Marku Chapter 6 ALB Bible Verse Images

Marku 6 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 6 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 6:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj doli prej andej dhe erdhi në vendlindjen e tij, dhe dishepujt e vet e ndiqnin.

Marku 6:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur erdhi e shtuna, filloi t’i mësojë në sinagogë. Dhe shumë, kur e dëgjonin, habiteshin dhe thoshnin: “Nga i vijnë këtij këto? Vallë ç’dituri është kjo që i është dhënë? Dhe si kryhen këto vepra të mëdha nëpërmjet dorës së tij?

Marku 6:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A s’është ky zdrukthëtar i biri Marisë, vëllai i Jakobit, i Joses, i Judës dhe i Simonit? Dhe nuk janë këtu midis nesh motrat e tij?.” Dhe skandalizoheshin për shkak të tij.

Marku 6:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi u tha atyre: “Asnjë profet s’është i përbuzur përveç në vendlindjen e tij, në farefisin e vet dhe në shtëpinë e vet.”

Marku 6:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nuk mundi të kryejë aty asnjë vepër të pushtetshme, përveçse shëroi disa të lëngatë, duke vënë mbi ta duart.

Marku 6:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe çuditej për mosbesimin e tyre; dhe dilte nëpër fshatra përreth e i mësonte.

Marku 6:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai i thirri te vetja të dymbëdhjetët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy; dhe u dha pushtet mbi frymët e ndyra.

Marku 6:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i urdhëroi të mos marrin asgjë tjetër udhës, përveç një shkop vetëm: as trasta, as bukë, as denar në brez;

Marku 6:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe të mbathin vetëm sandalet e të mos veshin dy palë tunika.

Marku 6:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U tha akoma: “Kudo që të hyni në një shtëpi, rrini aty derisa të largoheni nga ai vend.

Marku 6:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në qoftë se disa nuk ju presin dhe nuk ju dëgjojnë, kur të largoheni që andej, shkundni pluhurin nga këmbët tuaja si dëshmi kundër tyre. Në të vërtetë ju them se ditën e gjyqit Sodoma dhe Gomorra do të trajtohen me më shumë tolerancë se sa ai qytet.”

Marku 6:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata shkuan dhe u predikonin njerëzve që të pendoheshin;

Marku 6:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe dëbonin shumë demonë dhe vajosnin me vaj shumë të lëngatë dhe i shëronin.

Marku 6:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani mbreti Herod dëgjoi të flitej për Jezusin, sepse emri i tij ishte bërë i njohur, dhe ai tha: “Ky Gjoni që pagëzonte u ngjall së vdekuri; prandaj në të po veprojnë pushtete çudibërëse.”

Marku 6:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa të tjerë thonin: “Éshtë Elia”; dhe disa të tjerë: “Éshtë një profet, ose si një nga profetët.”

Marku 6:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por kur i dëgjoi Herodi të gjitha këto, tha: “Ky Gjoni, të cilit ia pata prerë kokën, u ngjall së vdekuri!.”

Marku 6:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt Herodi vet kishte dhënë urdhër të arrestohej Gjoni dhe të mbahej i lidhur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të tij, sepse e kishte marrë për grua.

Marku 6:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjoni, pra, i thoshte Herodit: “Nuk është e lejueshme të kesh gruan e vëllait tënd!”

Marku 6:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Herodiada e urrente dhe dëshironte ta vriste, por nuk mundte.

Marku 6:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Herodi, pra, i druhej Gjonit, të cilin e dinte si njeri të drejtë dhe të shenjtë, dhe e mbronte; dhe, mbasi e dëgjonte, kryente shumë gjëra dhe e dëgjonte me dëshirë.

Marku 6:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por erdhi dita e volitshme dhe Herodi, për ditëlindjen e vet, shtroi një gosti për të mëdhenjtë e tij, për komandantët dhe për parinë e Galilesë.

Marku 6:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hyri vetë e bija e Herodiadës, kërceu dhe i pëlqeu Herodit e atyre që ishin bashkë me të në tryezë, atëherë mbreti i tha vajzës: “Më kërko ç’të duash dhe unë do të ta jap.”

Marku 6:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe iu betua: “Gjithçka që të më kërkosh, do të ta jap, deri gjysmën e mbretërisë sime!.”

Marku 6:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo doli dhe i tha s’ëmës: “Çfarë duhet t’i kërkoj?” Ajo u përgjigj: “Kokën e Gjon Pagëzorit!.”

Marku 6:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo u kthye menjëherë te mbreti dhe i kërkoi me nxitim: “Unë dëshiroj që ti të më japësh menjëherë, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit.”

Marku 6:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbreti, megjithëse u trishtua shumë nga kjo, nuk deshi të refuzojë për shkak të betimit dhe për respekt të të ftuarve.

Marku 6:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu mbreti dërgoi menjëherë një roje me urdhër që ti sillnin kokën e Gjonit.

Marku 6:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ky shkoi, ia preu kokën në burg, dhe e solli kokën e tij mbi një pjatë, ia dha vajzës dhe vajza ia dha s’ëmës.

Marku 6:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.

Marku 6:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.

Marku 6:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s’u dilte koha as për të ngrënë.

Marku 6:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.

Marku 6:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.

Marku 6:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t’u mësojë shumë gjëra.

Marku 6:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: “Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.

Marku 6:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s’kanë gjë për të ngrënë.”

Marku 6:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: “U jepni ju të hanë!” Ata i thanë: “A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t’u japim të hanë?.”

Marku 6:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Sa bukë keni? Shkoni e shikoni.” Ata, mbasi shikuan, thanë: “Pesë bukë e dy peshq.”

Marku 6:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i urdhëroi ata që t’i rregullojnë të gjithë, ulur në grupe, mbi barin e njomë.

Marku 6:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata u ulën në grupe nga njëqind e nga pesëdhjetë.

Marku 6:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai mori pesë bukët dhe dy peshqit, i ngriti sytë nga qielli, i bekoi; i theu bukët dhe ua dha dishepujve të vet, që t’ua shpërndanin atyre; ua ndau gjithashtu dy peshqit të gjithëve.

Marku 6:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të gjithë hëngrën sa u ngopën.

Marku 6:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mblodhën dymbëdhjetë shporta me copa buke dhe me mbetje peshku.

Marku 6:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që hëngrën nga ato bukë ishin pesë mijë burra.

Marku 6:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Menjëherë Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t’i prijnë në bregun tjetër drejt Betsaidas, derisa ai ta lejonte turmën.

Marku 6:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sapo e lejoi, ai iu ngjit malit për t’u lutur.

Marku 6:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U ngrys, barka ishte në mes të detit dhe ai ishte i vetëm fare në tokë.

Marku 6:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur i pa dishepujt që po mundoheshin duke vozitur, sepse era ishte kundër tyre, aty nga roja e katërt e natës, ai u nis drejt tyre duke ecur përmbi det dhe donte t’i kalonte.

Marku 6:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata, kur e panë që po ecte mbi det, menduan se ishte një fantazmë dhe filluan të bërtasin,

Marku 6:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse e kishin parë të gjithë dhe ishin trembur; por ai menjëherë filloi të flasë me ta dhe tha: “Merrni zemër, jam unë, mos kini frikë!”

Marku 6:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj hipi në barkë me ta dhe era pushoi; dhe ata mbetën jashtëzakonisht të habitur në veten e tyre dhe u mrekulluan,

Marku 6:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse nuk e kishin kuptuar ndodhinë e bukëve, sepse zemra e tyre ishte ngurtësuar.

Marku 6:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi kaluan, arritën në krahinën e Gjenasaretit dhe aty e lidhën barkën.

Marku 6:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur dolën nga barka, njerëzit e njohën menjëherë

Marku 6:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe, duke përshkuar me vrap mbarë krahinën përreth, filluan të sjellin të sëmurë në vigje, kudo që dëgjonin se gjendej;

Marku 6:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kudo ku ai vinte, në fshatra, në qytete a në lagje, njerëzit i vendosnin të lënguarit në sheshe dhe e lutnin që të paktën të mund të preknin cepin e rrobes së tij; dhe të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.
Previous Chapter
« Marku 5 (ALB)
Next Chapter
Marku 7 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 6 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 6 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 6 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 6 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 6 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 6 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 6 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मरकुस 6 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 6 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 6 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 6 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 6 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 6 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 6 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 6 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 6 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 6 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 6 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 6 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 6 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 6 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 6 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 6 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 6 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 6 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters