Luka Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Luka 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.

Luka 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.

Luka 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha atyre: “Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.

Luka 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.

Luka 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre.”

Luka 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.

Luka 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,

Luka 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.

Luka 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Herodi tha: “Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?.” Dhe kërkonte ta shihte.

Luka 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.

Luka 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.

Luka 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: “Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë.”

Luka 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “U jepni ju të hanë.” Ata u përgjigjen: “Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz.”

Luka 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: “I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë.”

Luka 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.

Luka 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t’ia shpërndajnë turmës.

Luka 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.

Luka 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: “Kush thonë turmat se jam unë?.”

Luka 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata duke u përgjgjur thanë: “Disa thonë "Gjon Pagëzori," të tjerë Eliaa" dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur.”

Luka 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?.” Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: “Krishti i Perëndisë.”

Luka 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,

Luka 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet.”

Luka 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.

Luka 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.

Luka 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E pra, ç’dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?

Luka 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.

Luka 9:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë.”

Luka 9:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.

Luka 9:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.

Luka 9:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,

Luka 9:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.

Luka 9:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.

Luka 9:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: “Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”; por ai nuk dinte ç’thoshte.

Luka 9:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.

Luka 9:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: “Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni.”

Luka 9:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç’kishin parë.

Luka 9:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.

Luka 9:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: “Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.

Luka 9:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.

Luka 9:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur.”

Luka 9:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t’ju duroj? Sille këtu djalin tënd.”

Luka 9:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.

Luka 9:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:

Luka 9:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve.”

Luka 9:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.

Luka 9:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.

Luka 9:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke ditur ç’mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,

Luka 9:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: “Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh.”

Luka 9:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: “Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne.”

Luka 9:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi i tha: “Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne.”

Luka 9:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,

Luka 9:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t’i përgatitur ardhjen.

Luka 9:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.

Luka 9:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: “Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?.”

Luka 9:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: “Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;

Luka 9:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t’i shpëtuar.” Pastaj shkuan në një fshat tjetër.

Luka 9:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: “Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh.”

Luka 9:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi i tha: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën.”

Luka 9:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha një tjetri: “Ndiqmë!.” Por ai përgjigjej: “Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim.”

Luka 9:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë.”

Luka 9:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Akoma një tjetër i tha: “Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime.”

Luka 9:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi i tha: “Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë.”
Previous Chapter
« Luka 8 (ALB)
Next Chapter
Luka 10 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 9 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 9 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 9 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 9 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 9 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 9 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 9 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 9 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 9 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 9 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 9 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 9 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 9 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 9 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters