Luka Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Luka 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë.

Luka 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky regjistrim qe i pari që u krye kur Kuirini ishte guvernatori i Sirisë.

Luka 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet.

Luka 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani edhe Jozefi doli nga qyteti i Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte i shtëpisë dhe i familjes së Davidit,

Luka 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
për t’u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.

Luka 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë.

Luka 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.

Luka 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.

Luka 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikë e madhe.

Luka 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por engjëlli u tha atyre: “Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin;

Luka 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti.

Luka 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kjo do t’ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd.”

Luka 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë:

Luka 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!.”

Luka 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, kur engjëjt u larguan prej tyre për t’u kthyer në qiell, barinjtë i thanë njeri tjetrit: “Le të shkojmë deri në Bethlehem për të parë ç’ka ndodhur dhe ç’na bëri të ditur Zoti.”

Luka 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.

Luka 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë.

Luka 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë ata që i dëgjuan, u mrekulluan nga gjërat që u treguan barinjtë.

Luka 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.

Luka 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe barinjtë u kthyen, duke përlëvduar dhe lavdëruar Perëndinë për të gjitha gjërat që kishin dëgjuar dhe parë, ashtu si u ishte thënë atyre.

Luka 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark.

Luka 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur pastaj ishin plotësuar ditët e pastrimit të saj sipas ligjit të Moisiut, e çuan fëmijën në Jeruzalem për t’ia paraqitur Zotit,

Luka 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ashtu siç është shkruar në ligjin e Zotit: “Çdo mashkull i parëlindur do të jetë thirrur shenjt për Zotin,”

Luka 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe për të ofruar flijim, siç është thënë në ligjin e Zotit, një çift turtujsh ose dy pëllumbash të rinj.

Luka 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ja, në Jeruzalem ishte një njeri që quhej Simeon; Ky njeri ishte i drejtë dhe i përshpirtshëm dhe priste ngushëllimin e Izraelit; dhe Fryma e Shenjtë ishte mbi të.

Luka 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në mënyrë hyjnore atij i qe zbuluar nga Fryma e Shenjtë se nuk do të vdiste para se të kishte parë Krishtin e Zotit.

Luka 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai pra, i shtyrë nga Fryma, erdhi në tempull; dhe, si prindërit i prunë fëmijën Jezus për të bërë me të ato që përshkruan ligji,

Luka 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
ai e mori në krah e bekoi Perëndinë duke thënë:

Luka 2:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Tani, o Zot, lejo që shërbëtori yt të vdesë në paqe, sipas fjalës sate,

Luka 2:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse sytë e mi e panë shpëtimin tënd

Luka 2:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ti e përgatite përpara gjithë popujve:

Luka 2:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit.”

Luka 2:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.

Luka 2:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: “Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,

Luka 2:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave.”

Luka 2:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.

Luka 2:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.

Luka 2:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.

Luka 2:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.

Luka 2:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.

Luka 2:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.

Luka 2:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.

Luka 2:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.

Luka 2:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;

Luka 2:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.

Luka 2:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.

Luka 2:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.

Luka 2:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: “Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!.”

Luka 2:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?.”

Luka 2:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.

Luka 2:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.

Luka 2:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.
Previous Chapter
« Luka 1 (ALB)
Next Chapter
Luka 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 2 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 2 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 2 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 2 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 2 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 2 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 2 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 2 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 2 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 2 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 2 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters