Ezekieli Chapter 30 ALB Bible Verse Images

Ezekieli 30 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Ezekieli 30 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Ezekieli 30:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 30:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: Medet, dita!!".

Ezekieli 30:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.

Ezekieli 30:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.

Ezekieli 30:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata".

Ezekieli 30:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti: "Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata," thotë Zoti, Zoti.

Ezekieli 30:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.

Ezekieli 30:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t’i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.

Ezekieli 30:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t’i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur".

Ezekieli 30:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.

Ezekieli 30:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.

Ezekieli 30:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i thaj lumenjtë dhe do t’ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".

Ezekieli 30:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t’i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.

Ezekieli 30:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t’i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,

Ezekieli 30:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.

Ezekieli 30:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.

Ezekieli 30:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.

Ezekieli 30:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.

Ezekieli 30:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

Ezekieli 30:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:

Ezekieli 30:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë për të përdorur shpatën".

Ezekieli 30:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t’ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t’i bjerë shpata nga dora.

Ezekieli 30:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t’i përhap në vende të ndryshme.

Ezekieli 30:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t’i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.

Ezekieli 30:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.

Ezekieli 30:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do t’i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t’i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
Previous Chapter
« Ezekieli 29 (ALB)
Next Chapter
Ezekieli 31 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Ezekiel 30 (ASV) »
King James Version (KJV)
Ezekiel 30 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Ezekiel 30 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Ezekiel 30 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Ezekiel 30 (WEB) »
French Bible (LSG)
Ézéchiel 30 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Hesekiel 30 (LUTH1912) »
Hebrew Bible (HEB)
יחזקאל 30 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Ezequiel 30 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Ê-xê-ki-ên 30 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Ezequiel 30 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Ezechiele 30 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
以 西 结 书 30 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
以 西 結 書 30 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Hesekiel 30 (SV1917) »
Ukrainian Bible (UKR)
Єзекіїль 30 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Ezékiel 30 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Езекил 30 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Esekiel 30 (NORSK) »

Ezekieli (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters