Gjyqtarët Chapter 10 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 10 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 10 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 10:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas Abimelekut doli për të shpëtuar Izraelin, Tola, bir i Puahut, biri i Dodit, njeri i Isakarit. Ai banonte në Shamir, në krahinën malore të Efraimit;

Gjyqtarët 10:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
qe gjyqtar i Izraelit për njëzet e tre vjet me radhë; pastaj vdiq dhe e varrosën në Shamir.

Gjyqtarët 10:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas tij doli Jairi, Galaaditi, që qe gjyqtar i Izraelit njëzet e dy vjet me radhë.

Gjyqtarët 10:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai kishte tridhjetë bij që u hipnin tridhjetë gomaricave dhe kishin tridhjetë qytete, që quhen edhe sot fshatrat e Jairit dhe ndodhen në vendin e Galaadit.

Gjyqtarët 10:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jairi vdiq dhe u varros në Kamon.

Gjyqtarët 10:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Izraelit filluan përsëri të bëjnë atë që është e keqe për sytë e Zotit dhe u shërbyen Baalit dhe Ashtarothit, perëndive të Sirisë, perëndive të Sidonit, perëndive të Moabit, perëndive të bijve të Amonit dhe perëndive të Filistejve; e braktisën Zotin dhe nuk i shërbyen më.

Gjyqtarët 10:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu zemërimi i Zotit kundër Izraelit u ndez dhe ai i dorëzoi në duart e Filistejve dhe në duart e bijve të Amonit.

Gjyqtarët 10:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atë vit ata u ranë më qafë dhe shtypën bijtë e Izraelit; gjatë tetëmbëdhjetë vjetve me radhë ata shtypën tërë bijtë e Izraelit që ndodheshin matanë Jordanit, në vendin e Amorejve, në Galaad.

Gjyqtarët 10:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Amonit kaluan Jordanin për të luftuar edhe kundër Judës, kundër Beniaminit dhe kundër shtëpisë së Efraimit; dhe Izraeli u ndodh në një situatë shumë fatkeqe.

Gjyqtarët 10:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë bijtë e Izraelit i klithën Zotit, duke i thënë: "Kemi mëkatuar ndaj teje, sepse kemi braktisur Perëndinë tonë dhe i kemi shërbyer Baalit".

Gjyqtarët 10:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Zoti u tha bijve të Izraelit: "A nuk ju çlirova unë nga Egjiptasit, nga Amorejtë, nga bijtë e Amonit dhe nga Filistejtë?

Gjyqtarët 10:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ata të Sidonit, Amalekitët dhe Maonitët ju shtypnin dhe ju bëtë thirrje, a nuk ju çlirova nga duart e tyre?

Gjyqtarët 10:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë ju më braktisët dhe u vutë në shërbim të perëndive të tjera; prandaj unë nuk do t’ju çliroj më.

Gjyqtarët 10:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Shkoni, pra, t’u thërrisni perëndive që keni zgjedhur; le t’ju shpëtojnë ato në kohën e fatkeqësive tuaja!".

Gjyqtarët 10:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit i thanë Zotit: "Kemi mëkatuar; bëna çfarë të duash, por na çliro sot, të lutemi shumë".

Gjyqtarët 10:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë hoqën nga mjedisi i tyre perënditë e huaja dhe i shërbyen Zotit që u trishtua për vuajtjet e Izraelit.

Gjyqtarët 10:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Amonit u mblodhën dhe ngritën kampin e tyre në Galaad dhe bijtë e Izraelit u mblodhën dhe ngritën kampin e tyre në Mitspah.

Gjyqtarët 10:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli, domethënë princat e Galaadit i thanë njeri tjetrit: "Kush do të jetë njeriu që do të fillojë të luftojë kundër bijve të Amonit? Ai do të jetë kreu i të gjithë banorëve të Galaadit".
Previous Chapter
« Gjyqtarët 9 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 10 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 10 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 10 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 10 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 10 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 10 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 10 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 10 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 10 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 10 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 10 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 10 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 10 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 10 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 10 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 10 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 10 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 10 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 10 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 10 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters