Luka Chapter 1 ALB Bible Verse Images

Luka 1 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 1 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 1:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë,

Luka 1:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës,

Luka 1:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
m’u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t’i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil,

Luka 1:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.

Luka 1:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ditën e Herodit, mbretit të Judesë, ishte një prift me emër Zakaria, nga rendi i Abias; gruaja e tij ishte pasardhëse e Aaronit dhe quhej Elizabetë.

Luka 1:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që të dy ishin të drejtë në sytë e Perëndisë, duke ecur pa të metë në të gjitha urdhërimet dhe ligjet e Zotit.

Luka 1:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por nuk kishin fëmijë, sepse Elizabeta ishte shterpe, dhe të dy ishin të kaluar në moshë.

Luka 1:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që, kur Zakaria po ushtronte detyrën e tij priftërore para Perëndisë sipas rregullit të rendit të vet,

Luka 1:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sipas zakonit të shërbesës priftërore, i ra shorti të hyjë në tempullin e Zotit për të djegur temjanin.

Luka 1:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq mbarë turma e popullit rrinte jashtë e lutej, në orën e temjanit.

Luka 1:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një engëll i Zotit iu shfaq duke qëndruar në këmbë në të djathtën e altarit të temjanit.

Luka 1:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zakaria, kur e pa, u trondit dhe e zuri frika.

Luka 1:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por engjëlli i tha: “Mos u tremb, Zakaria, sepse lutja jote u plotësua dhe gruaja jote Elizabeta do të lindë një djalë, të cilit do t’ia vësh emrin Gjon.

Luka 1:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai do të jetë për ty shkak gëzimi dhe hareje, dhe shumë vetë do të gëzohen për lindjen e tij.

Luka 1:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai do të jetë i madh përpara Zotit; nuk do të pijë as verë as pije dehëse dhe do të jetë i përplotë me Frymën e Shenjtë që në barkun e s’ëmës.

Luka 1:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do t’i kthejë shumë prej bijve të Izraelit te Zoti, Perëndia i tyre.

Luka 1:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe do të shkojë përpara tij në frymë dhe pushtet të Elias, për t’i kthyer zemrat e prindërve te fëmijët dhe rebelët në urtinë e të drejtëve, për t’ia bërë gati Zotit një popull të përgatitur mirë.”

Luka 1:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zakaria i tha engjëllit: “Nga se do ta njoh këtë? Sepse unë jam plak dhe gruaja ime është e kaluar në moshë.”

Luka 1:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli, duke iu përgjigjur, i tha: “Unë jam Gabrieli që rri në prani të Perëndisë, dhe më kanë dërguar që të flas me ty dhe të të njoftoj këto lajme të mira.

Luka 1:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, ti do të jesh i pagojë dhe nuk do të mund të flasësh deri në atë ditë kur do të ndodhin këto gjëra, sepse nuk u ke besuar fjalëve të mia, të cilat do të përmbushen në kohën e tyre.”

Luka 1:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq populli po priste Zakarian dhe çuditej që ai po vonohej aq shumë brenda tempullit.

Luka 1:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur doli, nuk mundi t’u flasë atyre; atëherë ata e kuptuan se ai kishte pasur një vegim në tempull; ai u bënte shenja atyre, por mbeti i pagojë.

Luka 1:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, kur u plotësuan ditët e shërbesës së tij, ai u kthye në shtëpinë e vet.

Luka 1:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, pas atyre ditëve Elizabeta, gruaja e tij, u ngjiz; dhe u fsheh pesë muaj dhe thoshte:

Luka 1:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ja ç’më bëri Zoti, në ato ditë kur e ktheu vështrimin e tij mbi mua për të më hequr turpin përpara njerëzve.”

Luka 1:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,

Luka 1:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.

Luka 1:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: “Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë.”

Luka 1:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.

Luka 1:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli i tha: “Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.

Luka 1:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t’ia vesh emrin Jezus.

Luka 1:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij;

Luka 1:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur.”

Luka 1:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Maria i tha engjëllit: “Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?.”

Luka 1:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: “Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.

Luka 1:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,

Luka 1:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme.”

Luka 1:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.” Dhe engjëlli u largua prej saj.

Luka 1:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në ato ditë Maria u ngrit dhe shkoi me nxitim në krahinën malore, në një qytet të Judesë,

Luka 1:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe hyri në shtëpinë e Zakarias e përshëndeti Elizabetën.

Luka 1:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, sapo Elizabeta dëgjoi përshëndetjen e Maries, fëmija i kërceu në bark, dhe Elizabeta u mbush me Frymën e Shenjtë,

Luka 1:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe thërriti me zë të lartë, duke thënë: “Ti je e bekuar ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.

Luka 1:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe përse po më ndodh kjo, që nëna e Zotit tim të vijë tek unë?

Luka 1:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, ja, sapo arriti në veshët e mi zëri i përshëndetjes sate, fëmija nga gëzimi kërceu në barkun tim.

Luka 1:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, e lumur është ajo që besoi, sepse gjërat që i janë thënë nga ana e Zotit do të realizohen!.”

Luka 1:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Maria tha: “Shpirti im e madhëron Zotin,

Luka 1:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim,

Luka 1:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai e shikoi me pëlqim ultësinë e shërbëtores së tij; sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më shpallin të lume,

Luka 1:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse i Pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha, dhe i Shenjtë është emri i tij!

Luka 1:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mëshira e tij shtrihet nga brezi në brez për ata që e druajnë.

Luka 1:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai veproi pushtetshëm me krahun e vet; i shpërndau krenarët me mendimet e zemrave të tyre;

Luka 1:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i përmbysi pushtetarët nga fronat e tyre dhe i ngriti të përulurit;

Luka 1:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i mbushi me të mira të uriturit dhe i ktheu duarbosh të pasurit.

Luka 1:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai e ndihmoi Izraelin, shërbëtorin e vet, duke i kujtuar për mëshirën e tij,

Luka 1:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu si ua pati deklaruar etërve tanë, Abrahamit dhe pasardhësve të tij, për gjithmonë.”

Luka 1:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Maria ndenji me Elizabetën gati tre muaj, pastaj u kthye në shtëpinë e vet.

Luka 1:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.

Luka 1:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Fqinjët e saj dhe të afërmit, kur dëgjuan se Zoti kishte treguar mëshirë të madhe ndaj saj, u gëzuan me të.

Luka 1:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t’ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij;

Luka 1:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por e ëma ndërhyri dhe tha: “Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon.”

Luka 1:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i thanë: “S’ka njeri në fisin tënd që të quhet me këtë emër.”

Luka 1:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu me shenja e pyetën të atin, si donte që t’i quhej.

Luka 1:63 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai atëherë kërkoi një tabelë shkrimi dhe shkroi mbi të: “Emri i tij është Gjon.” Dhe të gjithë u mrrekulluan.

Luka 1:64 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë çast goja e tij u hap dhe gjuha e tij u zgjidh, dhe fliste duke bekuar Perëndinë.

Luka 1:65 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë fqinjëve të tyre u hyri druajtja, dhe të gjitha këto gjëra u përhapën nëpër krejt krahinën malore të Judesë.

Luka 1:66 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha ata që i dëgjuan, i vunë në zemrën e tyre duke thënë: “Vallë kush do të jetë ky fëmijë?.” Dhe dora e Zotit ishte me të.

Luka 1:67 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zakaria, ati i tij, u mbush me Frymën e Shenjtë dhe profetizoi, duke thënë:

Luka 1:68 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, sepse e ka vizituar dhe e kreu çlirimin e popullit të vet;

Luka 1:69 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe na ngriti një shpëtim të pushtetshëm në shtëpinë e Davidit, shërbëtorit të vet,

Luka 1:70 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu si ai e kishte deklaruar nëpërmjet gojës së profetëve të tij të shenjtë që nga kohët e lashta, që ne të shpëtojmë

Luka 1:71 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
prej armiqve tanë dhe prej dorës së gjithë atyre që na urrejnë,

Luka 1:72 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të treguar mëshirë tek etërit tanë e për t’u kujtuar për besëlidhjen e tij të shenjtë,

Luka 1:73 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
betimin që i bëri Abrahamit, atit tonë,

Luka 1:74 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të na lejuar që, pasi të çlirohemi nga duart e armiqve tanë, të mund t’i shërbejmë pa frikë,

Luka 1:75 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në shenjtëri e në drejtësi përpara atij, të gjitha ditët e jetës sonë.

Luka 1:76 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ti, o fëmijë i vogël, do të quhesh profet nga Shumë i Larti, sepse ti do të shkosh përpara fytyrës së Zotit për të përgatitur udhët e tij,

Luka 1:77 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’i dhënë popullit të tij njohjen e shpëtimit, në faljen e mëkateve të tyre;

Luka 1:78 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për hir të thellësisë së mëshirës së Perëndisë sonë, për të cilën agimi nga lart na ka vizituar,

Luka 1:79 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për të ndriçuar ata që dergjeshin në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tona në udhën e paqes.”

Luka 1:80 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë: dhe qëndroi në shkretëtirë deri në atë ditë, kur ai duhej t’i zbulohej Izraelit.
Previous Chapter
« Marku 16 (ALB)
Next Chapter
Luka 2 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 1 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 1 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 1 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 1 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 1 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 1 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 1 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 1 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 1 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 1 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 1 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 1 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 1 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 1 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 1 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 1 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 1 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 1 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 1 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 1 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 1 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 1 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 1 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 1 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 1 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 1 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 1 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters