Marku Chapter 2 ALB Bible Verse Images

Marku 2 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 2 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 2:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas disa ditësh, ai erdhi përsëri në Kapernaum dhe u muar vesh se ai gjendej në shtëpi;

Marku 2:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe menjëherë u mblodhën aq shumë njerëz, sa nuk gjeje më vend as përpara derës; dhe ai u predikonte Fjalën.

Marku 2:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhërë i erdhën disa që i paraqitën një të paralizuar, që po e bartnin katër vetë.

Marku 2:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, duke qenë se nuk mund t’i afroheshin për shkak të turmës, zbuluan çatinë në vendin ku ndodhej Jezusi dhe, mbasi hapën një vrimë, e lëshuan vigun mbi të cilin rrinte shtrirë i paralizuari.

Marku 2:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi, kur pa besimin e tyre, i tha të paralizuarit: “O bir, mëkatet e tua të janë falur!.”

Marku 2:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por aty po rrinin ulur disa shkribë, të cilët, në zemër të vet, po mendonin:

Marku 2:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Pse vallë ky po flet blasfemi. Kush mund të falë mëkatet, veç Perëndisë vetë?.”

Marku 2:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi, i cili menjëherë kuptoi në frymën e vet se ata po i mendonin këto gjëra në veten e tyre, u tha atyre: “Pse i mendoni këto gjëra në zemrat tuaja?

Marku 2:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çfarë është më lehtë: t’i thuash të paralizuarit: "Mëkatet e tua të janë falur," apo t’i thuash: "Çohu, merre vigun tënd dhe ec"?

Marku 2:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatët mbi dhe,

Marku 2:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
unë po të them (i tha të paralizuarit): Çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!".”

Marku 2:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai u ngrit menjëherë, mori vigun e vet dhe doli përjashta në praninë e të gjithëve dhe kështu të gjithë u habitën dhe lëvduan Perëndinë duke thënë: “Një gjë të tillë s’e kemi parë kurrë!.”

Marku 2:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jezusi doli përsëri gjatë bregut të detit dhe gjithë turma erdhi tek ai dhe ai e mësonte.

Marku 2:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke kaluar, pa Levin, birin e Alfeut, i cili qe ulur në vendin e tatimeve, dhe i tha: “Ndiqmë!.” Ai u ngrit dhe e ndoqi.

Marku 2:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ndodhi që, kur Jezusi ishte në tryezë në shtëpinë e Levit, shumë tagrambledhës dhe mëkatarë u ulën në tryezë me Jezusin dhe me dishepujt e tij; në fakt ishin shumë ata që e ndiqnin.

Marku 2:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëhërë skribët dhe farisenjtë, duke e parë se po hante me tagrambledhës dhe me mëkatarë, u thanë dishepujve të tij: “Qysh ha dhe pi ai bashkë me tagrambledhës e me mëkatarë?.”

Marku 2:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi, kur e dëgjoi, u tha atyre: “Nuk janë të shëndoshet që kanë nevojë për mjekun, por të sëmurët; unë nuk erdha për të thirrur të drejtët, por mëkatarët për pendim.

Marku 2:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve po agjëronin. Ata erdhen te Jezusi dhe i thanë: “Përse dishepujt e Gjonit dhe ata të farisenjve agjërojnë, kurse dishepujt e tu nuk agjërojnë?.”

Marku 2:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u përgjigj atyre: “Vallë a mund të agjërojnë dasmorët, ndërsa dhëndri është me ta? Për sa kohë kanë më vete dhëndrin, nuk mund të agjërojnë!

Marku 2:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por do të vijnë ditët kur do t’u merret dhëndri dhe atëhërë, në ato ditë, ata do të agjërojnë.

Marku 2:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Askush nuk qep një copë stof të ri mbi një rrobe të vjetër, përndryshe copa e re e shkul gjithë arnesën dhe shqyerja bëhet më keq.

Marku 2:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ashtu askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër, përndryshe vera e re i prish kacekët, vera derdhet dhe kacekët shkojnë dëm; porse vera e re duhet shtënë në kacekë të rinj.”

Marku 2:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ndodhi që një ditë të shtunë ai po kalonte nëpër ara dhe dishepujt e tij, duke kaluar, filluan të këpusin kallinj.

Marku 2:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe farisenjtë i thanë: “Shih, përse po bëjnë atë që nuk është e ligjshme ditën e shtunë?.”

Marku 2:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai u tha atyre: “A nuk keni lexuar vallë ç’bëri Davidi, kur pati nevojë dhe kishte uri, ai dhe ç’qenë me të?.”

Marku 2:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Se si hyri ai në shtëpinë e Perëndisë në kohën e kryepriftit Abiathar, dhe hëngri bukët e paraqitjes, të cilat nuk lejohet t’i hajë askush, përveç priftërinjve, dhe u dha edhe atyre që qenë me të?.”

Marku 2:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për të shtunën.

Marku 2:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj Biri i njeriut është zot edhe i së shtunës.”
Previous Chapter
« Marku 1 (ALB)
Next Chapter
Marku 3 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 2 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 2 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 2 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 2 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 2 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 2 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 2 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मरकुस 2 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 2 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 2 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 2 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 2 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 2 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 2 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 2 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 2 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 2 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 2 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 2 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 2 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 2 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 2 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 2 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 2 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 2 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters