Marku Chapter 12 ALB Bible Verse Images

Marku 12 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 12 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 12:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai filloi t’u flasë me shëmbëlltyra: “Një njeri mbolli një vresht, e thuri me gardh, gërmoi një vend për të shtrydhur rrushin, ndërtoi një kullë dhe ua besoi disa vreshtarëve dhe pastaj shkoi larg.

Marku 12:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në kohën e të vjelave dërgoi shërbëtorin te vreshtarët për të marrë prej tyre pjesën e vet të frutave të vreshtit.

Marku 12:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata e kapën, e rrahën dhe e kthyen duarbosh.

Marku 12:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u nisi përsëri një shërbëtor tjetër, por ata, mbasi e gjuajtën me gurë, e plagosën në kokë dhe e kthyen të turpëruar.

Marku 12:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Përsëri dërgoi edhe një tjetër, por ata e vranë. Më pas dërgoi shumë të tjerë dhe nga këta disa i rrahën, të tjerët i vranë.

Marku 12:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I ngeli edhe një për të dërguar: birin e tij të dashur. Më së fundi ua dërgoi edhe atë duke thënë: "Për djalin tim do të kenë respekt".

Marku 12:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata vreshtarë i thanë njeri tjetrit: "Ky është trashëgimtari, ejani ta vrasim dhe do të na mbesë trashëgimia".

Marku 12:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e kapën, e vranë dhe e hodhën jashtë vreshtit.

Marku 12:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë do të bëjë, pra, i zoti i vreshtit? Ai do të vijë dhe do t’i shfarosë vreshtarët dhe vreshtin do t’ua japë të tjerëve.

Marku 12:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po a nuk e keni lexuar këtë shkrim: "Guri, që ndërtuesit e hodhën poshtë, u bë guri i qoshes.

Marku 12:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo është bërë nga Zoti dhe është një gjë e mrekullueshme në sytë tanë"?.”

Marku 12:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata kërkuan ta kapin, sepse kuptuan se ai e kishte thënë atë shëmbëlltyrë kundër tyre; por kishin frikë nga turma; dhe e lanë e ikën.

Marku 12:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i dërguan disa farisenj dhe herodianë për ta zënë në gabim në fjalë.

Marku 12:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta erdhën dhe i thanë: “Mësues, ne e dimë se ti je i vërtetë pa pyetur për njeri, sepse nuk merr parasysh dukjen e njerëzve, por u mëson udhën e Perëndisë sipas së vërtetës. A është e ligjëshme t’i paguhet taksa Cezarit apo jo? Duhet t’ia paguajmë apo jo?

Marku 12:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke njohur hipokrizinë e tyre, u tha atyre: “Përse më tundoni? Më sillni një denar që ta shoh!.”

Marku 12:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata ia prunë. Dhe ai u tha atyre: “E kujt është kjo fytyrë dhe ky mbishkrim?.” Ata i thanë: “E Cezarit.”

Marku 12:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: “I jepni Cezarit atë që është e Cezarit, dhe Perëndisë atë që është e Perëndisë.” Dhe ata u çuditën nga ai.

Marku 12:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj iu paraqitën disa saducenj, të cilët thonë se nuk ka ringjallje, dhe e pyetën duke thënë:

Marku 12:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Mësues, Moisiu na la të shkruar që, nëse vdes vëllai i dikujt dhe e lë gruan pa fëmijë, vëllai i tij duhet të martohet me të venë për t’i lindur pasardhës vëllait të tij.

Marku 12:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ishin shtatë vëllezër; i pari u martua dhe vdiq pa lënë fëmijë.

Marku 12:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E mori, pra, i dyti, por edhe ky vdiq pa lënë fëmijë; po kështu i treti.

Marku 12:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që të shtatë e morën për grua dhe vdiqën pa lënë fëmijë. E fundit, pas të gjithëve, vdiq edhe gruaja.

Marku 12:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ringjallje, pra, kur të ringjallen, gruaja e kujt do të jetë ajo? Sepse që të shtatë e patën grua.”

Marku 12:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, duke u përgjigjur, tha atyre: “A nuk është pikërisht për këtë që jeni në gabim, sepse nuk i njihni as shkrimet as pushtetin e Perëndisë?

Marku 12:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kur njerëzit do të ringjallen së vdekuri, as do të martohen as do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.

Marku 12:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa për ringjalljen e të vdekurve, a nuk keni lexuar në librin e Moisiut se si foli Perëndia nga ferrishta duke thënë: "Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit"?

Marku 12:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por Perëndia i të gjallëve. Ju, pra, po gaboni shumë.”

Marku 12:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një nga skribët që e kishte dëgjuar diskutimin e tyre, duke kuptuar se ai u ishte përgjigjur mirë, iu afrua dhe e pyeti: “Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?.”

Marku 12:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u përgjigj: “Urdhërimi i parë i të gjithëve është: "Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot,"

Marku 12:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe: "Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!". Ky është i pari urdhërim.

Marku 12:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i dyti i ngjan këtij: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.”

Marku 12:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë skribi i tha: “Mirë, Mësues. The, sipas së vërtetës, se ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç tij;

Marku 12:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ta duash me gjithë zemër, me gjithë mendje, me gjithë shpirt dhe me gjithë forcë, dhe ta duash të afërmin porsi vetvetja vlen më tepër se sa gjithë olokaustet dhe flijimet.”

Marku 12:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke parë se ai ishte përgjigjur me mend, i tha: “Ti nuk je larg nga mbretëria e Perëndisë.” Dhe kurrkush nuk guxoi më ta pyesë.

Marku 12:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke i mësuar në tempull, tha: “Vallë, si mund të thonë skribët se Krishti është Bir i Davidit?

Marku 12:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse vetë Davidi, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, tha: "Zoti i ka thënë Zotit tim: Ulu në të djathtën time, derisa t’i bëj armiqtë e tu stol të këmbëve të tua".

Marku 12:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vetë Davidi, pra, e quan Zot; si mund të jetë vallë bir i tij?.” Dhe pjesa më e madhe e dëgjonte me ëndje.

Marku 12:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u thoshte atyre në doktrinën e vet: “Ruhuni nga skribët, të cilëve u pëlqen të shëtisin me rroba të gjata dhe t’i përshëndetin në sheshe,

Marku 12:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të kenë vendet e para në sinagoga dhe vendet e para në gosti,

Marku 12:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që i gllabërojnë shtëpitë e të vejave dhe, për t’u dukur, luten gjatë; ata do të marrin një gjykim më të rreptë!.”

Marku 12:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u ul përballë arkës së thesarit dhe vërente se njerëzit hidhnin aty denar; shumë të pasur hidhnin shumë.

Marku 12:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Erdhi një e ve e varfër dhe hodhi dy monedha të vogla, domethënë një kuadrant.

Marku 12:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranë vetes dhe u tha atyre: “Ju them në të vërtetë se kjo e ve e varfër ka hedhur në thesar më shumë se të gjithë të tjerët.

Marku 12:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse të gjithë hodhën aty nga teprica e tyre, kurse ajo, me skamjen e vet, hodhi gjithë sa kishte për të jetuar.”
Previous Chapter
« Marku 11 (ALB)
Next Chapter
Marku 13 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 12 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 12 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 12 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 12 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 12 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 12 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 12 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 12 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 12 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 12 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 12 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 12 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 12 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 12 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 12 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 12 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 12 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 12 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 12 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 12 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 12 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 12 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 12 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 12 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters