dhe ata do të gjykojnë sipas ligjeve të tyre.

Ezekieli 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të drejtoj xhelozinë time kundër teje, dhe ata do të të trajtojnë me tërbim; do të të heqin hundën dhe veshët, dhe mbeturinat e tua do të bien nga shpata; do të marrin bijtë e tu dhe bijat e tua dhe mbeturinat e tua do të gllabërohen nga zjarri.

Ezekieli 23:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të të zhveshin nga rrobat e tua dhe do të të marrin xhevahiret e tu të bukur.

Ezekieli 23:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të marrin fund shthurja jote dhe kurvërimi yt që nisën në vendin e Egjiptit; nuk do t’i ngresh më sytë drejt tyre dhe nuk do ta kujtosh më Egjiptin".

Ezekieli 23:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë po të jap në duart e atyre që ti urren, në duart e atyre prej të cilëve je larguar.

Ezekieli 23:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të të trajtojnë me urrejtje, do të të marrin tërë frytin e punës sate dhe do të të lënë lakuriqe dhe nevojtare. Do të dalë në shesh poshtërsia e kurvërimeve të tua, po, shthurja e kurvërimeve të tua.

Ezekieli 23:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto gjëra do t’i bëjnë sepse je kurvëruar duke u shkuar pas kombeve, sepse je ndotur me idhujt e tyre.

Ezekieli 23:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti ke ecur në rrugën e motrës sate, prandaj do të të vë në dorë po atë kupë".

Ezekieli 23:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ti do të pish kupën e motrës sate, të thellë dhe të gjërë; do të të përqeshin dhe të të tallin, sepse kupa nxë shumë.

Ezekieli 23:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të jesh plot me dehje dhe me dhembje, do të jetë, kupa e dëshpërimit dhe shkretimit, kupa e motrës sate Samaria.

Ezekieli 23:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti do ta pish, ti do ta shkullosh, do ta bësh copë e çikë dhe do të çash gjirin tënd; sepse unë fola," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 23:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se më ke harruar dhe më ke hedhur prapa krahëve, do të vuash edhe ti dënimin për shthurjen tënde dhe për kurvërimet e tua".

Ezekieli 23:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Zoti më tha: "Bir njeriu, nuk do t’i gjykosh ti Oholahun dhe Oholibahun? Shpallju, pra, veprimet e tyre të neveritshme.

Ezekieli 23:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt kanë kryer shkelje kurore, kanë gjak mbi duart e tyre, kanë kryer shkelje kurore me idhujt e tyre, madje i kanë kaluar nëpër zjarr që të gllabërohen, bijtë e tyre që më kishin lindur.

Ezekieli 23:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe këtë më kanë bërë: po atë ditë kanë ndotur shenjtëroren time dhe kanë përdhosur të shtunat e mia.

Ezekieli 23:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi ua flijuan bijtë e vet idhujve të tyre, po atë ditë erdhën në shenjtëroren time për ta përdhosur; ja çfarë kanë bërë në mes të tempullit tim.

Ezekieli 23:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj dërguan të thërrasin njerëz nga vende të largëta, të cilëve u dërguan lajmëtarë; dhe ja, ata erdhën. Për ta u lave, i ngjeve sytë dhe u veshe me rroba të zbukuruara me stoli të shkëlqyera.

Ezekieli 23:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U shtrive mbi një shtrat madhështor para të cilit ishte shtruar një tryezë dhe mbi këtë vure tejmanin tim dhe vajin tim.

Ezekieli 23:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rreth saj ishte zhurma e një morie njerëzish të shkujdesur; së bashku me turmën suallën edhe të dehur nga shkretëtira, që vunë byzylykë në kyçet e dorës dhe kurora të mrekullueshme mbi kokat e tyre.

Ezekieli 23:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj thashë për atë që kishte një përvojë të madhe në shkeljet e kurorës: "A do të kryejnë tashti kurvërime me të, dhe ajo me ata?".

Ezekieli 23:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata hynë tek ajo siç i hyhet një prostitute; kështu hynë tek Oholahu dhe Oholibahu, gra të shthurura.

Ezekieli 23:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por njerëz të drejtë do t’i gjykojnë ashtu si gjykohen shkelëset e kurorës, ashtu si gjykohen gratë që derdhin gjak, sepse janë shkelëse të kurorës dhe kanë gjak mbi duart e tyre".

Ezekieli 23:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Bëj që të dalë kundër tyre një turmë dhe lëri në mëshirë të tmerrit dhe të plaçkitjes.

Ezekieli 23:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo turmë do t’i qëllojë me gurë për vdekje, do t’i bëjë copë-copë me shpatën e saj; do të vrasë bijtë dhe bijat e tyre dhe do t’u vërë flakën shtëpive të tyre.

Ezekieli 23:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i japë fund shthurjes morale në vend, dhe të gjitha gratë do të mësohen të mos kryejnë më shthurjet tuaja morale.

Ezekieli 23:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëjnë që të bjerë mbi ju shthurja juaj morale dhe do ta vuani kështu dënimin e mëkateve me gjithë idhujt tuaj. Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti".
Previous Chapter
« Ezekieli 22 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 24 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 23 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 23 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 23 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 23 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 23 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 23 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 23 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 23 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters