Luka Chapter 24 ALB Bible Verse Images

Luka 24 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 24 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 24:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.

Luka 24:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.

Luka 24:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.

Luka 24:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.

Luka 24:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: “Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?

Luka 24:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk ështe këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,

Luka 24:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë.”

Luka 24:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ato kujtonin fjalët e tij.

Luka 24:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur u kthyen nga varri, ato ua treguan të gjitha këto gjëra të njëmbëdhjetëve dhe gjithë të tjerëve.

Luka 24:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ato që u treguan apostujve këto gjëra ishin Maria Magdalena, Joana, Maria, nëna e Jakobit dhe gratë e tjera që ishin me to.

Luka 24:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por këto fjalë atyrë iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre.

Luka 24:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur.

Luka 24:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ate ditë, dy nga ata po shkonin drejt një fshati, me emër Emaus, gjashtëdhjetë stade larg Jeruzalemit.

Luka 24:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata po bisedonin midis tyre për të gjitha ato që kishin ndodhur.

Luka 24:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta.

Luka 24:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.

Luka 24:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Ç’janë këto biseda që bëni me njëri-tjetrin udhës? Dhe pse jeni të trishtuar?.”

Luka 24:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një nga ata, i me emër Kleopa, duke u përgjigjur tha: “Je ti i vetmi i huaj në Jeruzalem, që nuk i di gjërat që kanë ndodhur këtu në këto ditë?.”

Luka 24:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Cilat?.” Ata i thanë: “Çështjen e Jezusit nga Nazareti, që ishte një profet i fuqishëm në vepra dhe në fjalë përpara Perëndisë dhe përpara gjithë popullit.

Luka 24:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe se si krerët e priftërinjve dhe kryetarët tanë e kanë dorëzuar për ta dënuar me vdekje dhe e kanë kryqëzuar.

Luka 24:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne kishim shpresë se ai do të ishte ky që do ta çlironte Izraelin; por, megjithkëtë, sot është e treta ditë që kur ndodhën këto gjëra.

Luka 24:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por edhe disa gra në mes nesh na kanë çuditur, sepse, kur shkuan herët në mëngjes te varri,

Luka 24:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë nië vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.

Luka 24:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe disa nga tanët shkuan te varri dhe e gjetën ashtu si kishin treguar gratë, por atë nuk e panë.”

Luka 24:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u tha atyre: “O budallenj dhe zemërngathët për të besuar gjithçka që kanë thënë profetët!

Luka 24:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por a nuk duhej që Krishti të vuajë gjëra të tilla që të hyjë kështu në lavdinë e tij?.”

Luka 24:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët, ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.

Luka 24:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur iu afruan fshatit për ku ishin drejtuar, ai bëri sikur do të vazhdonte më tutje.

Luka 24:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata e detyruan duke thënë: “Rri me ne, sepse po ngryset dhe dita po mbaron.” Edhe ai hyri që të rrijë me ta.

Luka 24:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, siç ishte në tryezë me ta, mori bukën, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre.

Luka 24:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.

Luka 24:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i thanë njeri tjetrit: “Po a nuk na digjej zemra përbrenda, kur ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet?.”

Luka 24:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në po atë çast u ngritën dhe u kthyen në Jeruzalem, ku e gjetën të njëmbëdhjetët dhe ata që ishin mbledhur bashkë me ta.

Luka 24:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata thoshnin: “Zoti u ringjall me të vërtetë dhe iu shfaq Simonit.”

Luka 24:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata atëherë treguan ç’u kishte ndodhur rrugës dhe si e kishin njohur në ndarjen e bukës.

Luka 24:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa ata po bisedonin për këto gjëra, vetë Jezusi u shfaq në mes tyre dhe u tha atyre: "Paqja me ju!.”

Luka 24:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, të tmerruar dhe gjithë frikë, mendonin se po shihnin një frymë.

Luka 24:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u tha atyre: “Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?

Luka 24:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!.”

Luka 24:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët.

Luka 24:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: “A keni këtu diçka për të ngrënë?.”

Luka 24:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.

Luka 24:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.

Luka 24:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet.”

Luka 24:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet,

Luka 24:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: “Kështu është shkruar dhe kështu ishte e nevojshme që Krishti të vuante dhe të ngjallej së vdekuri ditën e tretë,

Luka 24:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe që në emër të tij të predikohet pendimi dhe falja e mëkateve ndër të gjithë popujt, duke filluar nga Jeruzalemi.

Luka 24:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ju jeni dëshmitarët e këtyre gjërave.

Luka 24:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim, por ju qëndroni në qytetin e Jeruzalemit deri sa të visheni me pushtet nga lart.”

Luka 24:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj iu priu jashtë deri në Betani dhe, si i ngriti lart duart, i bekoi.

Luka 24:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell.

Luka 24:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, pasi e adhuruan, u kthyen në Jeruzalem me gëzim të madh.

Luka 24:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe rrinin vazhdimisht në tempull duke lavdëruar dhe bekuar Perëndinë. Amen!
Previous Chapter
« Luka 23 (ALB)
Next Chapter
Gjoni 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 24 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 24 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 24 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 24 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 24 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 24 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 24 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 24 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 24 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 24 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 24 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 24 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 24 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 24 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 24 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 24 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 24 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 24 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 24 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 24 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 24 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 24 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 24 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 24 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 24 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 24 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 24 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters