Ezekieli Chapter 32 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 32 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 32 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 32:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në vitin e dymbëdhjetë, në muajin e dymbëdhjetë, ditën e parë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 32:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, nis një vajtim për Faraonin, mbretin e Egjiptit, dhe i thuaj: Ti i ngjason një luani të vogël midis kombeve; ishe si një dragua në dete dhe hidheshe në lumenjtë e tu, duke i trazuar ujrat me këmbët e tua dhe duke i turbulluar lumenjtë".

Ezekieli 32:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shtrij mbi ty rrjetën time me një kuvend të shumë popujve që do të ngrenë lart me rrjetën time.

Ezekieli 32:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj do të braktis mbi tokë dhe do të të hedh në fushë të hapur, do të bëj që të ulen mbi ty të gjitha shpendët e qiellit dhe do t’i ngop me ty kafshët e gjithë dheut.

Ezekieli 32:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do ta hedh mishin tënd mbi male dhe do t’i mbush luginat me togun e skeletit tënd.

Ezekieli 32:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i jap gjithashtu tokës të pijë nga rrjedha e gjakut tënd, deri te malet, dhe shtretërit e lumenjve do të mbushen me ty.

Ezekieli 32:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të të shuaj, do t’i mbuloj qiejt dhe do t’i errësoj yjet, do ta zë diellin me një re dhe hëna nuk do të japë më dritën e saj.

Ezekieli 32:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbi ty do të errësoj të gjithë ndriçuesit e shkëlqyer në qiell dhe do të dërgoj terrin në vendin tënd," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 32:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të pikëlloj zemrën e shumë popujve, kur të bëj që të vijë shkatërrimi yt midis kombeve, në vende që ti nuk i njeh.

Ezekieli 32:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që shumë popuj të çuditen me ty dhe mbretërit e tyre do t’i pushtojë një tmerr i madh për shkakun tënd, kur të vringëllij shpatën time para tyre; secili prej tyre do të dridhet në çdo çast për jetën e tij, ditën e rënies sate".

Ezekieli 32:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Shpata e mbretit të Babilonisë do të bjerë mbi ty.

Ezekieli 32:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që turma jote të rrëzohet nga shpata e burrave të fuqishëm, që janë më të tmerrshmit ndër kombet; ata do të shkatërrojnë krenarinë e Egjiptit dhe gjithë turmat e tij do të asgjësohen.

Ezekieli 32:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj që të ngordhë krejt gjëja e gjallë e tij mbi brigjet e ujrave të mëdha, që nuk do të turbullohen më nga këmba e njeriut, as thundra e kafshëve nuk do t’i turbullojë.

Ezekieli 32:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do t’i lë të qetësohen ujrat e tyre dhe do të bëj që lumenjtë e tyre të rrjedhin si vaj," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 32:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kur do ta kem bërë të shkretë vendin e Egjiptit dhe vendi të jetë zhveshur nga çdo gjë që kishte, kur do të kem goditur gjithë banorët e tij, atëherë do të pranojnë se unë jam Zoti.

Ezekieli 32:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është një vajtim që do të ngrenë për të, do ta ngrenë për bijat e kombeve; do ta ngrenë për Egjiptin dhe gjithë turmat e tij," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 32:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e dymbëdhjetë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit mu drejtua, duke thënë:

Ezekieli 32:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, merrja një vajtimi për turmën e Egjiptit dhe zbrite në thellësinë e tokës, atë dhe bijat e kombeve të famshëm, që bashkë me ata zbresin në gropë.

Ezekieli 32:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë kujt ia kalon nga bukuria? Zbrit dhe zër vend midis atyre që nuk janë rrethprerë.

Ezekieli 32:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata do të bien në mes të atyre që janë vrarë nga shpata. Ai i është dorëzuar shpatës; e tërheqin me gjithë turmat e tij.

Ezekieli 32:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Trimat më të fortë, bashkë me ata që e ndihmonin, do t’i flasin në mes të Sheolit: "Kanë zbritur dhe kanë zënë vend bashkë me ata që nuk janë rrethprerë, bashkë me ata që i ka shpuar shpata?".

Ezekieli 32:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje është Asiria me gjithë turmën e saj, me varret e saj përreth; janë të gjithë të vrarë, të rënë nga shpata.

Ezekieli 32:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Varret e tyre janë vendosur në thellësinë e gropës dhe turma e saj është rreth varrit të tij; të gjithë janë të vrarë nga shpata, ata që përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.

Ezekieli 32:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje është Elami me gjithë turmën e tij rreth varrit të tij; janë të gjithë të vrarë, të rrëzuar nga shpata, që kanë zbritur pa u rrethprerë në thellësi të tokës, ata që përhapnin tmerr mbi dheun e të gjallëve; tani ata mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë.

Ezekieli 32:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kanë vënë shtratin e tij në mes të të vrarëve me gjithë turmën e tij, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse kishin përhapur tmerrin mbi dheun e të gjallëve; por tani e mbajnë turpin e tyre me ata që zbresin në gropë; janë vendosur në mes të të vrarëve.

Ezekieli 32:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje është Mesheku, Tubali, dhe tërë turma e tyre, me varret e tyre rreth tij; të gjithë nuk janë rrethprerë, janë shpuar nga shpata, sepse përhapin tmerrin mbi dheun e të gjallëve.

Ezekieli 32:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk rrijnë me heronjtë e rënë të atyre që nuk janë rrethprerë, që kanë zbritur në Sheol me armët e tyre të luftës dhe që shpatat e tyre janë vënë nën kokat e tyre; por ndëshkimi i paudhësive të tyre do t’u ngjitet kockave të tyre, megjithëse tmerri i këtyre trimave ishte i madh mbi dheun e të gjallëve.

Ezekieli 32:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, ti do të copëtohesh në mes të atyre që nuk janë rrethprerë dhe do të qëndrosh bashkë me ata që janë shpuar nga shpata.

Ezekieli 32:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje është Edomi, me të gjithë mbretërit e tij dhe me të tërë princat e tij, të cilët, megjithë trimërinë e tyre, janë vendosur bashkë me ata që janë shpuar nga shpata. Edhe këta rrinë bashkë me ata që nuk janë rrethprerë dhe me ata që zbresin në gropë.

Ezekieli 32:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje janë tërë princat e veriut dhe tërë Sidonasit që kanë zbritur bashkë me ata që janë shpuar të hutuar për shkak të tmerrit që u kallnin me fuqitë e tyre. Qëndrojnë të parrethprerë bashkë me ata që janë shpuar nga shpata dhe mbajnë turpin e tyre bashkë me ata që zbresin në gropë.

Ezekieli 32:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Faraoni do t’i shohë dhe do të ngushëllohet për të gjithë turmën e tij; Faraoni dhe tërë ushtria e tij do të shpohen nga shpata," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 32:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Ndonëse e lashë të përhapë tmerrin e tij mbi dheun e të gjallëve, Faraoni me gjithë turmën e tij, do të vihet të qëndrojë në mes të atyre që nuk janë rrethprerë, me ata që janë shpuar nga shpata," thotë Zoti, Zoti.
Previous Chapter
« Ezekieli 31 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 33 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 32 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 32 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 32 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 32 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 32 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 32 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 32 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 32 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 32 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 32 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 32 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 32 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 32 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 32 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 32 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 32 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 32 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 32 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 32 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters