Marku Chapter 7 ALB Bible Verse Images

Marku 7 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 7 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 7:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë rreth tij u mblodhën farisenjtë dhe disa skribë që kishin ardhur nga Jeruzalemi.

Marku 7:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata vunë re se disa nga dishepujt e tij po hanin bukë me duar të papastra, domethënë të palara, dhe i paditën.

Marku 7:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt farisenjtë dhe të gjithë Judenjtë nuk hanë pa i larë më parë me shumë kujdes duart, duke iu përmbajtur traditës së pleqve;

Marku 7:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, kur kthehen nga tregu, nuk hanë pa u pastruar më parë. Ka shumë gjëra të tjera që ata duhet të respektojnë për shkak të traditës: larjen e kupave, të brokave, të enëve prej bakri dhe të shtretërve.

Marku 7:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj farisenjtë dhe skribët e pyetën: “Përse dishepujt e tu nuk sillen sipas traditës së pleqve, por hanë bukë pa i larë duart?.”

Marku 7:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai duke u përgjigjur u tha atyre: “Mirë profetizoi Isaia për ju, hipokritë, siç është shkruar: "Ky popull me buzë më nderon, por zemra e tyre rri larg meje.

Marku 7:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kot më bëjnë një kult, duke mësuar doktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit".

Marku 7:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke lënë pas dore, pra, urdhërimin e Perëndisë, ju i përmbaheni traditës së njerëzve: larje brokash dhe kupash; dhe bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme.”

Marku 7:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U tha atyre akoma: “Ju jeni të shkathët për të anuluar urdhërimin e Perëndisë, për të zbatuar traditën tuaj.

Marku 7:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E në fakt Moisiu tha: "Ndero atin tënd dhe nënën tënde," dhe: "Ai që mallkon atin ose nënën, të dënohet me vdekje".

Marku 7:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju thoni: "Në qoftë se dikush i thotë atit të vet ose nënës së vet: Gjithçka që mund të bëjë për ty është kurban, domethënë një ofertë Perëndisë,"

Marku 7:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
nuk e lejoni atë të bëjë asgjë për atin e vet ose për nënën e vet,

Marku 7:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke e anuluar kështu fjalën e Perëndisë me traditën tuaj, që ju e keni trashëguar. Dhe ju po bëni shumë gjëra të tjera të ngjashme.”

Marku 7:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj thirri gjithë turmën rreth vetes dhe i tha: “Më dëgjoni të gjithë dhe kuptoni:

Marku 7:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk ka asgjë jashtë njeriut që, duke hyrë në të, mund ta ndotë atë; përkundrazi janë ato gjëra që dalin prej tij që e ndotin.

Marku 7:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!

Marku 7:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Më pas, kur ai u kthye në shtëpi, larg turmës, dishepujt e vet e pyetën për kuptimin e shëmbëlltyrës.

Marku 7:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Edhe ju qënkeni kaq të pamend? A nuk e kuptoni se çdo gjë që nga jashtë hyn te njeriu nuk mund ta ndotë,

Marku 7:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk i hyn në zemër, por në bark, dhe pastaj jashtëqitet në gjiriz?.” Duke folur kështu, ai i deklaroi të pastra të gjitha ushqimet.

Marku 7:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tha akoma: “Ajo që del nga njeriu, e bën atë të ndotur.

Marku 7:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet,

Marku 7:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, budallallëku.

Marku 7:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut.”

Marku 7:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u nis që andej dhe shkoi në krahinën e Tiros dhe të Sidonit; hyri në një shtëpi dhe donte që askush të mos e dinte, por nuk mundi të qëndrojë i fshehur.

Marku 7:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt një grua, vajza e së cilës kishte një frymë e ndyrë, duke dëgjuar për Jezusin, erdhi dhe u hodh para këmbëve të tij.

Marku 7:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ajo grua ishte greke, me prejardhje sirofenikase; dhe iu lut që ta dëbonte demonin nga e bija;

Marku 7:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Jezusi i tha: “Lëri më parë fëmijët të ngopen, sepse nuk është mirë të merret buka e fëmijëve e t’u hidhet këlyshëve të qenve.”

Marku 7:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ajo u përgjigj dhe i tha: “Mirë po flet, o Zot, por edhe këlyshët nën tryezë hanë thërimet e fëmijëve!”

Marku 7:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i tha: “Për këtë fjalën tënde, shko; demoni doli nga vajza jote!.”

Marku 7:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ajo, kur u kthye në shtëpinë e vet, e gjeti të bijën në shtrat, dhe demoni i kishte dalë.

Marku 7:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi u nis përsëri nga krahina e Tiros dhe e Sidonit, Jezusi arriti te deti i Galilesë, në mes të krahinës së Dekapolit.

Marku 7:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i paraqitën një të shurdhët që mezi fliste, dhe iu lutën t’i vërë duart mbi të.

Marku 7:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si e mori veçmas, larg turmës, ia shtiu gishtrinjtë në vesh dhe mbasi e pështyu ia preku gjuhën.

Marku 7:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i drejtoi sytë nga qielli, psherëtiu dhe i tha: “Effatha,” që do të thotë: “Hapu!.”

Marku 7:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë iu hapën veshët, iu zgjidh nyja e gjuhës dhe foli rrjedhshëm.

Marku 7:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i urdhëroi ata që të mos i tregojnë askujt; por sa më tepër ua ndalonte, aq më tepër ata e përhapnin.

Marku 7:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, të habitur shumë, thonin: “Ai çdo gjë e ka bërë mirë: ai i bën që të shurdhët të dëgjojnë dhe memecët të flasin!.”
Previous Chapter
« Marku 6 (ALB)
Next Chapter
Marku 8 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Mark 7 (ASV) »
King James Version
Mark 7 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 7 (GW) »
Berean Bible
Mark 7 (BSB) »
World English Bible
Mark 7 (WEB) »
Louis Segond 1910
Marc 7 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Markus 7 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मरकुस 7 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮਰਕੁਸ 7 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মার্ক 7 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மாற்கு 7 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मार्क 7 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మార్కు 7 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માર્ક 7 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮಾರ್ಕನು 7 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَرْقُس 7 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Marcos 7 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Mác 7 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Marcos 7 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Marco 7 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 可 福 音 7 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 可 福 音 7 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Markus 7 (SV1917) »
Библия на русском
Марка 7 (RUSV) »
Українська Біблія
Марка 7 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Márk 7 (KAR) »
Българска Библия
Марко 7 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Markus 7 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Marko 7 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Markos 7 (SOM) »
De Heilige Schrift
Markus 7 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Markus 7 (DA1871) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters