Luka Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Luka 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si e përfundoi gjithë këtë ligjëratë drejtuar popullit që e dëgjoi, hyri në Kapernaum.

Luka 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani një centurion kishte një shërbëtor që e donte shumë; e kishte të sëmurë keq për vdekje.

Luka 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe centurioni, kur dëgjoi për Jezusin, i dërgoi disa pleq Judenj që ta lusnin të vinte e të shëronte shërbëtorin e tij.

Luka 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si arritën te Jezusi, ata e lutën me ngulm duke i thënë: “Ai e meriton që ti ta pranosh këtë gjë,

Luka 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai e do popullin tonë dhe ai na e ndërtoi sinagogën.”

Luka 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo shumë larg shtëpisë, centurioni dërgoi disa miq të tij për t’i thënë: “Zot, mos u shqetëso, sepse unë nuk jam i denjë që ti të hysh nën pullazin tim.

Luka 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Për këtë shkak nuk e çmova veten të denjë të vij tek ti; por ti fol një fjalë dhe shërbëtori im do të shërohet.

Luka 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse edhe unë jam një njeri nën autoritetin e tjetërkujt dhe kam nën urdhër ushtarë; dhe i them njerit: "Shko," dhe ai shkon; dhe një tjetri: Eja,," dhe ai vjen; dhe shërbëtorit tim: "Bëjë këtë," dhe ai e bën.”

Luka 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur i dëgjoi këto fjalë, Jezusi u mrekullua prej tij, dhe, duke iu drejtuar turmës që i vinte pas, tha: “Unë po ju them se as në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh.”

Luka 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur të dërguarit u kthyen në shtëpi, shërbëtorin, që kishte qenë i sëmurë, e gjetën të shëruar.

Luka 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të nesërmen ai shkoi në një qytet që quhej Nain; dhe bashkë me të shkonin shumë nga dishepujt e vet dhe një turmë e madhe.

Luka 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur iu afrua portës së qytetit, ja që po çonin për ta varrosur një të vdekur, djalin e vetëm të nënës së tij, që ishte e ve; dhe një turmë e madhe nga qyteti ishte me të.

Luka 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Posa e pa, Zoti pati dhemshuri për të dhe i tha: “Mos qaj!”

Luka 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U afrua, preku arkivolin, dhe ata që e bartnin u ndalën; atëherë ai tha: “Djalosh, unë të them, çohu!.”

Luka 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i vdekuri u çua ndenjur dhe filloi të flasë. Dhe Jezusi ia dha së ëmës.

Luka 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjithë u mrekulluan dhe lëvdonin Perëndinë duke thënë: “Midis nesh doli një profet i madh” dhe: “Perëndia e vizitoi popullin e vet.”

Luka 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo e thënë për të u përhap nëpër gjithë Judenë dhe anembanë krahinës përreth.

Luka 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjoni u informua prej dishepujve të vet për të gjitha këto gjëra.

Luka 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Gjoni thirri pranë tij dy nga dishepujt e vet, i dërgoi te Jezusi për t’i thënë: “A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?.”

Luka 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta njerëz, pra, shkuan te ai dhe i thanë: “Gjon Pagëzori na dërgoi te ti për të të thënë: "A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?".”

Luka 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në atë orë Jezusi shëroi shumë veta nga sëmundjet, nga fatkeqësitë dhe nga frymërat e lig, dhe shumë të verbërve ua dhuroi të parit.

Luka 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi duke u përgjegjur u tha atyre: “Shkoni dhe i thoni Gjonit ç’keni parë e dëgjuar: të verbërit fitojnë përsëri të parit, të çalët ecin, lebrozët po pastrohen, të shurdhërit po dëgjojnë, të vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet të varfërve.

Luka 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I lumi ai që nuk do të skandalizohet prej meje!.”

Luka 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur lajmëtarët e Gjonit u larguan, ai filloi t’u thotë turmave për Gjonin: “Ç’dolët të shihni në shkreti? Një kallam që e tund era?

Luka 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, ç’dolët të shihni? Një njeri të veshur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të shkëlqyera dhe jetojnë në bollëk banojnë në pallatet e mbretërve.

Luka 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, ç’dolët të shihni? Një profet? Po, unë po ju them: akoma më shumë se një profet.

Luka 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai është ai për të cilin u shkrua: "Ja, unë po dërgoj përpara fytyrës tënde lajmëtarin tim, që do ta përgatitë rrugën sate para teje".

Luka 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë po ju them që nga të lindurit prej gruaje nuk ka asnjë profet më të madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e Perëndisë është më i madh se ai.”

Luka 7:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjithë populli që e dëgjoi dhe tagrambledhësit e pranuan drejtësinë e Perëndisë dhe u pagëzuan me pagëzimin e Gjonit.

Luka 7:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por farisenjtë dhe mësuesit e ligjit e refuzuan planin e Perëndisë për ta dhe nuk u pagëzuan.

Luka 7:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zoti tha: “Me çfarë t’i krahasoj, pra, njerëzit e këtij brezi? Dhe kujt i ngjajnë?

Luka 7:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U ngjajnë fëmijëve që ulen ndër sheshe dhe i bërtasin njëri-tjetrit duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk keni kërcyer; ne kemi kënduar vajtime për ju dhe ju nuk keni qarë".

Luka 7:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Erdhi, pra, Gjon Pagëzori, që nuk ha bukë dhe as pi verë dhe ju thoni: Ai ka një demonn".

Luka 7:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Erdhi Biri i njeriut që ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykësi dhe pijaneci, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve".

Luka 7:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por urtisë i japin të drejtë gjithë bijtë e saj.”

Luka 7:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një nga farisenjtë e ftoi atë të hajë bashkë me të; dhe ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë.

Luka 7:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një grua nga ai qytet, që ishte një mëkatare, kur mori vesh se ai ishte në tryezën e shtëpisë së një fariseu, solli një enë alabastri plot me vaj erëkëndshëm.

Luka 7:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke qëndruar prapa te këmbët e tij dhe duke qarë, filloi t’ia lajë me lot këmbët dhe t’ia fshijë me flokët e kokës së saj; dhe t’ia puthte e t’ia vajoste me vaj erëkëndshëm.

Luka 7:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur e pa këtë gjë, fariseu që e kishte ftuar, tha me vete: “Nëse ky do të ishte një profet, do ta dinte çfarë lloj njeriu është gruaja që po e prek, sepse ajo është një mëkatare.

Luka 7:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, i tha: “Simon, kam diçka për të të thënë.” Dhe ai tha: “Fol, Mësues.”

Luka 7:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Një huadhënës kishte dy huamarrës; njëri i kishte borxh pesëqind denarë dhe tjetri pesëdhjetë.

Luka 7:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Meqë ata nuk kishin të paguanin, ai ua fali borxhin të dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojë më shumë?.”

Luka 7:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: “Ma do mendja, ai, të cilit i fali më shumë.” Dhe Jezusi i tha: “Gjykove drejt.”

Luka 7:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: “A e sheh këtë grua? Unë hyra në shtëpinë tënde dhe ti nuk më dhe ujë për të larë këmbët; ajo, përkundrazi, m’i lau këmbët me lot dhe m’i fshiu me flokët e kresë.

Luka 7:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti nuk më dhe as edhe një puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi së puthuri këmbët e mia.

Luka 7:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ti nuk ma vajose kokën me vaj; kurse ajo m’i vajosi këmbët me vaj erëkëndshëm.

Luka 7:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë po të them se mëkatet e saj të shumta i janë falur, sepse ka dashur shumë; por kujt i falen pak, do pak.”

Luka 7:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha asaj: “Mëkatet e tua të janë falur.”

Luka 7:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata që ishin në tryezë bashkë me të filluan të thonin me vete: “Po kush qenka ky që po falka edhe mëkatet?.”

Luka 7:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi i tha asaj gruaje: “Besimi yt të shpëtoi; shko në paqe!.”
Previous Chapter
« Luka 6 (ALB)
Next Chapter
Luka 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 7 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 7 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 7 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 7 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 7 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 7 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 7 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 7 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 7 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 7 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 7 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 7 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 7 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 7 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 7 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 7 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 7 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 7 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 7 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 7 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 7 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 7 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 7 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 7 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 7 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 7 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters