Ezekieli Chapter 25 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 25 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 25 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 25:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 25:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, kthe fytyrën drejt bijve të Amonit dhe profetizo kundër tyre.

Ezekieli 25:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U thuaj bijve të Amonit: Dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se ti the: "Ah, Ah," kundër shenjtërores sime kur ajo u përdhos, kundër vendit të Izraelit kur ai u shkretua dhe kundër shtëpisë së Judës kur ajo shkoi në robëri,

Ezekieli 25:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj ja, unë po të jap në dorë të bijve të lindjes, dhe ata do të ngrejnë fushimet e tyre në mesin tënd dhe në mesin tënd do të ngrenë vendbanimet e tyre; ata do të hanë frytet e tua dhe do të pijnë qumështin tënd.

Ezekieli 25:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do ta bëj Rabahun një vathë për devetë dhe vendin e bijve të Amonit një vathë për dhëntë; atëherë ti do të pranosh se unë jam Zoti".

Ezekieli 25:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ti ke rrahur duart, ke rrahur këmbët dhe je gëzuar në zemër me gjithë përçmimin tënd për vendin e Izraelit;

Ezekieli 25:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj ja, unë po shtrij dorën time kundër teje dhe do të të jap si plaçkë të kombeve, do të të shfaros nga popujt dhe do të të bëj të zhdukesh nga rendi i vendeve; do të të shkatërroj, kështu do të pranosh që unë jam Zoti".

Ezekieli 25:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Moabi dhe Seiri thonë: "Ja, shtëpia e Judës është si të gjitha kombet e tjera,"

Ezekieli 25:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj ja, unë do të hap krahun e Moabit nga ana e qyteteve, nga ana e qyteteve që janë në kufijtë e tij, lulja e vendit, Beth-Jeshimothi, Baalmeoni dhe Kiriathaimi.

Ezekieli 25:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta jap pastaj në zotërim të bijve të lindjes, bashkë me bijtë e Amonit, me qëllim që bijtë e Amonit të mos kujtohen më midis kombeve.

Ezekieli 25:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Moabin, dhe ata do të pranojnë që unë jam Zoti".

Ezekieli 25:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Për atë që ka bërë Edomi duke marrë hak kundër shtëpisë së Judës, dhe sepse u bë shumë fajtor duke u hakmarrë kundër saj,"

Ezekieli 25:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kështu thotë Zoti, Zoti: "Unë do të shtrij dorën time kundër Edomit, do të shfaros njerëz dhe kafshë dhe do ta shkretoj; nga Themani deri në Dedan dhe do të bien nga shpata.

Ezekieli 25:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta kryej hakmarrjen time kundër Edomit me anën e popullit tim të Izraelit, që do të trajtojë Edomin sipas zemërimit tim dhe sipas tërbimit tim; kështu ata do të njohin hakmarrjen time," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 25:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se Filistejtë kanë qenë hakmarrës dhe kanë kryer hakmarrje me zemër plot përçmim për të shkatërruar, të shtyrë nga një armiqësi e vjetër,"

Ezekieli 25:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë do ta shtrij dorën time kundër Filistejve, do të shfaros Kerethejtë dhe do të shkatërroj kusurin e bregut të detit.

Ezekieli 25:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të kryej kundër tyre një hakmarrje të madhe me ndëshkime të rënda; dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të kryej kundër tyre hakmarrjen time".
Previous Chapter
« Ezekieli 24 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 26 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 25 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 25 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 25 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 25 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 25 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 25 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 25 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 25 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 25 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 25 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 25 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 25 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 25 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 25 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 25 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 25 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 25 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 25 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 25 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters