Luka Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Luka 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: “Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet.”

Luka 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha: “Kur të luteni, thoni: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.

Luka 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.

Luka 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu".”

Luka 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: "Mik, më jep hua tri bukë,

Luka 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara";

Luka 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: "Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t’i jap"?

Luka 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t’i japë të gjitha bukët që i nevojiten.

Luka 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj po ju them: Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.

Luka 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t’i hapet atij që troket.

Luka 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t’i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t’i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?

Luka 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose, po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep?

Luka 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë.”

Luka 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.

Luka 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por disa nga ata thanë: “Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve.”

Luka 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.

Luka 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: “Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.

Luka 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.

Luka 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.

Luka 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.

Luka 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.

Luka 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.

Luka 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.

Luka 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: "Do të kthehem në shtëpinë time nga dola".

Luka 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,

Luka 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para.”

Luka 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: “Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën.”

Luka 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha: “Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë.”

Luka 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: “Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.

Luka 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.

Luka 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t’i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.

Luka 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona.”

Luka 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.

Luka 11:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.

Luka 11:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.

Luka 11:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj.”

Luka 11:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.

Luka 11:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.

Luka 11:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti i tha: “Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.

Luka 11:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?

Luka 11:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.

Luka 11:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t’i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.

Luka 11:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.

Luka 11:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur.”

Luka 11:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: “Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne.”

Luka 11:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai thoshte: “Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrë as edhe me një gisht.

Luka 11:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.

Luka 11:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.

Luka 11:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: "Unë do t’u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t’i përndjekin,"

Luka 11:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që këtij brezi t’i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:

Luka 11:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t’i kërkohet llogari.

Luka 11:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mjerë ju, o mësues të ligjit! Sepse ju e morët çelësin e dijes; ju vetë nuk hytë dhe penguat hyrjen e atyre që po hynin.”

Luka 11:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ndërsa ai u fliste atyre këto gjëra, skribët dhe farisenjtë filluan të zemërohen shumë kundër tij dhe ta sulmojnë atë me shumë pyetje,

Luka 11:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.
Previous Chapter
« Luka 10 (ALB)
Next Chapter
Luka 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 11 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 11 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 11 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 11 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 11 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 11 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 11 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 11 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 11 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 11 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 11 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters