Marku Chapter 8 ALB Bible Verse Images

Marku 8 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 8 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 8:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në ato ditë, duke qenë se u mblodh një turmë shumë e madhe dhe s’kishin ç’të hanin, Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:

Marku 8:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Kam mëshirë për këtë turmë, sepse u bënë tri ditë që po rri me mua, dhe nuk ka ç’të hajë.

Marku 8:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe po t’i nis të pa ngrënë në shtëpitë e tyre, do të mbeten udhës; disa prej tyre kanë ardhur që nga larg.”

Marku 8:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dishepujt e tij iu përgjigjën: “Si do të mund t’i ngopte me bukë këta dikush, këtu në shkretëtirë?.”

Marku 8:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i pyeti: “Sa bukë keni?.” Ata i thanë: “Shtatë.”

Marku 8:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai e urdhëroi turmën të ulet për tokë; dhe mori të shtatë bukët, falënderoi, i theu dhe ua dha dishepujve të vet që t’ia shpërndajnë turmës; dhe ata ia shpërndanë.

Marku 8:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kishin edhe disa peshq të vegjël; mbasi i bekoi, urdhëroi që edhe ata t’i shpërndahen turmës.

Marku 8:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata hëngrën dhe u ngopën; dhe dishepujt çuan shtatë kosha me copat që tepruan.

Marku 8:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata që hëngrën ishin rreth katër mijë veta; pastaj i lejoi.

Marku 8:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë hypi në barkë me dishepujt e vet dhe shkoi në rrethinën e Dalmanutës.

Marku 8:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë erdhën farisenjtë dhe nisën të diskutojnë me të, duke i kërkuar një shenjë nga qielli për ta vënë në provë.

Marku 8:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke psherëtirë në frymë, tha: “Përse ky brez kërkon një shenjë? Në të vërtetë po ju them se këtij brezi nuk do t’i jepet asnjë shenjë.”

Marku 8:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë i la, hipi përsëri në barkë dhe kaloi në bregun tjetër.

Marku 8:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani dishepujt kishin harruar të marrin bukë me vete, dhe në barkë s’kishin asgjë përveç një buke.

Marku 8:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i qortoi duke thënë: “Kini kujdes, ruhuni nga majaja e farisenjve dhe nga majaja e Herodit!.”

Marku 8:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata diskutonin midis tyre duke thënë: “Nuk kemi bukë.”

Marku 8:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi e vuri re dhe u tha: “Përse dis-kutoni që s’keni bukë? Ende nuk po e kuptoni e nuk e merrni vesh? Ende e keni zemrën të ngurtë?

Marku 8:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Keni sy dhe nuk shihni, keni veshë dhe nuk dëgjoni? Dhe nuk po mbani mend?

Marku 8:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ndava të pesë bukët për të pesë mijtë, sa kosha plot me copa mblodhët?.” Ata thanë: “Dymbëdhjetë.”

Marku 8:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Po kur theva të shtatë bukët për të katër mijtët, sa shporta plot me bukë mblodhët?.” Dhe ata thanë: “Shtatë.”

Marku 8:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Po si, ende nuk po kuptoni?.”

Marku 8:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj arriti në Betsaida; dhe i prunë një të verbër e iu lutën ta prekte.

Marku 8:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë e mori për dore të verbërin, e nxori jashtë fshatit dhe, pasi i pështyu në sy dhe vuri duart mbi të, e pyeti nëse shihte gjë.

Marku 8:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke hapur sytë, tha: “Po shoh njerëz si pemë që ecin.”

Marku 8:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi i vuri përsëri duart mbi sytë dhe e bëri të shikojë lart; dhe atij iu kthye të parit dhe shikonte qartë gjithçka.

Marku 8:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi e nisi të shkojë në shtëpinë e tij duke i thënë: “Mos hyr në fshat dhe mos ia trego askujt në fshat.”

Marku 8:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jezusi shkoi bashkë me dishepujt e vet ndër fshatrat e Cesaresë së Filipit; dhe gjatë rrugës i pyeti dishepujt e vet duke u thënë atyre: “Kush thonë njerëzit se jam unë?.”

Marku 8:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën: “Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, dhe të tjerë një nga profetët.”

Marku 8:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam?.” Dhe Pjetri, duke iu përgjigjur i tha: “Ti je Krishti.”

Marku 8:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i urdhëroi rreptësisht që të mos i tregojnë askujt për të.

Marku 8:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj nisi t’u mësojë atyre se Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, do të hidhet poshtë nga pleqtë, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët; se do të vritet dhe pas tri ditësh do të ringjallet.

Marku 8:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.

Marku 8:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: “Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!.”

Marku 8:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: “Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë,

Marku 8:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë.

Marku 8:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?

Marku 8:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?

Marku 8:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kujtdo që do t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në mes të këtij brezi kurorëshkelës dhe mëkatar, për atë do t’i vijë turp edhe Birit të njeriut, kur të arrijë në lavdinë e Atit të vet, me engjëjt e shenjtë.”
Previous Chapter
« Marku 7 (ALB)
Next Chapter
Marku 9 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Mark 8 (ASV) »
King James Version
Mark 8 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 8 (GW) »
Berean Bible
Mark 8 (BSB) »
World English Bible
Mark 8 (WEB) »
Louis Segond 1910
Marc 8 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Markus 8 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मरकुस 8 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮਰਕੁਸ 8 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মার্ক 8 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மாற்கு 8 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मार्क 8 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మార్కు 8 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માર્ક 8 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮಾರ್ಕನು 8 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَرْقُس 8 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Marcos 8 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Mác 8 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Marcos 8 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Marco 8 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 可 福 音 8 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 可 福 音 8 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Markus 8 (SV1917) »
Библия на русском
Марка 8 (RUSV) »
Українська Біблія
Марка 8 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Márk 8 (KAR) »
Българска Библия
Марко 8 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Markus 8 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Marko 8 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Markos 8 (SOM) »
De Heilige Schrift
Markus 8 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Markus 8 (DA1871) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters