Luka Chapter 16 ALB Bible Verse Images

Luka 16 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 16 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 16:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: “Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.

Luka 16:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai e thirri dhe i tha: "Ç’është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im".

Luka 16:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe administratori tha me vete: "Ç’do të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s’e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp.

Luka 16:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E di ç’do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi".

Luka 16:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: "Sa i detyrohesh zotërisë tim?".

Luka 16:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjigj: "Njëqind bato vaj". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë".

Luka 16:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha një tjetri: "Po ti sa i detyrohesh?". Ai u përgjigj: Njëqind kora grurëë". Atëherë ai i tha: "Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë".

Luka 16:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës.

Luka 16:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e përjetshme.

Luka 16:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.

Luka 16:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t’ju besojë pasuritë e vërteta?

Luka 16:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t’ju japë tuajën?

Luka 16:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.”

Luka 16:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.

Luka 16:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.

Luka 16:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.

Luka 16:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.

Luka 16:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai që lëshon gruan e vet dhe merr një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me një grua të lëshuar nga i burri, shkel kurorën.”

Luka 16:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.

Luka 16:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara,

Luka 16:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.

Luka 16:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.

Luka 16:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij.

Luka 16:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai bërtiti dhe tha: "O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.

Luka 16:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Abrahami thoshte: "O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.

Luka 16:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne".

Luka 16:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai i tha: "Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,

Luka 16:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh".

Luka 16:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abrahami u përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata".

Luka 16:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha: "Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen".

Luka 16:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i tha: "Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish".”
Previous Chapter
« Luka 15 (ALB)
Next Chapter
Luka 17 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 16 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 16 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 16 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 16 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 16 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 16 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 16 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 16 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 16 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 16 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 16 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 16 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 16 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 16 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 16 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 16 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 16 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 16 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 16 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 16 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 16 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 16 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 16 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 16 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 16 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 16 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 16 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters