Marku Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Marku 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe herët në mëngjes krerët e priftërinjve me pleqtë, skribët dhe gjithë sinedrit bënin këshill, e lidhën Jezusin e çuan jashtë e ia dorëzuan Pilatit.

Marku 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pilati e pyeti: “A je ti mbreti i Judenjve?.” Dhe ai, duke u përgjigjur, i tha: “Ti e thua!.”

Marku 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe krerët e priftërinjve e akuzonin për shumë gjëra; por ai nuk përgjigjej aspak.

Marku 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pilati e pyeti përsëri, duke thënë: “Nuk po përgjigjesh fare? Shih për sa gjëra të akuzojnë!.”

Marku 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi nuk u përgjigj më asgjë, aq sa Pilati mbeti i çuditur.

Marku 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në çdo festë ishte zakon t’u lëshohej atyre një i burgosur, këdo që ata do kërkonin.

Marku 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ishte në burg një njeri që quhej Baraba, bashkë me shokë të tjerë rebelë, të cilët kishin bërë një vrasje gjatë një kryengritjeje.

Marku 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe turma, duke bërtitur, filloi të kërkojë që të bënte ashtu siç kishte vepruar gjithnjë për ta.

Marku 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pilati iu përgjigj atyre duke thënë: “A doni t’ju liroj mbretin e Judenjve?.”

Marku 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse e dinte që krerët e priftërinjve ia kishin dorëzuar nga smira.

Marku 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por krerët e priftërinjve e nxitën turmën që të kërkojë që t’u lironte atyre Barabanë.

Marku 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pilati e mori përsëri fjalën dhe u tha atyre: “Çfarë doni, pra, të bëj me atë që ju e quani mbret të Judenjve?.”

Marku 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata bërtitën përsëri: “Kryqëzoje!.”

Marku 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pilati u tha atyre: “Po ç’të keqe ka bërë?.” Atëherë ata bërtitën edhe më fort: “Kryqëzoje!.”

Marku 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Pilati, duke dashur ta kënaqë turmën, ua lëshoi Barabanë. Dhe, mbasi e fshikulluan Jezusin, ua dorëzoi atyre që të kryqëzohej.

Marku 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ushtarët e çuan Jezusin në oborrin e brendshëm domëthënë në pretorium, dhe mblodhën gjithë kohortën.

Marku 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E veshën në purpur dhe, si thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye.

Marku 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj nisën ta përshëndesin duke i thënë: “Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!.”

Marku 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe e goditnin në krye me një kallam, e pështynin dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e adhuronin.

Marku 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pasi e tallën, ia hoqen purpurën, e veshën me rrobat e tij dhe e nxorën jashtë për ta kryqëzuar.

Marku 15:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata e detyruan një kalimtar, një farë Simoni nga Kirena që kthehej nga ara, babai i Aleksandrit dhe i Rufit, që ta mbante kryqin e tij.

Marku 15:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e çuan Jezusin në vendin të quajtur Golgota, që do të thotë: Vendi i Kafkëss".

Marku 15:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I dhanë të pijë verë të përzier me mirrë, por ai nuk e mori.

Marku 15:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, pasi e kryqëzuan, i ndanë rrobat e tij duke hedhur short, për të ditur çfarë do t’i binte secilit.

Marku 15:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ishte ora e tretë kur e kryqëzuan.

Marku 15:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbishkrimi që tregonte shkakun e dënimit, i cili ishte vënë përmbi të, thoshte: "Mbreti i Judenjve".

Marku 15:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bashkë me të kryqëzuan edhe dy vjedhës, njërin në të djathtën e tij dhe tjetrin në të majtën e tij.

Marku 15:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u përmbush Shkrimi që thotë: “Ai u përfshi ndër keqbërësit.”

Marku 15:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që kalonin aty afër e fyenin, duke tundur kokën, dhe duke thënë: “Hej, ti që e shkatërron tempullin dhe e rindërton në tre ditë,

Marku 15:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
shpëto veten tënde dhe zbrit nga kryqi!.”

Marku 15:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ashtu edhe krerët e priftërinjve me skribët, duke e tallur, i thoshnin njeri tjetrit: “Të tjerët i shpëtoi, por veten s’mund ta shpëtojë.

Marku 15:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Krishti, mbreti i Izraelit, le të zbresë tani nga kryqi që ta shohim dhe ta besojmë.” Edhe ata që ishin kryqëzuar bashkë me të, e fyenin atë.

Marku 15:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, kur erdhi e gjashta orë, errësira e mbuloi gjithë vendin deri në të nëntën orë.

Marku 15:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në të nëntën orë Jezusi bërtiti me zë të lartë: “Eloi, Eloi; lama sabaktani?,” që e përkthyer do të thotë: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?.”

Marku 15:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe disa nga të pranishmit, kur e dëgjuan, thoshnin: “Ja, ai po thërret Elian!.”

Marku 15:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë një prej tyre erdhi me vrap, e zhyti një sfungjer në uthull dhe, mbasi e vuri në një kallam, ia dha të pijë, duke thënë: “Lëreni; të shohim nëse vjen Elia që ta zbresë poshtë.”

Marku 15:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën.

Marku 15:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë veli i tempullit u ça më dysh nga maja deri në fund.

Marku 15:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe centurioni që qëndronte përballë Jezusit, kur pa se, pasi Jezusi bërtiti ashtu, kishte dhënë shpirt, tha: “Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Perëndisë!.”

Marku 15:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty ishin gjithashtu edhe gra që shikonin nga larg; midis tyre ishin Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Jakobit të vogël të Joses dhe Salomeja,

Marku 15:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
të cilat e kishin ndjekur dhe i kishin shërbyer kur ishte në Galile; dhe kishte edhe shumë të tjera që ishin ngjitur bashkë me të në Jeruzalem.

Marku 15:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj, u afrua tashmë mbrëmja, sepse ishte Përgatitja, domethënë vigjilja e së shtunës,

Marku 15:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jozefi nga Arimatea, një këshilltar i respektuar, i cili priste edhe ai mbretërinë e Perëndisë, me guxim hyri te Pilati dhe kërkoi trupin e Jezusit.

Marku 15:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pilati u çudit që tashmë kishte vdekur. Dhe thirri centurionin dhe e pyeti nëse kishte vdekur prej shumë kohe.

Marku 15:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si u sigurua nga centurioni, ia la trupin Jozefit.

Marku 15:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ky, mbasi bleu një çarçaf, e zbriti Jezusin nga kryqi, e mbështolli në çarçaf dhe e vuri në një varr që ishte hapur në shkëmb; pastaj rrokullisi një gur para hyrjes së varrit.

Marku 15:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Maria Magdalena dhe Maria, nëna e Joses, vërenin ku e vunë.
Previous Chapter
« Marku 14 (ALB)
Next Chapter
Marku 16 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 15 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 15 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 15 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 15 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 15 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 15 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 15 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 15 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 15 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 15 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 15 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 15 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 15 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters