Marku Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Marku 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Marku 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Marku 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u tha atyre: “Në të vërtetë ju them se midis jush që jeni këtu ka disa që nuk do ta shijojnë vdekjen para se të shohin të vijë me fuqi mbretëria e Perëndisë.”

Marku 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas gjashtë ditësh Jezusi mori me vete Pjetrin, Jakobin e Gjonin dhe i çoi në vetmi, vetëm ata, mbi një mal të lartë; dhe u shpërfytyrua përpara tyre.

Marku 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe rrobat e tij u bënë të shndritshme dhe krejt të bardha, si bora, më të bardha nga sa nuk mund t’i zbardhojë asnjë rrobalarës mbi tokë.

Marku 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe atyre iu shfaqën Elia me Moisiun, që po bisedonin me Jezusin.

Marku 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Pjetri e mori fjalën dhe i tha Jezusit: “Mësues, për ne është mirë të jemi këtu; bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian!.”

Marku 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt ai nuk dinte çfarë thoshte, sepse ata ishin të trembur.

Marku 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj erdhi një re dhe i mbuloi me hijen e vet; dhe nga reja doli një zë që tha: “Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni!.”

Marku 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë ata shikuan rreth e qark, por nuk panë më asnjëri, përveçse Jezusi fill i vetëm me ta.

Marku 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani kur po zbrisnin nga mali, Jezusi i urdhëroi të mos i tregojnë askujt gjërat që kishin parë, derisa i Biri i njeriut të ringjallej prej së vdekuri.

Marku 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata e mbajtën porosinë dhe diskutonin mes tyre se ç’do të thoshte të ringjallesh prej së vdekuri.

Marku 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj e pyetën duke thënë: “Përse skribët thonë se më parë duhet të vijë Elia?.”

Marku 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai, duke u përgjigjur, u tha atyre: “Elia me të vërtetë duhet të vijë më parë dhe të rivendosë çdo gjë; por, ashtu siç është shkruar për Birin e njeriut, ai duhet të vuajë shumë gjëra dhe të përçmohet.

Marku 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por unë po ju them se Elia erdhi dhe me të bënë ç’deshën, ashtu siç është shkruar për të.”

Marku 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi u kthye te dishepujt, pa një turmë të madhe rreth tyre dhe disa skribë që po grindeshin me ta.

Marku 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe menjëherë e gjithë turma, kur e pa, u habit dhe erdhi me vrap për ta përshëndetur.

Marku 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai i pyeti skribët: “Për çfarë po diskutoni me ta?.”

Marku 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe dikush nga turma, duke u përgjigjur, tha: “Mësues, të prura djalin tim që ka një frymë memece,

Marku 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe e kap kudo, e përplas dhe ai shkumon, kërcëllon dhëmbët dhe i ngrijnë gjymtyrët. Dhe u thashë dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata s’e bënë dot.

Marku 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ai duke u përgjigjur tha: “O brez që s’beson, deri kur do të jem me ju? Deri kur do t’ju duroj? Ma sillni këtu!.”

Marku 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata ia prunë. Por, sapo e pa, fryma e përplasi me forcë dhe fëmija, që kishte rënë përtokë, rrokullisej duke shkumuar.

Marku 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi e pyeti babanë e atij: “Sa kohë ka që i ndodh kështu?.” Dhe ai tha: “Që në fëmijëri.

Marku 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shpesh e ka hedhur në zjarr dhe në ujë për ta shkatërruar por, nëse mund të bësh diçka, ki mëshirë për ne dhe na ndihmo!.”

Marku 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe Jezusi i tha: “Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme për atë që beson.”

Marku 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Menjëherë babai i fëmijës, duke bërtitur me lot, tha: “Unë besoj, o Zot, ndihmo mosbesimin tim.”

Marku 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jezusi, duke parë se po vinte turma me vrap, e qortoi frymën e ndyrë duke thënë: “O frymë memece dhe e shurdhët, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos hyr më kurrë tek ai!.”

Marku 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe demoni, duke bërtitur dhe duke e sfilitur fort, doli prej tij. Dhe fëmija mbeti si i vdekur, saqë shumë njerëz thoshin: “Ka vdekur.”

Marku 9:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi e zuri për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.

Marku 9:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jezusi hyri në shtëpi, dishepujt e vet e pyetën veçmas: “Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?.”

Marku 9:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe ai u tha atyre: “Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim.”

Marku 9:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbasi u nisën prej andej, kaluan nëpër Galile; dhe ai nuk donte që ta merrte vesh njeri.

Marku 9:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai, në fakt, i mësonte dishepujt e vet dhe u thoshte atyre: “Së shpejti Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve dhe ata do ta vrasin; dhe, pasi të jetë vrarë, ai do të ringjallet ditën e tretë.”

Marku 9:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata nuk i kuptonin këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.

Marku 9:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe arritën në Kapernaum; dhe kur hyri në shtëpi, i pyeti: “Për çfarë diskutonit ndërmjet jush rrugës?.”

Marku 9:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe ata heshtën, sepse rrugës kishin diskutuar se cili ndër ta ishte më i madhi.

Marku 9:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha atyre: “Nëse dikush don të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.”

Marku 9:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe mori një fëmijë të vogël dhe e vuri në mes të tyre; pastaj e mori në krahë dhe u tha atyre:

Marku 9:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Cilido që pranon një nga këta fëmijë në emrin tim, më pranon mua; dhe kushdo që më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar”

Marku 9:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: “Mësues, ne pamë një njeri që nuk na ndjek, që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam sepse ai nuk na ndjek.”

Marku 9:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jezusi tha: “Mos ia ndaloni, sepse s’ka njeri që mund të bëjë një vepër të fuqishme në emrin tim, dhe fill pas kësaj të flasë keq për mua.

Marku 9:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse kush nuk është kundër nesh, është me ne.

Marku 9:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në fakt, kushdo që do t’ju japë të pini një gotë ujë në emrin tim, sepse jeni të Krishtit, në të vërtetë po ju them se me siguri nuk do ta humbasë shpërblimin e vet.”

Marku 9:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
“Dhe kush do të skandalizojë një nga këta të vegjël që besojnë në mua, do të ishte më mirë për të t’i varet në qafë një gur mulliri dhe të hidhet në det.

Marku 9:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Tani nëse dora jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh dorëcung në jetë, sesa të kesh dy duar dhe të shkosh në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,

Marku 9:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

Marku 9:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse këmba jote të skandalizon për mëkat, preje; është më mirë për ty të hysh i çalë në jetë, se sa të kesh dy këmbë dhe të të hedhin në Gehena, në zjarrin e pashueshëm,

Marku 9:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket.

Marku 9:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe nëse syri yt të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të të hedhin në Gehenën e zjarrit,

Marku 9:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zja-rri nuk fiket.

Marku 9:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sepse gjithkush duhet të kripet me zjarr, dhe çdo fli duhet të kripet me kripë.

Marku 9:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kripa është e mirë, por nëse kripa bëhet e amësht, me se do t’i jepni shijen? Kini kripë në vetvete dhe jetoni në paqe njëri me tjetrin!.”
Previous Chapter
« Marku 8 (ALB)
Next Chapter
Marku 10 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Mark 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
Mark 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Mark 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Mark 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Mark 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Marc 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Markus 9 (LUTH1912) »
Hindi Bible (HINIRV)
मरकुस 9 (HINIRV) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਮਰਕੁਸ 9 (PANIRV) »
Bengali Bible (BENIRV)
মার্ক 9 (BENIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
मार्क 9 (MARIRV) »
Gujarati Bible (GUJIRV)
માર્ક 9 (GUJIRV) »
Arabic Bible (AVD)
مَرْقُس 9 (AVD) »
Portuguese Bible (BSL)
Marcos 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Mác 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Marcos 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Marco 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
马 可 福 音 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
馬 可 福 音 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Markus 9 (SV1917) »
Russian Bible (RUSV)
Марка 9 (RUSV) »
Ukrainian Bible (UKR)
Марка 9 (UKR) »
Hungarian Bible (KAR)
Márk 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Марко 9 (BULG) »
Norwegian Bible (NORSK)
Markus 9 (NORSK) »

Marku (ALB) Chapter Selection

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters