Marku Chapter 14 ALB Bible Verse Images

Marku 14 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 14 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 14:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani dy ditë më vonë ishte Pashka dhe festa e të Ndormëve; dhe krerët e priftërinjve dhe skribët kërkonin mënyrën se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.

Marku 14:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por thonin: “Jo gjatë festës, që të mos ndodhë ndonjë trazirë nga populli.”

Marku 14:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani ai ishte në Betania, në shtëpinë e Simonit lebroz, dhe ndërsa ishte në tryezë, hyri një grua me një enë alabastri me vaj të parfumuar me nard të vërtetë, shumë të kushtueshëm; ajo e theu enën prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

Marku 14:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Disa u indinjuan midis tyre dhe thanë: “Përse bëhet gjithë ky shpenzim i kotë i vajit?

Marku 14:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse ky vaj mund të shitej për më shumë se treqind denarë dhe këto t’u jepeshin të varfërve.” Dhe ishin të indinjuar ndaj asaj.

Marku 14:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi tha: “Lëreni të qetë; pse e shqetësoni? Ajo kreu një vepër të mirë ndaj meje.

Marku 14:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse të varfërit do t’i keni gjithmonë me ju; dhe, kur të doni, mund t’u bëni mirë; por mua nuk do të më keni gjithmonë.

Marku 14:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo bëri atë që mundi; vajosi para kohe trupin tim për varrim.

Marku 14:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por po ju them në të vërtetë se në gjithë botën, kudo që do të predikohet ky ungjill, do të tregojnë edhe atë që ajo bëri, në përkujtim të saj.”

Marku 14:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Juda Iskarioti, një nga të dymbëdhjetët, shkoi te krerët e priftërinjve, që t’ua dorëzonte Jezusin.

Marku 14:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata, kur e dëgjuan, u gëzuan dhe i premtuan se do t’i jepnin para. Kështu ai kërkonte rastin e përshtatshëm për ta tradhtuar.

Marku 14:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani në ditën e parë të festës së të Ndormëve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanë: “Ku don të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?.”

Marku 14:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai dërgoi dy nga dishepujt e vet duke u thënë: “Shkoni në qytet dhe atje do të takoni një njeri, që bart një kanë plot me ujë; ndiqeni atë.

Marku 14:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atje ku ai do të hyjë, i thoni të zotit të shtëpisë: "Mësuesi pyet: Ku është dhoma ku mund të ha Pashkën me dishepujt e mi?".

Marku 14:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai do t’ju tregojë lart një sallë të madhe të mobiluar dhe gati; aty përgatitni për ne.”

Marku 14:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dishepujt e tij shkuan, arritën në qytet dhe gjetën ashtu siç ai u kishte thënë; dhe përgatitën Pashkën.

Marku 14:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u bë darkë, ai erdhi me të dymbëdhjetët.

Marku 14:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur po rrinin në tryezë dhe po hanin, Jezusi tha: “Ju them në të vërtetë se njëri prej jush, që po ha me mua, do të më tradhtojë.”

Marku 14:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata filluan të trishtohen dhe t’i thoshin njëri pas tjetrit: “Mos jam unë?.” Dhe një tjetër tha: “Mos jam unë?.”

Marku 14:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Éshtë një nga të dymbëdhjetët që po ngjyen me mua në çanak.

Marku 14:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siç është shkruar për të; por mjerë ai njeri me anë të cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do të ishte më mirë për të, që ai njeri të mos kishte lindur kurrë!.”

Marku 14:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: “Merrni, hani; ky është trupi im.”

Marku 14:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.

Marku 14:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë u tha: “Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.

Marku 14:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë.”

Marku 14:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.

Marku 14:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".

Marku 14:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por, mbasi të ringjallem, unë do t’ju pararend në Galile.”

Marku 14:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri i tha: “Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem.”

Marku 14:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë.”

Marku 14:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: “Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë.” Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.

Marku 14:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ata arritën në një vend që quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve të vet: “Uluni këtu, deri sa unë të jem lutur.”

Marku 14:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zërë frika dhe ankthi;

Marku 14:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe u tha atyre: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar.”

Marku 14:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej që, po të ishte e mundur, të largohej prej tij ajo orë.

Marku 14:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tha: “Abba, Atë, çdo gjë për ty është e mundur; largoje prej meje këtë kupë! Por jo atë që dua unë, por atë që do ti!.”

Marku 14:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: “Simon, po fle? S’ke qenë i zoti të rrish zgjuar një orë të vetme?

Marku 14:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Rrini zgjuar dhe lutuni që të mos hyni në tundim; sigurisht fryma është e gatshme, por mishi është i dobët.”

Marku 14:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U largua përsëri dhe u lut duke thënë të njëjtat fjalë.

Marku 14:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur u kthye, i gjeti përsëri në gjumë dishepujt, sepse sytë e tyre ishin rënduar dhe ata nuk dinin çfarë t’i përgjigjeshin.

Marku 14:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Së fundi, kthehet për të tretën herë dhe u thotë atyre: “Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorëzohet në duart e mëkatarëve.

Marku 14:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Çohuni, të shkojmë; ja, ai që po më tradhton është afër!.”

Marku 14:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe në atë çast, ndërsa ai ende po fliste, erdhi Juda, një nga të dymbëdhjetët, dhe me të një turmë e madhe me shpata e shkopinj, e dërguar nga krerët e priftërinjve, nga skribët dhe nga pleqtë.

Marku 14:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai që po e tradhtonte u kishte dhënë atyre një shenjë: “Kë do të puth, ai është. Kapeni dhe çojeni me shoqërim të sigurt.”

Marku 14:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe si arriti, u afrua menjëherë tek ai dhe tha: “Rabbi, Rabbi!”; dhe e puthi përzemërsisht!

Marku 14:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata vunë dorë mbi të dhe e arrestuan.

Marku 14:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një nga të pranishmit nxori shpatën, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin.

Marku 14:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke iu përgjigjur, i tha: “Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj që të më kapni sikurse të isha një cub?

Marku 14:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
E pra, përditë isha midis jush në tempull duke i mësuar njerëzit dhe ju nuk më kapët; por kjo po ndodh që të përmbushen Shkrimet!.”

Marku 14:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë dishepujt e lanë dhe ikën të gjithë.

Marku 14:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe një farë djaloshi, që ishte i mbështjellur me një çarçaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapën.

Marku 14:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai e lëshoi çarçafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.

Marku 14:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata e çuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhën të gjithë krerët e priftërinjve, pleqtë dhe skribët.

Marku 14:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda në pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkë me rojat dhe ngrohej afër zjarrit.

Marku 14:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe krerët e priftërinjve dhe gjithë sinedrit kërkonin dëshmi kundër Jezusit për ta vrarë, por nuk po gjenin.

Marku 14:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shumë veta në fakt jepnin dëshmi të rreme kundër tij; por dëshmitë e tyre nuk përkonin.

Marku 14:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa u ngritën dhe dëshmuan rrejshëm kundër tij duke thënë:

Marku 14:58 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Ne e kemi dëgjuar se ka thënë: "Unë do ta shkatërroj këtë tempull të bërë me duar, dhe brenda tri ditësh do të ndërtoj një tjetër që nuk është bërë me duar".”

Marku 14:59 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por as mbi këtë dëshmia e tyre nuk përkonte.

Marku 14:60 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kryeprifti u ngrit në mes të kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thënë: “Nuk përgjigjesh fare? Çfarë po dëshmojnë këta kundër teje?.”

Marku 14:61 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai heshti dhe nuk u përgjegj fare. Përsëri kryeprifti e pyeti dhe i tha: “A je ti Krishti, Biri i të Bekuarit?.”

Marku 14:62 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi tha: “Unë jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut të ulur në të djathtën e Pushtetit dhe duke ardhur me retë e qiellit.”

Marku 14:63 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “Ç’nevojë kemi më për dëshmitarë?

Marku 14:64 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ju e dëgjuat blasfeminë, ç’ju duket?.” Dhe të gjithë gjykuan se meritonte vdekjen.

Marku 14:65 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë disa filluan ta pështyjnë, t’ia zënë fytyrën, ta qëllojnë me shuplaka dhe t’i thonë: “Profetizo!.” Dhe rojat e godisnin.

Marku 14:66 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa Pjetri ishte poshtë në pallat, erdhi një shërbëtore e kryepriftit.

Marku 14:67 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe kur pa Pjetrin që po ngrohej, e vështroi me kujdes dhe tha: “Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas.”

Marku 14:68 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai e mohoi duke thënë: “Nuk e njoh, nuk kuptoj çfarë thua.” Pastaj doli jashtë në hajat dhe gjeli këndoi.

Marku 14:69 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe shërbëtorja, duke e parë përsëri, filloi t’u flasë të pranishmëve: “Ky është një nga ata.”

Marku 14:70 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai përsëri e mohoi. Dhe pak më vonë të pranishmit i thanë përsëri Pjetrit: “Me të vërtetë ti je një nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon.”

Marku 14:71 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai nisi të mallkojë dhe të betohet: “Unë nuk e njoh atë njeri për të cilin po flisni.”

Marku 14:72 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe gjeli këndoi për të dytën herë; atëherë Pjetrit iu kujtua fjala që Jezusi i kishte thënë: “Përpara se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë.” Dhe, duke e menduar këtë, qau.
Previous Chapter
« Marku 13 (ALB)
Next Chapter
Marku 15 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version
Mark 14 (ASV) »
King James Version
Mark 14 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 14 (GW) »
Berean Bible
Mark 14 (BSB) »
World English Bible
Mark 14 (WEB) »
Louis Segond 1910
Marc 14 (LSG) »
Luther Bibel 1912
Markus 14 (LUTH1912) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - हिंदी
मरकुस 14 (HINIRV) »
ਭਾਰਤੀ ਸੋਧਿਆ ਹੋਇਆ ਸੰਸਕਰਣ - ਪੰਜਾਬੀ
ਮਰਕੁਸ 14 (PANIRV) »
ভারতীয় সংশোধিত সংস্করণ - বাংলা
মার্ক 14 (BENIRV) »
இந்தியன் ரீவைஸ்டு வேர்ஷன் - தமிழ்
மாற்கு 14 (TAMIRV) »
इंडियन रिवाइज्ड वर्जन - मराठी
मार्क 14 (MARIRV) »
ఇండియన్ రేవిజ్డ్ వెర్షన్ - తెలుగు
మార్కు 14 (TELIRV) »
ઇન્ડિયન રિવાયઝ્ડ વર્ઝન - ગુજરાતી
માર્ક 14 (GUJIRV) »
ಭಾರತೀಯ ಪರಿಷ್ಕೃತ ಆವೃತ್ತಿ - ಕನ್ನಡ
ಮಾರ್ಕನು 14 (KANIRV) »
الكتاب المقدس باللغة العربية، فان دايك
مَرْقُس 14 (AVD) »
Bíblia Sagrada Português
Marcos 14 (BSL) »
Kinh Thánh: Tiếng Việt
Mác 14 (VIE) »
Reina Valera Antigua
Marcos 14 (RVA) »
La Sacra Bibbia
Marco 14 (RIV) »
圣 经 简体中文和合本
马 可 福 音 14 (CUVS) »
聖 經 繁體中文和合本
馬 可 福 音 14 (CUVT) »
Svenska Bibeln 1917
Markus 14 (SV1917) »
Библия на русском
Марка 14 (RUSV) »
Українська Біблія
Марка 14 (UKR) »
Szent Biblia - Magyar
Márk 14 (KAR) »
Българска Библия
Марко 14 (BULG) »
Det Norsk Bibel
Markus 14 (NORSK) »
Biblia Takatifu
Marko 14 (SWHULB) »
Kitaabka Quduuska Ah
Markos 14 (SOM) »
De Heilige Schrift
Markus 14 (NLD) »
Dansk Bibel 1871
Markus 14 (DA1871) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters