Luka Chapter 22 ALB Bible Verse Images

Luka 22 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Luka 22 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Luka 22:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë.

Luka 22:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli.

Luka 22:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Satani hyri në Judën, i mbiquajtur Iskariot, që ishte një nga të dymbëdhjetët.

Luka 22:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ai shkoi të merret vesh me krerët e priftërinjve e dhe me krerët e rojës për mënyrën se si do ta tradhtonte.

Luka 22:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u gëzuan dhe i premtuan t’i japin para.

Luka 22:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai pranoi dhe kërkonte rastin e volitshëm për t’ua dorëzuar pa qenë e pranishme turma.

Luka 22:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani erdhi dita e të Ndormëve, kur duhet therur flijimi i Pashkës.

Luka 22:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi dërgoi Pjetrin dhe Gjonin duke u thënë: “Shkoni e na bëni gati Pashkën, që ne ta hamë.”

Luka 22:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata e thanë: “Ku dëshiron ta përgatisim?.”

Luka 22:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai tha atyre: “Ja, kur të hyni në qytet, do t’ju dalë përpara një njeri që mban një brokë uji; ndiqeni në shtëpinë ku ai do të hyjë.

Luka 22:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi të çon fjalë: Ku është salla, në të cilën mund të ha Pashkën bashkë me dishepujt e mi?".

Luka 22:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai do t’ju tregojë një sallë të madhe të shtruar; aty do të bëni përgatitjet.”

Luka 22:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata shkuan, pra, dhe gjetën ashtu siç u tha dhe përgatitën Pashkën.

Luka 22:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur erdhi ora, ai u ul në tryezë dhe bashkëmetë dymbëdhjetë apostujt.

Luka 22:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u tha atyre: “Kam pasur dëshirë të madhe ta ha këtë Pashkë bashkë me ju, para se të vuaj,

Luka 22:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse po ju them se nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë.”

Luka 22:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mori kupën, falenderoi, dhe tha: “Merrnie këtë dhe ndanie midis jush,

Luka 22:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse unë po ju them se nuk do të pi më nga fryti i hardhisë derisa të vijë mbretëria e Perëndisë.”

Luka 22:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mori bukën, falënderoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: “Ky është trupi im, që është dhënë për ju; bëni këtë në përkujtimin tim.”

Luka 22:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po kështu, pas darkës, mori kupën duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që është derdhur për ju.

Luka 22:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ja, dora e atij që më tradhton është me mua mbi tryezë.

Luka 22:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sigurisht Biri i njeriut shkon, siç është caktuar, por mjerë ai njeri me anë të cilit është tradhëtuar!.”

Luka 22:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata filluan ta pyesin njëri-tjetrin se kush nga ata do ta bënte këtë gjë.

Luka 22:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe midis tyre lindi edhe një grindje se cili nga ata duhej të konsiderohej më i madhi.

Luka 22:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u tha atyre: “Mbretërit e kombeve i sundojnë ato, dhe ata që ushtrojnë pushtet mbi to quhen bamirës.

Luka 22:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por me ju mos qoftë kështu; madje më i madhi ndër ju le të jetë si më i vogli dhe ai që drejton si ai që shërben.

Luka 22:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt kush është më i madh: ai që është në tryezë apo ai që shërben? Vallë, a s’është ai që rri në tryezë? E pra, unë jam midis jush porsi ai që shërben.

Luka 22:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia.

Luka 22:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im,

Luka 22:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time, dhe të uleni mbi frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit.

Luka 22:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe Zoti tha: “Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri.

Luka 22:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu.”

Luka 22:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai tha: “Zot, unë jam gati të shkoj bashkë me ty edhe në burg edhe në vdekje.”

Luka 22:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi tha: “Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh.”

Luka 22:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “Kur ju dërgova pa trasta, pa thes dhe pa sandale, vallë a ju mungoi gjë?.” Dhe ata thanë: “Asgjë.”

Luka 22:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U tha, pra, atyre: “Po tani, kush ka një trastë le ta marrë me vete, dhe po kështu thesin; dhe kush nuk ka shpatë, le të shesë rrobën e vet e ta blejë një.

Luka 22:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse unë po ju them se çfarë është shkruar duhet të plotësohet ende në mua: "Dhe ai është radhitur ndër keqbërësit". Sepse ato gjëra që janë shkruar për mua do të kenë kryerjen e tyre.”

Luka 22:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata thanë: “Zot, ja këtu dy shpata.” Por ai u tha atyre “Mjaft!.”

Luka 22:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi doli dhe shkoi si zakonisht në malin e Ullinjve, dhe edhe dishepujt e tij e ndiqnin.

Luka 22:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arriti në vend, u tha atyre: “Lutuni që të mos hyni në tundim.”

Luka 22:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej,

Luka 22:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.”

Luka 22:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë iu shfaq një engjëll nga qie-lli për t’i dhënë forcë.

Luka 22:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.

Luka 22:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si u çua pastaj nga lutja, erdhi te dishepujt e vet dhe i gjeti që flinin nga trishtimi,

Luka 22:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: “Pse po flini? Çohuni dhe lutuni që të mos hyni në tundim.”

Luka 22:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ai ende po fliste, ja një turmë; dhe ai që quhej Judë, një nga të dymbëdhjetët, i printe dhe iu afrua Jezusit për ta puthur.

Luka 22:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Judë, ti po e tradhton Birin e njeriut me një puthje?.”

Luka 22:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata që ishin përreth tij, duke parë çfarë do të ndodhte, i thanë: “Zot, a t’u biem me shpatë?.”

Luka 22:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një nga ata i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë.

Luka 22:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “Lëreni, mjaft kështu.” Dhe si e preku veshin e atij njeriu, e shëroi.

Luka 22:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi u tha krerëve të priftërinjve, krerëve të rojeve të tempullit dhe pleqve që kishin ardhur kundër tij: “Keni dalë kundër meje me shpata dhe me shkopinj si kundër një kusari?

Luka 22:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur unë çdo ditë isha me ju në tempull, ju nuk vutë dorë kurrë mbi mua; por kjo është ora juaj dhe pushteti i errësirës.”

Luka 22:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi e kapën, e çuan dhe e shtinë në shtëpinë e kryepriftit. Dhe Pjetri e ndiqte nga larg.

Luka 22:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata ndezën një zjarr në mes të oborrit dhe u ulën rreth tij, Pjetri u ul midis tyre.

Luka 22:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një shërbëtore e pa ulur pranë zjarrit, e shikoi me vëmendje dhe tha: “Edhe ky ishte me të.”

Luka 22:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai e mohoi duke thënë: “O grua, nuk e njoh.”

Luka 22:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pak më vonë e pa një tjetër dhe tha: “Edhe ti je nga ata.” Por Pjetri tha: “O njeri, nuk jam.”

Luka 22:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi kaloi rreth një orë, një tjetër pohoi me këmbëngulje duke thënë: “Në të vërtetë edhe ky ishte bashkë me të, sepse është Galileas.”

Luka 22:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Pjetri tha: “O njeri, s’di ç’po thua.” Dhe menjëherë, ndërsa ai ende po fliste, këndoi gjeli.

Luka 22:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Zoti u kthye, dhe e shikoi Pjetrin. Dhe Pjetrit iu kujtua fjala që i kishte thënë Zoti: “Para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë.”

Luka 22:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri doli përjashta dhe qau me hidhërim.

Luka 22:63 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq njerëzit që e mbanin Jezusin e përqeshnin dhe e rrihnin.

Luka 22:64 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi ia mbuluan sytë, i binin në fytyrë dhe e pyetnin duke thënë: Profetizo, kush është ai që të ra??".

Luka 22:65 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe duke blasfemuar thoshin shumë gjëra të tjera kundër tij.

Luka 22:66 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, kur u bë ditë, u mblodhën pleqtë e popullit, kreret e prifterinjve dhe skribët dhe e çuan në sinedrin e tyre, duke thënë:

Luka 22:67 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Në se ti je Krishti, na e thuaj.” Por ai u tha atyre: “Edhe sikur t’jua thoja, nuk do ta besonit.

Luka 22:68 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Edhe sikur t’ju pyesja, ju nuk do të më përgjigjeshit dhe as nuk do të më linit të shkoja.

Luka 22:69 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por tash e tutje Biri i njeriut do të ulet në të djathtën e fuqisë së Perëndisë.”

Luka 22:70 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të gjithë thanë: “Je ti, pra, Biri i Perëndisë?.” Dhe ai u tha atyre: “Ju thoni se unë jam.”

Luka 22:71 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata thanë: “Ç’nevojë kemi akome për dëshmi? Ne vetë e dëgjuam nga goja e tij.”
Previous Chapter
« Luka 21 (ALB)
Next Chapter
Luka 23 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Luke 22 (ASV) »
King James Version (KJV)
Luke 22 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Luke 22 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Luke 22 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Luke 22 (WEB) »
French Bible (LSG)
Luc 22 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Lukas 22 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
लूका 22 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਲੂਕਾ 22 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
লূক 22 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
लूक 22 (MARIRV) »
Telugu Bible (TELIRV)
లూకా 22 (TELIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
લૂક 22 (GUJIRV) »
Kannada Bible (KANIRV)
ಲೂಕನು 22 (KANIRV) »
Arabic Bible (AVD)
لُوقا 22 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Lucas 22 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Lu-ca 22 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Lucas 22 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Luca 22 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
路 加 福 音 22 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
路 加 福 音 22 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Lukas 22 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Луки 22 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Луки 22 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Lukács 22 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Лука 22 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Lukas 22 (NORSK) »

Luka (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters