Luka Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Luka 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,

Luka 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Në një qytet ishte një gjykatës që nuk kishte frikë nga Perëndia dhe nuk kishte respekt për njeri.

Luka 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani po në atë qytet ishte një grua e ve që shkonte tek ai duke thënë: Ma jep të drejtën para kundërshtarit timm".

Luka 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për një farë kohe ai nuk deshi ta bënte, por pastaj tha me vete: Megjithse nuk kam frikë nga Perëndia dhe s’kam respekt për asnjeri,,

Luka 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke qenë se kjo grua e ve po vazhdon të më mërzitë, do t’ia jap të drejtën, sepse, duke më ardhur vazhdimisht, do të më rraskapitë".”

Luka 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti tha: “Dëgjoni ç’thotë gjykatësi i padrejtë.

Luka 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vallë Perëndia nuk do të marrë hak për të zgjedhurit e tij që i këlthasin atij ditë e natë? A do të vonojë, vallë, të ndërhyjë në favor të tyre?

Luka 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, unë ju them se ai do t’ua marrë hakun së shpejti. Po kur të vijë Biri i njeriut, a do të gjejë besim mbi tokë?.”

Luka 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai tha edhe këtë shëmbëlltyre për disa që pretendonin se ishin të drejtë dhe i përbuznin të tjerët.

Luka 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Dy njerëz u ngjitën në tempull për t’u lutur; njëri ishte farise dhe tjetri tagrambledhës.

Luka 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fariseu rrinte në këmbë dhe lutej në vetvete kështu: "O Perëndi, të falënderoj që nuk jam si njerëzit e tjerë, grabitqarë, të padrejtë, kurorëshkelës, dhe as si ai tagrambledhës.

Luka 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Unë agjëroj dy herë në javë dhe paguaj të dhjetën e gjithçkaje që kam".

Luka 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse tagrambledhësi rrinte larg dhe as që guxonte t’i çonte sytë drejt qiellit; por rrihte kraharorin e vet duke thënë: "O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit".

Luka 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë po ju them se ky, dhe jo tjetri, u kthye në shtëpinë e vet i shfajësuar; sepse kushdo që lartohet do të ulet, dhe kush ulet, do të lartohet.”

Luka 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I prunë edhe disa fëmijë të vegjël që t’i prekte; por dishepujt, kur panë këtë, i qortuan.

Luka 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i thirri fëmijët pranë vetes dhe tha: “I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.

Luka 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë atje.”

Luka 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një nga krerët e pyeti duke thënë: “Mësues i mirë, ç’duhet të bëj për të trashëguar jetën e përjetshme?.”

Luka 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Përse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.

Luka 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos thuaj dëshmi të rrem, ndero atin tënd dhe nënën tënde".”

Luka 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai tha: “Të gjitha këto i kam zbatuar që nga rinia.”

Luka 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si e dëgjoi, Jezusi i tha: “Të mungon akoma një gjë: shit gjithçka që ke dhe jepua të varfërve dhe do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja e më ndiq.”

Luka 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, kur i dëgjoi këto gjëra, u trishtua shumë, sepse ishte shumë i pasur.

Luka 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, kur pa se ai ishte trishtuar shumë, tha: “Sa është e vështirë për ata që kanë pasuri të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë!

Luka 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse është më lehtë që një deve të kalojë nëpër vrimën e gjilpërës, sesa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.”

Luka 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që e dëgjonin thanë: “Po kush, pra, mund të shpëtohet?.”

Luka 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai tha: “Gjëra të pamundshme për njerëzit janë të mundshme për Perëndinë.”

Luka 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Pjetri tha: “Ja, ne kemi lënë çdo gjë dhe të kemi ndjekur.”

Luka 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Në të vërtetë po ju them se nuk ka asnjë që të ketë lënë shtëpinë ose prindërit, ose vëllezërit, ose gruan ose fëmijët, për mbretërinë e Perëndisë,

Luka 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që të mos marrë shumëfish në këtë kohë, dhe në kohën e ardhshme jetën e përjetshme.”

Luka 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i mori me vete të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: “Ja, ne po ngjitemi në Jeruzalem dhe të gjitha ato që shkruan profetët për Birin e njeriut do të përmbushen.

Luka 18:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, pra, do t’u dorëzohet paganëve, do të fyhet e do të poshtërohet dhe do ta pështyjnë.

Luka 18:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, pasi ta fshikullojnë, do ta vrasin, por ai do të ringjallet të tretën ditë.”

Luka 18:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk morën vesh asgjë nga të gjitha këto: këto fjalë për ta ishin fshehtësi dhe ata nuk kuptonin ato që u ishin thënë.

Luka 18:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ndërsa ai po i afrohej Jerikos, një i verbër ishte ulur përgjatë rrugës dhe po lypte;

Luka 18:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kur dëgjoi se po kalonte turma, pyeti çfarë ishte;

Luka 18:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
iu përgjigjën se po kalonte Jezusi nga Nazareti.

Luka 18:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai bërtiti duke thënë: “O Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua.”

Luka 18:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që ecnin përpara i bërtitën të heshtte, por ai bërtiste edhe më fort: “O Bir i Davidit: ki mëshirë për mua.”

Luka 18:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi ndaloi dhe urdheroi t’ia sillnin dhe, kur ai iu afrua, e pyeti

Luka 18:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thëne: “Çfarë dëshiron të bëj për ty?.” Dhe ai tha: “Zot, të rimarr dritën e syve.”

Luka 18:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Rimerr dritën e syve, Besimi yt të shëroi.”

Luka 18:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në çast rimori dritën e syve dhe e ndiqte duke përlëvduar Perëndinë; dhe gjithë populli, kur pa këtë, i dha lavdi Perëndisë.
Previous Chapter
« Luka 17 (ALB)
Next Chapter
Luka 19 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 18 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 18 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 18 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 18 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 18 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 18 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 18 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 18 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 18 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 18 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 18 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 18 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 18 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 18 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters