Luka Chapter 23 ALB Bible Verse Images

Luka 23 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 23 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 23:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u ngrit gjithë asambleja dhe e çuan te Pilati.

Luka 23:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe filluan ta paditin duke thënë: “Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe ndalonte t’i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti.”

Luka 23:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati e pyeti duke thënë: “A je ti mbreti i Judenjve?.” Dhe Jezusi iu përgjigj dhe tha: “Ti po thua.”

Luka 23:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pilati u tha atëherë krerëve të priftërinjve dhe popullit: “Unë nuk po gjej asnjë faj te ky njeri.”

Luka 23:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata ngulnin këmbë, duke thënë: “Ai po ngre popullin në kryengritje duke mësuar në mbarë Judenë, që nga Galilea e deri këtu.”

Luka 23:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati, kur dëgjoi se u fol për Galilenë, pyeti në se ai njeri ishte Galileas.

Luka 23:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur mori vesh se ai i takonte juridiksionit të Herodit, e dërgoi te Herodi, i cili, ndër ato ditë, ndodhej edhe ai në Jeruzalem.

Luka 23:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Herodi pa Jezusin, u gëzua shumë; prej shumë kohësh ai donte ta shihte, sepse kishte dëgjuar shumë për të dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.

Luka 23:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.

Luka 23:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq krerët e priftërinjve dhe skribët rrinin aty dhe e paditnin me furi.

Luka 23:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Herodi, me ushtarët e vet, mbasi e fyu dhe e talli, e veshi me një rrobe të shkëlqyeshme dhe ia riktheu Pilatit.

Luka 23:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë ditë Herodi dhe Pilati u bënë miq me njëri-tjetrin, ndërsa më parë ishin armiq.

Luka 23:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati, mblodhi krerët e priftërinjve, kryetarët dhe popullin,

Luka 23:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: “Ju më prutë këtë njeri si çoroditës të popullit; dhe ja, unë, pasi e hetova para jush, nuk kam gjetur tek ai asnjë nga fajet për të cilat ju e paditni,

Luka 23:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe as Herodi, sepse na e ktheu përsëri te ne; në fakt ai s’ka bërë asgjë që të meritojë vdekjen.

Luka 23:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj.”

Luka 23:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani me rastin e festës së Pashkës qeveritari duhet të lironte dikë.

Luka 23:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, të gjithë njëzeri, bërtitën duke thënë: “Vraje këtë dhe na liro Barabën.”

Luka 23:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky ishte hedhur në burg për një trazirë të bërë në qytet dhe për vrasje.

Luka 23:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Pilati, duke dashur të lëshojë Jezusin, u foli përsëri.

Luka 23:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata bërtitnin duke thënë: “Kryqëzoje!.”

Luka 23:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për të tretën herë ai u tha atyre: “Po ç’të keqe bëri ky? Unë nuk gjeta në të asnjë faj që të meritojë vdekjen. Prandaj, pasi ta fshikullojnë, do ta lëshoj.”

Luka 23:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata ngulnin këmbë me britma te mëdha duke kërkuar që ta kryqëzonin; dhe britmat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve u bënë mbisunduese.

Luka 23:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilat vendosi që të bëhej çka ata kërkonin.

Luka 23:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ua lëshoi atë që qe burgosur për trazirë dhe vrasje dhe që ata e kishin kërkuar; dhe Jezusin ia dorëzoi vullnetit të tyre.

Luka 23:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po e çonin, kapën njëfarë Simoni nga Kirena, që po kthehej nga fusha, e ngarkuan me kryqin që ta mbarte pas Jezusit.

Luka 23:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e ndiqte një turmë e madhe populli dhe disa gra që hidhëroheshin dhe vajtonin për të.

Luka 23:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u kthye nga ato dhe u tha: “O bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj dhe për fëmijët tuaj.

Luka 23:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ja, do të vijnë ditët kur do të thuhet: "Lum gratë shterpe dhe lum barqet që nuk kanë pjellë dhe gjinjtë që nuk kanë mëndur!".

Luka 23:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë do të fillojnë t’u thonë maleve: "Bini përmbi ne!," dhe kodrave: "Na mbuloni!".

Luka 23:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, në se bëhet kështu me drurin e njomë, ç’do të bëhet me të thatin?".

Luka 23:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dy të tjerë, që ishin keqbërës, i prunë bashkë me të, për t’i vrarë.

Luka 23:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur arritën në vendin që quhet “Kafka,” aty e kryqëzuan atë dhe keqbërësit, njërin në të djathtë dhe tjetri në të majtë.

Luka 23:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi tha: “O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë.” Pastaj, pasi i ndanë rrobat e tij, hodhën short.

Luka 23:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe populli rrinte aty për të parë; dhe kryetarët me popullin e përqeshnin, duke thënë: “Ai i shpëtoi të tjerët, le të shpëtojë veten, po qe se me të vërtetë është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë.”

Luka 23:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ushtarët e tallnin, duke iu afruar dhe duke i ofruar uthull,

Luka 23:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe duke thënë: “Nëse ti je mbreti i Judenjve, shpëto veten.”

Luka 23:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përveç kësaj përmbi kryet e tij ishte një mbishkrim me shkronja greke, latine dhe hebraike: "KY ÉSHTÉ MBRETI I JUDENJVE".

Luka 23:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani një nga keqberësit e kryqëzuar e shau duke thënë: “Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten dhe neve.”

Luka 23:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai tjetri duke e përgjigjur e qortoi duke i thënë: “A s’ke frikë nga Perëndia, që je nën të njëjtin dënim?

Luka 23:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në realitet, ne me të drejtë jemi dënuar, sepse po marrim ndëshkimin e merituar për ato që kemi kryer, ndërsa ky nuk ka bërë asnjë të keqe.”

Luka 23:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha Jezusit: “Zot, kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde.”

Luka 23:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i tha: “Në të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parajsë.”

Luka 23:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishte afërsisht ora e gjashtë dhe errësira e mbuloi gjithë vendin deri në orën e nëntë.

Luka 23:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dielli u err dhe perdja e tempullit u nda në mes.

Luka 23:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: “O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!.” Dhe, si tha këto, dha fryma.

Luka 23:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë centurioni, kur pa ç’ndodhi, përlëvdoi Perëndinë duke thënë: “Me të vërtetë ky njeri ishte i drejtë!.”

Luka 23:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithë turma, që ishte mbledhur për të parë ç’po ndodhte, kur e pa këtë, u kthye duke rrahur kraharorin.

Luka 23:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë të njohurit e tij dhe gratë që e kishin ndjekur që nga Galilea qendronin larg, duke parë këto gjëra.

Luka 23:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ishte një burrë me emër Jozef, që ishte anëtar i sinedrit, njeri i drejtë dhe i mirë;

Luka 23:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai nuk kishte miratuar vendimin dhe veprimin e të tjerëve. Ai ishte nga Arimatea, qytet i Judesë dhe priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë.

Luka 23:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu paraqit Pilatit dhe kërkoi trupin e Jezusit.

Luka 23:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, pasi e zbriti poshtë nga kryqi, e mbështolli në një çarçaf dhe e vuri në një varr të gërmuar në shkëmb, ku ende nuk ishte varrosur asnjeri.

Luka 23:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishte dita e Përgatitjes dhe e shtuna po fillonte.

Luka 23:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gratë që kishin ardhur me Jezusin nga Galilea duke e ndjekur nga afër, e panë varrin dhe mënyrën se si ishte vënë trupi i Jezusit;

Luka 23:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pastaj ato u kthyen dhe përgatitën erëra të mira dhe vajra; dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit.
Previous Chapter
« Luka 22 (ALB)
Next Chapter
Luka 24 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 23 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 23 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 23 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 23 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 23 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 23 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 23 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 23 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 23 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 23 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 23 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 23 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 23 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 23 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 23 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 23 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 23 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 23 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 23 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 23 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 23 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 23 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 23 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 23 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 23 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 23 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 23 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters