Ezekieli Chapter 34 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 34 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 34 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 34:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua përsëri, duke thënë:

Ezekieli 34:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë?

Ezekieli 34:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju hani yndyrën, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopenë.

Ezekieli 34:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk i keni forcuar delet e dobëta, nuk jeni kujdesur për të sëmurën, nuk keni fashuar atë të plagosurën, nuk e keni rikthyer në shtëpi të hutuarën dhe nuk e keni kërkuar të humburën, por keni sunduar mbi to me forcë dhe ashpërsi.

Ezekieli 34:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ato, për mungesë bariu, janë shpërndarë, janë bërë pre e të gjitha bishave të fushës dhe kanë humbur.

Ezekieli 34:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Delet e mia po enden nëpër tërë malet dhe mbi çdo kodrinë të lartë; po, delet e mija janë përhapur mbi gjithë faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t’i kërkojë ato as nuk tregoi kujdes".

Ezekieli 34:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:

Ezekieli 34:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj," thotë Zoti, Zoti, "duke qenë se delet e mija janë bërë një pre, delet e mia i hanë të gjitha bishat e fushave për mungesë të një bariu dhe sepse barinjtë e mi nuk kanë vajtur ti kërkojnë delet e mia, por barinjtë kanë kullotur për veten e tyre dhe nuk kanë kullotur delet e mia".

Ezekieli 34:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit:

Ezekieli 34:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër barinjve; do t’u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t’i lë t’i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t’u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më ushqimi i tyre.

Ezekieli 34:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem.

Ezekieli 34:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t’i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.

Ezekieli 34:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i nxjerr nga popujt dhe do t’i mbledh nga vende të ndryshme; do t’i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t’i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit.

Ezekieli 34:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit; atje do të pushojnë në një vathë dhe do të kullotin në kullota të pasura në malet e Izraelit.

Ezekieli 34:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë vetë do t’i kullot delet e mia dhe do t’i bëj të pushojnë," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 34:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Unë do të kërkoj të humburën, do ta kthej të hutuarën, do t’i lidh plagën, do ta forcoj të sëmurën, por do të shkatërroj të majmen dhe të fortën; do t’i kullot me drejtësi.

Ezekieli 34:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për ju, o delet e mia," kështu thotë Zoti, Zoti, "ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve.

Ezekieli 34:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju duket gjë e vogël të kullotësh në një kullotë të mirë dhe pastaj të shkelësh me këmbë atë që mbetet nga kullota juaj, ose të pish ujra të pastra dhe pastaj të turbullosh me këmbë atë që mbetet?

Ezekieli 34:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja".

Ezekieli 34:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët.

Ezekieli 34:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta deri sa i shpërndatë rreth e rrotull,

Ezekieli 34:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë do t’i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.

Ezekieli 34:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t’i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t’i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.

Ezekieli 34:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.

Ezekieli 34:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.

Ezekieli 34:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do t’ua bëj të bekura vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.

Ezekieli 34:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t’i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri.

Ezekieli 34:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t’i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t’i trembur.

Ezekieli 34:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta bëj që të mbijë për ta një kopësht me famë të madhe; nuk do të konsumohen më nga uria në vend dhe nuk do të mbajnë më turpin e kombeve.

Ezekieli 34:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata do të pranojnë që unë, Zoti, Perëndia i tyre, jam me ta, dhe që ata, shtëpia e Izraelit, janë populli im," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 34:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ju jeni delet e mia, delet e kullotës sime; jeni njerëz dhe unë jam Perëndia juaj," thotë Zoti.
Previous Chapter
« Ezekieli 33 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 35 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 34 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 34 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 34 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 34 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 34 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 34 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 34 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 34 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 34 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 34 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 34 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 34 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 34 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 34 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 34 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 34 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 34 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 34 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 34 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters