Ezekieli Chapter 43 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 43 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 43 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 43:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më çoi te porta, te porta që shikon nga lindja.

Ezekieli 43:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, lavdia e Perëndisë të Izraelit vinte nga lindja. Zëri i tij ishte si zhurma e shumë ujërave dhe toka shkëlqente nga lavdia e tij.

Ezekieli 43:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vegimi që pashë në dukje ishte i ngjashëm me vegimin që pata kur shkova për të shkatërruar qytetin, vegimi ishte i ngjashëm me vegimet që pata pranë lumit Kebar; unë rashë me fytyrë.

Ezekieli 43:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe lavdia e Zotit hyri në tempull nga porta që shikon nga lindja.

Ezekieli 43:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Fryma më ngriti lart dhe më çoi në oborrin e brendshëm; dhe ja, lavdia e Zotit mbushte tempullin.

Ezekieli 43:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dëgjova dikë që më fliste nga tempulli, ndërsa një burrë rrinte më këmbë pranë meje;

Ezekieli 43:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai më tha: "Bir njeriu, ky është vendi i fronit tim dhe vendi ku vë këmbët e mia, ku do të banoj në mes të bijve të Izraelit përjetë. Dhe shtëpia e Izraelit nuk do ta ndotë më emrin tim të shenjtë, as ata as mbretërit e tyre, me kurvërimet e tyre dhe me kufomat e mbretërve të tyre mbi vendet e tyre të larta,

Ezekieli 43:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke vënë pragun e tyre afër pragut tim dhe shtalkat e tyre afër shtalkave të mia duke pasur vetëm një ndarëse midis meje dhe atyre, duke e ndotur kështu emrin tim të shenjtë me veprimet e neveritshme që kryenin; prandaj në zemërimin tim i shkatërrova.

Ezekieli 43:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani do të largojnë nga unë kurvërimet e tyre dhe kufomat e mbretërve të tyre, dhe unë do të banoj në mes të tyre përjetë.

Ezekieli 43:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti, bir njeriu, përshkruaja tempullin shtëpisë së Izraelit, që të kenë turp për paudhësinë e tyre. Le të masin përmasat e tij,

Ezekieli 43:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, në se kanë turp për të gjitha ato që kanë bërë, ti u bëj të njohur atyre modelin e tempullit dhe vendosjen e tij, daljet e tij dhe hyrjet e tij, gjithë modelin e tij dhe të gjithë statutet e tij, gjithë format e tij dhe të gjitha ligjet e tij; vëri të shkruara para syve të tyre me qëllim që të shikojnë tërë modelin e tij, tërë statutet e tij dhe t’i zbatojnë në praktikë.

Ezekieli 43:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është ligji i tempullit. Gjithë territori që është rreth majës së malit do të jetë shumë i shenjtë. Ja, ky është ligji i tempullit.

Ezekieli 43:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këto janë përmasat e altarit në kubitë (kubiti është një kubit plus një pëllëmbë): baza ka një kubit lartësi dhe një kubit largësi, me një buzë prej një pëllëmbë në gjithë gjatësinë. Kjo është lartësia e altarit;

Ezekieli 43:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga baza në tokë deri në platformën e poshtme ka dy kubitë; platforma është një kubit e gjërë; nga plaftorma më e vogël deri në platformën më të madhe ka katër kubitë; platforma është një kubit e gjërë.

Ezekieli 43:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vatra e altarit është katër kubitë e lartë, dhe nga vatra e altarit ngrihen katër brirë.

Ezekieli 43:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vatra e altarit është e gjatë dymbëdhjetë kubitë dhe e gjërë dymbëdhjetë kubitë, domethënë një katror i përsosur.

Ezekieli 43:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Platforma e sipërme në të katër anët e saj është e gjatë katërmbëdhjetë kubitë dhe po aq e gjërë, me një buzë rreth e qark prej gjysmë kubiti; shkallaret e veta shikojnë nga lindja".

Ezekieli 43:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj më tha: "Bir njeriu, kështu thotë Zoti, Zoti: Këto janë statutet për altarin kur të ndërtohet për të ofruar olokaustet dhe për ta spërkatur sipër me gjak.

Ezekieli 43:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Priftërinjtë levitikë që vjnë nga fisi i Tsadokut, të cilët më afrohen për të më shërbyer," thotë Zoti, Zoti, "ti do t’u japësh një dem të ri për flijimin e mëkatit.

Ezekieli 43:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të marrësh pak gjak prej tij dhe do ta vësh mbi katër brirët e altarit, mbi katër qoshet e platformës dhe rreth e qark buzës; kështu do ta pastrosh dhe do të kryesh shlyerjen për të.

Ezekieli 43:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të marrësh demin e ri të flijimit të mëkatit dhe do ta djegësh në një vend të caktuar të tempullit, jashtë shenjtërores.

Ezekieli 43:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e dytë do të ofrosh si flijim për mëkatin një cjap pa të meta dhe me të do të pastrohet altari siç u pastrua me demin e ri.

Ezekieli 43:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të përfunduar pastrimin e tij, do të ofrosh një dem të ri pa të meta dhe një dash të kopesë pa të meta.

Ezekieli 43:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i paraqesësh përpara Zotit, dhe priftërinjtë do të hedhin mbi ta kripë dhe do t’ia ofrojnë si olokaust Zotit.

Ezekieli 43:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtatë ditë do të ofrosh një cjap si flijim për mëkatin; do të ofrosh gjithashtu një dem të ri dhe një dash të kopesë, të dy pa të meta.

Ezekieli 43:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtatë ditë do të bëhet shlyerja për altarin, do të pastrohet dhe do të shenjtërohet.

Ezekieli 43:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të mbaruar këto ditë, nga dita e tetë e tutje priftërinjtë do të ofrojnë mbi altar olokaustet tuaja dhe flijimet tuaja të falenderimit, dhe unë do t’ju pëlqej," thotë Zoti, Zoti.
Previous Chapter
« Ezekieli 42 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 44 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Ezekiel 43 (ASV) »
King James Version
Ezekiel 43 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 43 (GW) »
World English Bible
Ezekiel 43 (WEB) »
Louis Segond 1910
Ézéchiel 43 (LSG) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
यहेजकेल 43 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਹਿਜ਼ਕੀਏਲ 43 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
যিহিষ্কেল 43 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
எசேக்கியேல் 43 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
यहेज्केल 43 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
యెహెజ్కేలు 43 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
હઝકિયેલ 43 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಯೆಹೆಜ್ಕೇಲನು 43 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
حِزْقِيَال 43 (AVD) »
תנ ך עברי מודרני
יחזקאל 43 (HEB) »
Bíblia Sagrada Português
Ezequiel 43 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Ê-xê-ki-ên 43 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Ezequiel 43 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Ezechiele 43 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
以 西 结 书 43 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
以 西 結 書 43 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Hesekiel 43 (SV1917) »
Библия на русском
Иезекииль 43 (RUSV) »
Українська Біблія
Єзекіїль 43 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Ezékiel 43 (KAR) »
Българска Библия
Езекил 43 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Esekiel 43 (NORSK) »
Kitaabka Quduuska Ah
Yexesqeel 43 (SOM) »
De Heilige Schrift
Ezechiël 43 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Ezekiel 43 (DA1871) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters