Luka Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Luka 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe pas kësaj ndodhi që ai shkonte nëpër qytete dhe nëpër fshatra, duke predikuar dhe duke shpallur lajmin e mirë të mbretërisë së Perëndisë; me të ishin të dymbëdhjetët,

Luka 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe disa gra, të cilat i kishte shëruar nga shpirtërat e këqij dhe nga sëmundjet: Maria, e quajtur Magdalenë, prej së cilët pati dëbuar shtatë demonë,

Luka 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Joana, gruaja e Kuzës, administratorit të Herodit, Suzana dhe shumë të tjera të cilat e ndihmonin atë me pasuritë e tyre.

Luka 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si u mblodh një turmë e madhe dhe i erdhën njerëz nga çdo qytet, Jezusi tha në shëmbëlltyrë:

Luka 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Një mbjellës doli të mbjellë farën e vet; dhe, ndërsa po mbillte, një pjesë ra gjatë rrugës, u shkel dhe zogjtë e qiellit e hëngrën.

Luka 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra në gurishte dhe, sapo mbiu, u tha për mungesë vlage.

Luka 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një pjesë tjetër ra ndër ferra; ferrat u rritën bashkë me të dhe ia zunë frymën.

Luka 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse një pjesë ra në tokë të mirë, mbiu dhe dha fryt njëqindfish.” Si i tha këto gjëra, thirri: “Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!.”

Luka 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e vet e pyetën çfarë kuptimi kishte ajo shëmbëlltyrë.

Luka 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai tha: “Juve ju është dhënë të njihni misteret e mbretërisë së Perëndisë; por të tjerëve me anë të shëmbëlltyrave, që ata, duke shikuar të mos shohin dhe, duke dëgjuar të mos kuptojnë.

Luka 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky është kuptimi i shëmbëlltyrës: fara është fjala e Perëndisë.

Luka 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata përgjatë rrugës janë ata që e dëgjojnë fjalën; por pastaj vjen djalli dhe ua merr fjalën nga zemra e tyre, që ata të mos besojnë dhe të mos shpëtojnë.

Luka 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata mbi gurishte janë ata që, kur dëgjojnë, e presin fjalën me gëzim; por ata nuk kanë rrënjë, besojnë për njëfarë kohe, por në momentin e sprovës tërhiqen.

Luka 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjesa që ka rënë ndër ferra janë ata që e dëgjuan fjalën; por, gjatë rrugës, ua zënë frymën shqetësimet, pasuritë dhe kënaqësitë e kësaj jete, dhe nuk arrijnë të piqen.

Luka 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por pjesa që ra në tokë të mirë janë ata që, pasi e dëgjuan fjalën, e ruajnë në zemër të ndershme dhe të mirë dhe japin fryt me qëndrueshmëri.”

Luka 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Askush, pasi të ketë ndezur llambën, nuk e mbulon me një enë ose e fut nën shtrat, por e vë mbi mbajtësen e vet me qëllim që ata që hyjnë të shohin dritë.

Luka 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nuk ka asgjë të fshehtë që nuk do të zbulohet, as sekret që të mos njihet dhe të dalë në dritë.

Luka 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj tregoni kujdes se si dëgjoni, sepse atij që ka, do t’i jepet, kurse atij që nuk ka, do t’i hiqet edhe ajo që ai kujton se ka.”

Luka 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëna e tij dhe vëllezërit e tij erdhën tek ai, por nuk mund t’i afroheshin për shkak të turmës.

Luka 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nga disa i ishte thënë: “Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të të shohin.”

Luka 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e vënë në praktikë.”

Luka 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në një prej atyre ditëve ndodhi që Jezusi hipi në një barkë bashkë me dishepujt e vet dhe u tha: “Të kalojmë në bregun tjetër të liqenit.” Dhe ata u larguan nga bregu.

Luka 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po lundronin, atë e zuri gjumi; dhe një furtunë ra mbi liqen, aq sa barka po mbushej, dhe ishin në rrezik.

Luka 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata iu afruan, e zgjuan dhe i thanë: “Mësues, Mësues, po mbytemi!.” Dhe ai u zgjua, i bërtiti erës dhe tërbimit të ujit; dhe këto u qetësuan dhe u bë bunacë.

Luka 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha dishepujve të vet: “Ku është besimi juaj?.” Dhe ata, të frikësuar, mrekulloheshin dhe i thoshnin njeri tjetrit: “Vallë, kush është ky, që urdhëron edhe erën dhe ujin, dhe ata i binden?.”

Luka 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj lundruan drejt krahinës së Gadareasve, që ndodhet përballë Galilesë;

Luka 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, porsa Jezusi zbriti në tokë, i doli përpara një njeri nga ai qytet, i cili prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.

Luka 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e pa Jezusin, lëshoi një britmë, iu hodh ndër këmbë dhe tha me zë të lartë: “Ç’ka mes meje dhe ty, Jezus, Biri i Perëndisë Shumë të Lartë? Të lutem, mos më mundo!.”

Luka 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse Jezusi po i jepte urdhër frymës së ndyrë të dilte nga ai njeri, sepse shumë herë e kishte pushtuar dhe ndonëse e kishin lidhur me zinxhirë e me pranga dhe e ruanin, ai i këpuste prangat dhe shtyhej prej demonit nëpër shkretëtirat.

Luka 8:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi e pyeti duke thënë: “Si e ke emrin?.” Dhe ai u përgjigj: “Legjion.” Sepse shumë demonë i kishin hyrë në të.

Luka 8:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata e lutnin të mos i urdhëronte të shkonin në humnerë.

Luka 8:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe aty ishte një tufë e madhe derrash që kullotnin në mal, dhe këta demonë iu lutën t’i lejonte të hynin në ta. Ai ua lejoi atyre.

Luka 8:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë demonët, si dolën nga ai njeri, hynë te derrat, dhe ajo tufë u turr nga gremina në liqen dhe u mbyt.

Luka 8:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur panë ç’ndodhi, ata që i ruanin derrat ikën dhe e çuan lajmin në qytet e nëpër fshatra.

Luka 8:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë njerëzit dolën për të parë ç’kishte ndodhur dhe erdhën te Jezusi, dhe gjetën atë njeri, nga i cili kishin dalë demonët, të ulur te këmbët e Jezusit, të veshur dhe me mendje në rregull, dhe patën frikë.

Luka 8:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që e kishin parë ngjarjen, u treguan atyre si ishte shëruar i idemonizuari.

Luka 8:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gjithë popullsia e krahinës së Gadareasve, i kërkoi Jezusit të largohej prej tyre, sepse i kishte zënë një frikë e madhe. Dhe Jezusi hyri në barkë dhe u kthye mbrapa.

Luka 8:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq njeriu prej të cilit dolën demonët, i lutej të rrinte me të; por Jezusi e përcolli duke i thënë:

Luka 8:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego çfarë gjërash të mëdha ka bërë Perëndia për ty.” Dhe ai shkoi anembanë qytetit duke treguar gjërat e mëdha që Jezusi bëri për të.

Luka 8:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që, kur Jezusi u kthye, turma e mirëpriti sepse të gjithë e prisnin.

Luka 8:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, erdhi një njeri me emër Jair, që ishte kryetari i sinagogës; ai i ra ndër këmbë Jezusit dhe iu lut të shkonte në shtëpinë e tij,

Luka 8:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai kishte një vajzë të vetme rreth dymbëdhjetë vjeçe, që ishte për vdekje. Ndërsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej përreth tij.

Luka 8:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një grua që kishte një fluks gjaku prej dymbëdhjetë vjetësh dhe kishte shpenzuar ndër mjekë gjithë pasurinë e saj, pa mundur që të shërohej nga njeri,

Luka 8:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobës së tij dhe në atë çast iu pre fluksi i gjakut.

Luka 8:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi tha: “Kush më preku?.” Mbasi të gjithë e mohuan, Pjetri dhe ata që ishin me të, thanë: “Mësues, turmat po shtyhen dhe po të ndeshin dhe ti thua: "Kush më preku?".”

Luka 8:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi tha: “Dikush më preku, sepse e ndjeva që një fuqi doli prej meje.”

Luka 8:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gruaja, duke parë se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tëra, dhe i ra ndër këmbë dhe i deklaroi në prani të gjithë popullit, përse e kishte prekur dhe si ishte shëruar në çast.

Luka 8:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i tha: “Merr zemër, bijë; besimi yt të shëroi; shko në paqe!.”

Luka 8:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Jezusi vazhdonte të fliste, erdhi një nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: “Vajza jote vdiq, mos e shqetëso Mësuesin.”

Luka 8:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, mbasi i dëgjoi këto, i tha: “Mos druaj; ti vetëm beso dhe ajo do të shpëtojë.”

Luka 8:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si arriti në shtëpi, nuk la asnjeri të hyjë, përveç Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nënën e vajzës.

Luka 8:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë qanin dhe mbajtën zi. Por ai tha: “Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle.”

Luka 8:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata e përqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.

Luka 8:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, e kapi për dore dhe thirri duke thënë: “Vajzë, çohu!.”

Luka 8:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjëherë u çua; pastaj Jezusi urdhëroi që t’i jepnin të hante.

Luka 8:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe prindërit e saj mbetën të habitur. Por Jezusi i porositi të mos i thonin kurrkujt ç’kishte ndodhur.
Previous Chapter
« Luka 7 (ALB)
Next Chapter
Luka 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 8 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 8 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 8 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 8 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 8 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 8 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 8 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 8 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 8 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 8 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 8 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 8 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 8 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 8 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 8 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 8 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 8 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 8 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 8 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 8 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 8 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 8 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 8 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 8 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 8 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 8 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters