Ezekieli Chapter 39 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 39 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 39 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 39:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ti, bir njeriu, profetizo kundër Gogut dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.

Ezekieli 39:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë do të të bëj të kthehesh prapa, do të të josh, do të të bëj të ngjitesh në pjesët e skajshme të veriut dhe do të të çoj në malet e Izraelit.

Ezekieli 39:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta shkund harkun nga dora jote e majtë dhe do të bëj që të të bien shigjetat nga dora e djathtë.

Ezekieli 39:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të rrëzohesh mbi malet e Izraelit, ti me gjithë ushtrinë tënde dhe me popujt që janë me ty; do të bëj që të të hanë shpendët grabitqarë, shpendët e çfardo lloji dhe kafshët e fushës.

Ezekieli 39:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të rrëzohesh në fushë të hapur, sepse unë fola," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 39:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Dhe do të dërgoj zjarr mbi Magogun dhe mbi ata që jetojnë të sigurt në ishuj, dhe do të pranojnë që unë jam Zoti.

Ezekieli 39:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do ta bëj të njohur emrin tim të shenjtë në mes të popullit tim të Izraelit dhe nuk do të lejoj më të përdhoset emri im i shenjtë, dhe kombet do të pranojnë që unë jam Zoti, i Shenjti në Izrael.

Ezekieli 39:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja, kjo do të ndodhë dhe do të kryhet," thotë Zoti, Zoti; "kjo është dita për të cilën kam folur.

Ezekieli 39:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë banorët e qyteteve të Izraelit do të dalin, do t’i vënë zjarrin dhe do të djegin armët, mburojat e mëdha dhe të vogla, topuzet dhe ushtat dhe me to do të bëjnë zjarr shtatë vjet.

Ezekieli 39:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’u duhet të marrin dru në fushë dhe as të presin në pyll, sepse do të bëjnë zjarr me ato armë; kështu do të zhveshin ata që i zhvishnin dhe do të plaçkitin ata që i plaçkitnin," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 39:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Atë ditë do të ndodhë që do ti jap Gogut, atje në Izrael një vend për varrim, luginën e Abarimit, në lindje të detit; ai do t’u zërë kalimin shtegtarëve, sepse aty do të varroset Gogu me gjithë turmën e tij; dhe ai vend do të quhet Lugina e Hamon-Gogut.

Ezekieli 39:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shtëpia e Izraelit, për të pastruar vendin, do të përdorë shtatë muaj të plota për t’i varrosur.

Ezekieli 39:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i varrosë gjithë populli i vendit, dhe ata do të fitojnë nam ditën në të cilën unë do të përlëvdohem," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 39:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të zgjedhin disa burra që do të përshkojnë pa pushim vendin për të varrosur, me ndihmën e shtegtarëve, trupat e atyre që kanë mbetur mbi faqen e dheut, për ta pastruar; kur të kalojnë shtatë muajt do të bëjnë këtë kërkim.

Ezekieli 39:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që do të përshkojë vendin, kur të shohë një kockë njeriu, do t’i vërë afër një shenjë treguese deri sa varrmihësit nuk do ta varrosin në Luginën e Hamon-Gogut.

Ezekieli 39:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hamonahu do të jetë gjithashtu emri i një qyteti. Kështu do ta pastrojnë vendin.

Ezekieli 39:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për ty, bir njeriu," kështu thotë Zoti, Zoti: "U thuaj zogjve të çdo lloji dhe të gjitha kafshëve të fushave: Mblidhuni dhe ejani. Grumbullohuni nga çdo anë në vendin e masakrës që unë do të kryej për ju, një masakër të madhe në malet e Izraelit, që të hani mish dhe të pini gjak.

Ezekieli 39:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hani mish njerëzish të fuqishëm dhe do të pini gjak princash të dheut: sikur të ishin të gjithë desh, qengja, cjep dhe dema të majmur në Bashan.

Ezekieli 39:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të hani dhjamë sa të ngopeni dhe do të pini gjak sa të deheni, nga flijimi që kam flijuar për ju.

Ezekieli 39:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në tryezën time ju do të ngopeni me kuaj dhe kalorës, me njerëz të fuqishëm dhe me luftëtarë të çdo lloji," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 39:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të shfaq lavdinë time midis kombeve dhe tërë kombet do të shohin gjykimin tim që kam zbatuar dhe dorën time që kam vënë mbi ta.

Ezekieli 39:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu që nga ajo ditë e tutje shtëpia e Izraelit do të pranojë që unë jam Zoti, Perëndia i tij;

Ezekieli 39:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kombet do të pranojnë që për shkak të paudhësisë së tij shtëpia e Izraelit shkon në robëri, sepse ishte treguar e pabesë me mua; prandaj u’a fsheha atyre fytyrën time, i dhashë në dorë të armiqve të tyre dhe ata ranë të gjithë nga shpata.

Ezekieli 39:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I trajtova sipas papastërtisë së tyre dhe sipas shkeljeve të tyre dhe ua fsheha atyre fytyrën time".

Ezekieli 39:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Tani do ta kthej Jakobin nga robëria, do të më vijë keq për tërë shtëpinë e Izraelit dhe do të jem xheloz për emrin tim të shenjtë,

Ezekieli 39:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
mbasi ata kanë bartur turpin e tyre dhe ndëshkimi për të gjitha pabesitë që kanë kryer kundër meje, ndërsa banonin të sigurtë në vendin e tyre dhe askush nuk i trembte.

Ezekieli 39:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur t’i çoj përsëri nga popujt dhe kur t’i mbledh nga vendet e armiqve të tyre dhe të shenjtërohem te ata në sytë e shumë kombeve,

Ezekieli 39:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ata do të pranojnë që unë jam Zoti, Perëndia i tyre, që i çoi në robëri midis kombeve, por që i ka mbledhur gjithashtu në vendin e tyre, duke mos lënë jashtë asnjë prej tyre.

Ezekieli 39:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk do t’ua fsheh më fytyrën time, sepse do ta përhap Frymën time mbi shtëpinë e Izraelit," thotë Zoti, Zoti.
Previous Chapter
« Ezekieli 38 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 40 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 39 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 39 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 39 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 39 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 39 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 39 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 39 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 39 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 39 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 39 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 39 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 39 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 39 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 39 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 39 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 39 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 39 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 39 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 39 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters