Marku Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Marku 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur iu afruan Jeruzalemit, drejt Betfage dhe Betania, afër malit të Ullinjve, Jezusi dërgoi dy nga dishepujt e vet,

Marku 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke u thënë: “Shkoni në fshatin përballë dhe, posa të hyni aty, do të gjeni një kërriç të lidhur, mbi të cilin akoma nuk ka hipur askush; zgjidheni dhe ma sillni.

Marku 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në se ndokush iu thotë: "Pse po veproni kështu?," përgjigjuni: "I duhet Zotit. Ai do ta kthejë menjëherë këtu".”

Marku 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata shkuan dhe e gjetën kërriçin të lidhur afër një dere, në rrugë, dhe e zgjidhën.

Marku 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa nga të pranishmit u thanë atyre: “Ç’po bëni? Pse po e zgjidhni kërriçin?.”

Marku 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këta iu përgjigjën ashtu si u kishte thënë Jezusi dhe ata i lanë të shkojnë.

Marku 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ia çuan Jezusit kërriçin, vunë mbi të mantelet e tyre dhe ai u ul mbi të.

Marku 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë njerëz i shtronin rrobat e tyre rrugës dhe të tjerë pritnin degë nga pemët dhe i hidhnin rrugës.

Marku 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si ata që pararendnin, edhe ata që ndiqnin Jezusin, thërrisnin dhe thonin: “Hosana! Bekuar është ai që vjen në emër të Zotit!

Marku 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E bekuar është mbretëria e Davidit, atit tonë, që vjen në emër të Zotit. Hosana në vendet shumë të larta!.”

Marku 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.

Marku 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.

Marku 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s’gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.

Marku 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: “Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë.” Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.

Marku 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu arritën në Jeruzalem. Dhe Jezusi, mbasi hyri në tempull, filloi t’i dëbojë ata që shisnin dhe blinin brenda tempullit dhe përmbysi tavolinat e këmbyesve të parave dhe ndenjëset e shitësve të pëllumbave.

Marku 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nuk lejoi asnjë që të mbartte sende nëpër tempull.

Marku 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i mësonte duke u thënë atyre: “Vallë nuk është shkruar: "Shtëpia ime do të quhet shtëpi e lutjes për të gjithë kombet"? Ju, përkundrazi, e keni bërë shpellë kusarësh!.”

Marku 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani skribët dhe krerët e priftërinjve kur i dëgjuan këto fjalë kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, por kishin frikë prej tij, sepse gjithë turma ishte e mahnitur nga doktrina e tij.

Marku 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur u bë darkë, Jezusi doli jashtë qytetit.

Marku 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë.

Marku 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: “Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë.”

Marku 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Kini besimin e Perëndisë!

Marku 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t’i thotë këtij mali: Luaj vendit dhe hidhu në det,," dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet.

Marku 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni.

Marku 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur nisni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Ati juaj që është në qiejt, t’ju falë mëkatet tuaja.

Marku 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në se ju nuk falni, as Ati juaj, që është në qiejt, nuk do t’jua falë mëkatet tuaja.”

Marku 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata erdhën përsëri në Jeruzalem; dhe ndërsa ai po ecte nëpër tempull, krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë iu afruan,

Marku 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thanë: “Me ç’pushtet i bën ti këto gjëra? Kush ta dha këtë pushtet për t’i kryer këto gjëra?.”

Marku 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Edhe unë do t’ju pyes diçka; më jepni përgjigje, pra, dhe unë do t’ju them me ç’pushtet i bëj këto gjëra.

Marku 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pagëzimi i Gjonit a ishte nga qielli apo nga njerëzit? Më jepni përgjigje.

Marku 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata filluan të arsyetonin midis tyre: “Po të themi "nga qielli," ai do të thotë: "Atëherë pse ju nuk i besuat?".

Marku 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por po t’i themi "nga njerëzit," kemi frikë nga populli, sepse të gjithë e konsideronin Gjonin se ishte me të vërtetë një profet.”

Marku 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj, duke iu përgjigjur, i thanë Jezusit: “Nuk e dimë.” Dhe Jezusi duke u përgjigjur, u tha atyre: “As unë nuk po ju them se me çfarë pushteti i bëj këto gjëra.”
Previous Chapter
« Marku 10 (ALB)
Next Chapter
Marku 12 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 11 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 11 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 11 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 11 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 11 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 11 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 11 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 11 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 11 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 11 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 11 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters