Marku Chapter 5 ALB Bible Verse Images

Marku 5 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 5 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 5:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu arritën në bregun tjetër të detit, në krahinën e Gadarenasve.

Marku 5:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjëherë i doli përpara nga varrezat një njeri i pushtuar nga një frymë e ndyrë,

Marku 5:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i cili banonte në varreza dhe kurrkush s’kishte mundur ta lidhë, qoftë edhe me zinxhirë.

Marku 5:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpesh herë, pra, e kishin lidhur me pranga e zinxhirë; por ai gjithnjë i thyente zinxhirët dhe i këpuste prangat; dhe kurrkush nuk e kishte bërë dot zap.

Marku 5:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vazhdimisht, natën dhe ditën, nëpër varre e mbi male, shkonte duke bërtitur dhe duke e rrahur veten me gurë.

Marku 5:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur e pa Jezusin prej së largu, ai u turr dhe ra përmbys përpara tij,

Marku 5:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe me një britmë të madhe tha: “Ç’ka ndërmjet mes nesh dhe teje, o Jezus, Bir i Perëndisë të shumë të lartit? Unë të përgjërohem në emrin e Perëndisë, mos më mundo!”;.

Marku 5:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ai i kishte thënë: “Frymë e ndyrë, dil prej këtij njeriu!.”

Marku 5:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhere Jezusi e pyeti: “Cili është emri yt?.” Dhe ai u përgjigj duke thënë: “Unë quhëm Legjion, sepse jemi shumë.”

Marku 5:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe i lutej me të madhe që ai të mos i përzinte nga ajo krahinë.

Marku 5:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani aty ishte, në brinjë të malit, një tufë e madhe derrash që kulloste.

Marku 5:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhere gjithë demonët e lutën duke thënë: “Na dërgo në derrat, që të hymë në ta.”

Marku 5:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi menjëherë u lejoi atyre; atëherë frymërat e ndyra mbasi dolën, hynë në derrat dhe tufa u hodh poshtë nga gremina në det; ishin afërsisht dymijë krerë, dhe u mbytën në det.

Marku 5:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata që i kullotnin derrat ikën dhe e përhapën lajmin në qytet e nëpër fshatra; dhe njerëzit erdhën për të parë çfarë kishte ndodhur.

Marku 5:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur erdhën te Jezusi, panë të idemonizuarin ulur, të veshur dhe me mendje në rregull, atë që ishte idemonizuar nga Legjoni, dhe kishin frikë.

Marku 5:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata që e kishin parë ngjarjen u treguan atyre se çfarë i kishte ngjarë të idemonizuarit dhe çështjen e derrave.

Marku 5:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhere ata filluan t’i luten Jezusit që të largohej nga krahina e tyre.

Marku 5:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ai po hynte në barkë, ai që kishte qenë i idemonizuar i lutej që të mund të rrinte me të;

Marku 5:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por Jezusi nuk e lejoj, madje i tha: “Shko në shtëpinë tënde, te të tut dhe u trego atyre çfarë gjërash të medha bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty.”

Marku 5:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai shkoi dhe nisi të predikojë nëpër Dekapolis për të gjitha ato që i kishte bërë Jezusi; të gjithë u mrrekulluan.

Marku 5:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur Jezusi kaloj përsëri në bregun tjetër me barkë, një turmë e madhe u mblodh rreth tij; dhe ai qëndroj në breg të detit.

Marku 5:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhere erdhi një nga krerët e sinagogës, me emër Jair, që, kur e pa, i ra ndër këmbë,

Marku 5:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ju lut me të madhe duke thënë: “Ime bijë është duke dhënë shpirt; eja, vëri duart mbi të që të shërohet dhe të jetojë!.”

Marku 5:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai shkoi me të. Një turmë e madhe e ndiqte dhe shtyhej rreth tij.

Marku 5:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani një grua që kishte një fluks gjaku që prej dymbëdhjetë vjetësh

Marku 5:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe kishte vuajtur shumë nga ana e mjekëve të ndryshëm duke shpenzuar gjithë pasurinë e vet pa kurrfarë dobie, madje duke u bërë më keq,

Marku 5:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
kur dëgjoi të flitej për Jezusin, u fut në turmë dhe pas shpinës preku rrobën e Jezusit,

Marku 5:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse thoshte: “Nëse vetëm ia prek rroben e tij, do të shërohem.”

Marku 5:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë rrjedha e gjakut iu ndal dhe ajo ndjeu në trupin e vet se u shërua nga ajo sëmundje.

Marku 5:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por menjëherë Jezusi, duke e ndjerë në vete që një fuqi kishte dalë prej tij, u kthye midis turmës, tha: “Kush m’i preku rrobat?

Marku 5:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt e vet i thanë: “A nuk po e sheh që turma po të shtyhet nga të gjitha anët dhe ti thua: “Kush më preku?.”

Marku 5:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai vështronte rreth e qark për të parë atë që bëri këtë.

Marku 5:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhere gruaja, plot frikë e duke u dridhur, duke ditur se ç’i kishte ndodhur, erdhi dhe i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.

Marku 5:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i tha: “Bijë, besimi yt të shëroi; shko në paqe dhe ji e shëruar nga sëmundja jote!.”

Marku 5:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Jezusi ende po fliste, erdhën disa nga shtëpia e kryetarit të sinagogës duke thënë: “Jote bijë ka vdekur; pse e bezdis akoma Mësuesin?.”

Marku 5:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, sapo dëgjoi ç’u tha, i tha kryetarit të sinagogës: “Mos ki frikë, vetëm ki besim!.”

Marku 5:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nuk lejoi që ta ndiqte kurrkush tjetër, përveç Pjetrit, Jakobit, dhe Gjonit, vëllait të Jakobit.

Marku 5:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mbasi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, pa një rrëmujë të madhe dhe njerëz që qanin dhe ulërinin me të madhe.

Marku 5:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Hyri dhe u tha atyre: “Pse bërtitni e qani? Vajza nuk ka vdekur, por fle.”

Marku 5:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata e përqeshën, por ai, mbasi i nxori jashtë të gjithë, mori me vete atin dhe nënën e vajzës dhe ata që qenë me atë, dhe hyri atje ku dergjej vajza.

Marku 5:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E mori, pra, për dore vajzën dhe i tha: “Talitha kumi,” që e përkthyer do të thotë: “Vajzë, ty po të them: Çohu!.”

Marku 5:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë vajza u ngrit dhe filloi të ecë. Ajo ishte në fakt dymbëdhjetë vjeçe. Dhe ata u habitën me habi të madhe.

Marku 5:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai urdhëroi rreptësisht që askush të mos e marrë vesh; pastaj urdhëroi që t’i japin vajzës të hajë.
Previous Chapter
« Marku 4 (ALB)
Next Chapter
Marku 6 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Mark 5 (ASV) »
King James Version
Mark 5 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 5 (GW) »
Berean Bible
Mark 5 (BSB) »
World English Bible
Mark 5 (WEB) »
Louis Segond 1910
Marc 5 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Markus 5 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मरकुस 5 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮਰਕੁਸ 5 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মার্ক 5 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மாற்கு 5 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मार्क 5 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మార్కు 5 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માર્ક 5 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮಾರ್ಕನು 5 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَرْقُس 5 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Marcos 5 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Mác 5 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Marcos 5 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Marco 5 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 可 福 音 5 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 可 福 音 5 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Markus 5 (SV1917) »
Библия на русском
Марка 5 (RUSV) »
Українська Біблія
Марка 5 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Márk 5 (KAR) »
Българска Библия
Марко 5 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Markus 5 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Marko 5 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Markos 5 (SOM) »
De Heilige Schrift
Markus 5 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Markus 5 (DA1871) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters