Gjyqtarët Chapter 9 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 9 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 9 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 9:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abimeleku, bir i Jerubaalit, shkoi në Sikem te vëllezërit e nënes së tij dhe foli me ta dhe me gjithë familjen e atit të nënes së tij, duke thënë:

Gjyqtarët 9:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"U thoni gjithë banorëve të Sikemit: "Ç’është më e mirë për ju, që të gjithë shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit të mbretërojnë mbi ju, apo të mbretërojë mbi ju vetëm një?". Dhe mos harroni që unë rrjedh nga kocka dhe mishi juaj".

Gjyqtarët 9:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vëllezërit e nënes së tij i përhapën këto fjalë të tij tërë banorëve të Sikemit; dhe zemra e tyre anoi në dobi të Abimelekut, sepse thanë: "Éshtë vëllai ynë".

Gjyqtarët 9:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i dhanë shtatëdhjetë sikla argjendi, që i tërhoqën nga tempulli i Baal-Berithit, me të cilat Abimeleku rekrutoi njerëz pa kurrfarë vlere, por trima; dhe ata i shkuan pas.

Gjyqtarët 9:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ai shkoi në shtëpinë e atit të tij në Ofrah dhe vrau mbi po atë gur vëllezërit e tij, të shtatëdhjetë bijtë e Jerubaalit. Por Jothami biri më i vogël i Jerubaalit, shpëtoi sepse ishte fshehur.

Gjyqtarët 9:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë banorët e Sikemit dhe tërë shtëpia e Milos u mblodhën dhe shkuan ta shpallin mbret Abimelekun, pranë lisit të monumentit që gjendet në Sikem.

Gjyqtarët 9:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Jothami u informua për këtë gjë, shkoi dhe zuri në majën e malit Gerezim dhe, duke ngritur zërin, thirri: "Dëgjomëni, banorë të Sikemit, dhe Perëndia të mund t’ju dëgjojë!

Gjyqtarët 9:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".

Gjyqtarët 9:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ulliri u përgjegj me këto fjalë: "A duhet të heq dorë nga vaji im metë cilin Perëndia dhe njerëzit nderohen, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

Gjyqtarët 9:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë drurët i thanë fikut: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

Gjyqtarët 9:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por fiku iu përgjegj atyre: "A duhet të heq dorë nga ëmbëlsia ime dhe nga fruti im shumë i shijshëm dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

Gjyqtarët 9:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë drurët iu drejtuan hardhisë: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

Gjyqtarët 9:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por hardhia u përgjegj kështu: "A duhet të heq dorë nga vera ime e ëmbël që gëzon Perëndinë dhe njerëzit, dhe të shkoj të shqetësohem për drurët?".

Gjyqtarët 9:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë drurët i thanë ferrës: "Eja ti të mbretërosh mbi ne".

Gjyqtarët 9:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ferra iu përgjegj me këto fjalë drurëve: "Në rast se doni me të vërtetë të më vajosni si mbret për të sunduar mbi ju, ejani të strehoheni nën hijen time; përndryshe daltë një zjarr nga ferra dhe përpiftë kedrat e Libanit!".

Gjyqtarët 9:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ju nuk u suallët me besnikëri dhe me ndershmëri duke e shpallur mbret Abimelekun, nuk mbajtët një qëndrim të mirë ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij dhe nuk e keni trajtuar siç e meritonte,

Gjyqtarët 9:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
sepse im atë ka luftuar për ju, ka rrezikuar jetën e vet dhe ju ka çliruar nga sundimi i Madianit.

Gjyqtarët 9:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kurse sot ju keni ngritur krye kundër shtëpisë së atit tim, keni vrarë të shtatëdhjetë bijtë e tij mbi po atë gur dhe keni shpallur mbret të Sikemitëve Abimelekun, birin e shërbëtores, sepse është vëllai juaj.

Gjyqtarët 9:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në rast se sot keni vepruar me besnikëri dhe ndershmëri ndaj Jerubaalit dhe shtëpisë së tij, atëherë e gëzofshi Abimelekun dhe ai u gëzoftë me ju!

Gjyqtarët 9:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por në rast se punët nuk janë kështu, le të dalë nga Abimeleku një zjarr që të gllabërojë banorët e Sikemit dhe shtëpinë e Milos, dhe le të dalë nga banorët e Sikemit dhe nga shtëpitë e Milos një zjarr që të gllabërojë Abimelekun".

Gjyqtarët 9:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jothemi iku, ia mbathi dhe shkoi të banojë në Beer nga frika e vëllait të tij Abimelek.

Gjyqtarët 9:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abimeleku sundoi tre vjet mbi Izraelin.

Gjyqtarët 9:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Perëndia dërgoi një frymë të keq midis Abimelekut dhe banorëve të Sikemit, dhe banorët e Sikemit e tradhtuan Abimelekun,

Gjyqtarët 9:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
me qëllim që dhuna e ushtruar kundër të shtatëdhjetë bijve të Jerubaalit të zgjidhej dhe gjaku i tyre të binte mbi vëllanë e tyre Abimelek, që i kishte vrarë dhe mbi banorët e Sikemit, që e kishin ndihmuar të vriste vëllezërit e tij.

Gjyqtarët 9:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Banorët e Sikemit vunë njerëz në pritë kundër tij në majën e maleve, dhe këta plaçkitën tërë ata që kalonin në rrugë afër tyre. Abimeleku u informua për këtë.

Gjyqtarët 9:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij erdhën dhe u transferuan në Sikem, dhe banorët e Sikemit krijuan besim tek ai.

Gjyqtarët 9:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata dolën në ara, mblodhën rrushin në vreshtat e tyre, e shtypën dhe bënë festë. Pastaj hynë në shtëpinë e zotit të tyre, hëngrën, pinë dhe mallkuan Abimelekun.

Gjyqtarët 9:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gaali, bir i Ebedit, tha: "Kush është Abimeleku dhe çfarë përfaqëson Sikemi, pse duhet t’i shërbejmë? A nuk është vallë bir i Jerubaalit, dhe a nuk është Zebuli mëkëmbësi i tij? Më mirë u shërbeni njerëzve të Hamorit atit të Sikemit! Po pse u dashka që ne t’i shërbejmë këtij njeriu?

Gjyqtarët 9:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Po ta kisha këtë popull nën urdhrat e mia, unë do ta kisha dëbuar Abimelekun!". Pastaj i tha Abimelekut: "Forcoje ushtrinë tënde dhe më dil përpara!".

Gjyqtarët 9:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Zebuli, qeveritar i qytetit, dëgjoi këto fjalë të Gaalit, birit të Ebedit, u zemërua shumë,

Gjyqtarët 9:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i dërgoi fshehurazi lajmëtarë Abimelekut për t’i thënë: "Ja, Gaali, bir i Ebedit, dhe vëllezërit e tij kanë ardhur në Sikem; ata po e ngrenë qytetin kundër teje.

Gjyqtarët 9:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj çohu natën, ti dhe njerëzit e tu, dhe zëru pritë në fushë;

Gjyqtarët 9:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe nesër në mëngjes, sa të lindë dielli do të ngrihesh dhe do t’i sulesh qytetit. Kur pastaj Gaali me gjithë njerëzit që janë me të do të dalë kundër teje, ti do t’i bësh atë që beson se është më e përshtatshme".

Gjyqtarët 9:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abimeleku dhe tërë njerëzit që ishin me të u ngritën natën dhe zunë një pritë kundër Sikemit, të ndarë në katër grupe.

Gjyqtarët 9:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Gaali, bir i Ebedit, doli dhe u ndal në hyrjen e portës së qytetit, Abimeleku doli nga prita me gjithë njerëzit që ishin me të.

Gjyqtarët 9:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke i parë ata njerëz, Gaali i tha Zebulit: "Ja, disa njerëz që zbresin nga maja e maleve". Por Zebuli iu përgjegj: "Hijet e maleve të duken ty si njerëz".

Gjyqtarët 9:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gaali nisi përsëri të flasë, duke thënë: "Shiko, ka njerëz që zbresin nga majat e lartësive të vendit, dhe një grup tjetër po vjen nga rruga e lisit të shortarëve".

Gjyqtarët 9:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Zebuli i tha: "Ku e ke kapadaillëkun, kur thoje: "Kush është Abimeleku, pse duhet t’i shërbejmë?". A nuk është ky popull që ti përçmoje? Dil, pra, përpara dhe lufto kundër tij!".

Gjyqtarët 9:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Gaali doli në krye të banorëve të Sikemit dhe i nisi betejën kundër Abimelekut.

Gjyqtarët 9:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Abimeleku e ndoqi dhe ai iku me vrap para tij; shumë njerëz ranë për tokë të plagosur për vdekje deri në hyrje të portës.

Gjyqtarët 9:41 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abimeleku u ndal pastaj në Arumah, dhe Zebuli dëboi Gaalin dhe vëllezërit e tij, që nuk qëndruan dot më në Sikem.

Gjyqtarët 9:42 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen populli i Sikemit doli nëpër fusha; Abimeleku u informua për këtë.

Gjyqtarët 9:43 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ai mori njerëzit e tij, i ndau në tre grupe dhe zuri pritë në fusha; kur pa që populli po dilte nga qyteti, ai u hodh kundër tij dhe bëri kërdinë.

Gjyqtarët 9:44 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Abimeleku dhe njerëzit që ishin me të u sulën përpara dhe zunë hyrjen e portës së qytetit, kurse dy grupet e tjera u sulën mbi tërë ata që ishin nëpër fusha dhe bënë kërdinë.

Gjyqtarët 9:45 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Abimeleku e pushtoi me sulm po atë ditë qytetin dhe vrau popullin që gjendej në të; pastaj e sheshoi qytetin dhe aty hodhi kripë.

Gjyqtarët 9:46 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të gjithë banorët e kalasë së Sikemit dëgjuan këtë ngjarje, u tërhoqën në kullën kryesore të tempullit të perëndisë Berith.

Gjyqtarët 9:47 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i thanë Abimelekut që tërë banorët e kalasë së Sikemit ishin mbledhur bashkë.

Gjyqtarët 9:48 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Abimeleku u ngjit në malin Tsalmon, ai vetë bashkë me njerëzit e tij; pastaj Abimeleku kapi një sëpatë, preu degën e një druri, e ngriti dhe e vuri mbi shpatullat e tij; padstaj u tha njerëzve që ishin me të: "Atë që patë që unë bëra, bëjeni shpejt edhe ju!".

Gjyqtarët 9:49 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu secili prej tyre preu një degë dhe shkoi pas Abimeleku; i vendosën degët përballë kullës kryesore dhe e dogjën atë. Kështu gjetën vdekjen gjithë njerëzit e kalasë së Sikemit, pothuajse një mijë veta, gra e burra.

Gjyqtarët 9:50 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Abimeleku shkoi në Thebets, e rrethoi dhe e pushtoi.

Gjyqtarët 9:51 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mes të qytetit kishte një kullë të fortifikuar, ku ishin strehuar tërë njerëzit e qytetit, gra e burra; u mbyllën brenda dhe hipën mbi çatinë e kullës.

Gjyqtarët 9:52 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Abimeleku arriti në këmbët e kalasë dhe e sulmoi; iu afrua pastaj portës së kalasë për t’i vënë flakën.

Gjyqtarët 9:53 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por një grua hodhi poshtë pjesën e sipërme të një mokre mbi kokën e Abimelekut dhe i theu kafkën.

Gjyqtarët 9:54 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai thirri menjëherë të riun që i mbante armët dhe i tha: "Nxirre shpatën dhe më vrit, që të mos thonë: "E vrau një grua!"". Kështu i riu e shpoi tejembanë dhe ai vdiq.

Gjyqtarët 9:55 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur Izraelitët panë që Abimeleku kishte vdekur, secili u kthye në shtëpinë e tij.

Gjyqtarët 9:56 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Perëndia ia shkarkoi Abimelekut të keqen që kishte bërë kundër atit të tij, duke vrarë shtatëdhjetë vëllezërit e tij.

Gjyqtarët 9:57 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Perëndia bëri që të binte mbi kokën e njerëzve të Sikemit tërë e keqja e bërë; kështu kundër tyre u realizua mallkimi i Jothamit, birit të Jerubaalit.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 8 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 9 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 9 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 9 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 9 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 9 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 9 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 9 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 9 (PANIRV) »
Marathi Bible (MARIRV)
शास्ते 9 (MARIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 9 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 9 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 9 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 9 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 9 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 9 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 9 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 9 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 9 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 9 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 9 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 9 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters