Marku Chapter 3 ALB Bible Verse Images

Marku 3 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 3 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 3:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai hyri përsëri në sinagogë dhe aty ishte një njeri që kishte një dorë të tharë.

Marku 3:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata po e ruanin në se do ta shëronte në ditën e së shtunës, që pastaj ta paditnin.

Marku 3:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i tha njeriut që e kishte dorën të tharë: “Çohu në mes të të gjithëve!.”

Marku 3:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe u tha atyre: “A është e lejueshme ditën e së shtunës të bësh të mirë apo të keqe, të shpëtosh një jetë apo ta vrasësh?.” Por ata heshtnin.

Marku 3:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai, si i shikoi rreth e qark me zemërim, i hidhëruar për ngurtësinë e zemrës së tyre, i tha atij njeriu: “Shtrije dorën tënde!.” Ai e shtriu, dhe dora e tij u shëndosh përsëri si tjetra.

Marku 3:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe farisenjtë dolën jashtë e menjëherë bënin këshill bashkë me herodianët kundër tij, se si ta vrasin.

Marku 3:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi me dishepujt e vet u tërhoq drejt detit; dhe një turmë e madhe nga Galilea i ndoqi; edhe nga Judea;

Marku 3:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nga Jeruzalemi, nga Idumea, nga përtej Jordanit; gjithashtu një turmë e madhe nga rrethinat Etiros dhe të Sidonit, kur dëgjoi gjërat e medha që ai bënte, erdhi tek ai.

Marku 3:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u tha dishepujve të tij të kenë gjithnjë gati një barkë, që populli mos e shtynte.

Marku 3:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai kishte shëruar shumë veta, të gjithë që kishin sëmundje dyndeshin rreth tij që ta preknin.

Marku 3:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe frymërat e ndyrë, kur e shihnin, binin përmbys para tij dhe bërtitnin, duke thënë: “Ti je Biri i Perëndisë!.”

Marku 3:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai i qortoi rreptësisht që të mos thonin se kush ishte ai.

Marku 3:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai.

Marku 3:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t’i dërgonte të predikojnë,

Marku 3:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët.

Marku 3:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata ishin: Simoni, të cilit ia vuri emrin Pjetër;

Marku 3:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jakobi, bir i Zebedeut, dhe Gjoni, vë-llai i Jakobit, të cilave ua vuri emrin Boanerges, që do të thotë: "Bij të bubullimës";

Marku 3:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Andrea, Filipi, Bartolomeu, Mateu, Thomai, Jakobi i Alfeut, Tadeu, Simon Kananeasi,

Marku 3:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe Juda Iskarioti, i cili më pas e tradhëtoi.

Marku 3:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj hynë në një shtëpi. Dhe u mblodh përsëri një turmë aq e madhe, sa që as bukë s’mund të hanin.

Marku 3:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur të afërmit e tij e morën vesh, shkuan ta marrin atë, sepse flitej: “Nuk është në vete.”

Marku 3:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse skribët, që kishin zbritur nga Jeruzalemi, thoshnin: “Ai e ka Beelzebubin dhe i dëbon demonët me princin e demonëve.”

Marku 3:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai i thirri pranë vetes dhe u foli me anë të shëmbëlltyrave: “Si mund Satanai të dëbojë Satananë?

Marku 3:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se një mbretëri është përçarë kundër vetvetes, ajo mbretëri nuk mund të qëndrojë.

Marku 3:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në qoftë se një shtëpi përçahet kundër vetvetes, ajo shtëpi nuk mund të qëndrojë.

Marku 3:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu, në se Satanai ngrihet kundër vetvetes dhe është përçarë, nuk mbahet dot, por i erdhi fundi!

Marku 3:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush nuk mund të hyjë në shtëpinë e njeriut të fortë dhe t’ia grabitë pasuritë e tij, pa e lidhur më parë njeriun e fortë; vetëm atëherë mund t’ia plaçkitë shtëpinë.

Marku 3:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë po ju them se bijve të njerëzve do t’u falet çfarëdo mëkat dhe çdo blasfemi që do të thonë;

Marku 3:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
po për atë që do të blasfemojë kundër Frymës së Shenjtë nuk do të ketë falje përjetë; ai është fajtor për dënim të përjetshëm.”

Marku 3:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ata thoshnin: “Ai ka një frymë të ndyrë!.”

Marku 3:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërkaq erdhën vëllezërit e tij dhe e ëma dhe, si ndaluan përjashta, dërguan ta thërrasin.

Marku 3:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Turma ishte ulur përreth tij; dhe i thanë: “Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta dhe po të kërkojnë.”

Marku 3:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u përgjigj atyre duke thënë: “Kush është nëna ime, ose vëllezërit e mi?.”

Marku 3:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj duke vështruar rreth e qark mbi ata që ishin ulur rreth tij, tha: “Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi!

Marku 3:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kushdo që bën vullnetin e Perëndisë, ai është vëllai im, motra ime dhe nëna!.”
Previous Chapter
« Marku 2 (ALB)
Next Chapter
Marku 4 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 3 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 3 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 3 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 3 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 3 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 3 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 3 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मरकुस 3 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 3 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 3 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 3 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 3 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 3 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 3 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 3 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 3 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 3 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 3 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 3 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 3 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 3 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 3 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 3 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 3 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 3 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters