Gjyqtarët Chapter 18 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 18 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 18 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 18:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë nuk kishte mbret në Izrael; po në këtë kohë fisi i Danitëve kërkonte për vete një territor për t’u vendosur, sepse deri në ato ditë nuk i ishte caktuar asnjë trashëgimi midis fiseve të Izraelit.

Gjyqtarët 18:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Danit dërguan, pra, te Tsorahu dhe te Eshtaoli pesë burra trima, që përfaqësonin tërë fisin e tyre, për të vëzhguar dhe për të kontrolluar vendin; dhe u thanë atyre: "Shkoni të vëzhgoni vendin!". Kështu ata arritën në krahinën malore të Efraimit, në shtëpinë e Mikahut, dhe e kaluan natën aty.

Gjyqtarët 18:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa ishin pranë shtëpisë së Mikahut, njohën zërin e të riut Levit; atëherë ata hynë në shtëpi dhe e pyetën: "Kush të solli këtu? Çfarë bën në këtë vend? Çfarë ke ti këtu?".

Gjyqtarët 18:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjegj: "Mikahu më ka bërë këtë dhe atë; më mori në shërbim të tij dhe unë jam prifti i tij".

Gjyqtarët 18:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i thanë: "Pyet, pra, Perëndinë që të dimë në se rruga që kemi nisur do të jetë e mbarë".

Gjyqtarët 18:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prifti iu përgjegj: "Shkoni në paqe; rruga që bëni kryhet nën shikimin e Zotit".

Gjyqtarët 18:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu të pesë burrat u nisën dhe arritën në Laish, panë që populli që banonte aty bënte një jetë të sigurt, simbas zakoneve të atyre të Sidonit, një jetë të qetë dhe të sigurt, sepse nuk kishte njeri në vend që t’u vinte ndonjë kufizim dhe t’i qortonte; ata ishin larg nga ata të Sidonit dhe nuk mbanin marrëdhënie me askënd.

Gjyqtarët 18:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj u kthyen te vëllezërit e tyre në Tsorah dhe në Eshtaol; dhe vëllezërit i pyetën ata: "Çfarë thoni?".

Gjyqtarët 18:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u përgjigjën: "Le të ngrihemi dhe të sulemi kundër atyre njerëzve, sepse kemi parë vendin dhe është me të vërtetë i mrekullueshëm. Pse mbani një qëndrim jo aktiv? Mos nguroni të lëvizni për ta pushtuar vendin!

Gjyqtarët 18:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur të arrini, keni për të gjetur një popull të sigurt dhe një vend të gjërë, sepse Perëndiae ka dhënë në duart tuaja; është një vend ku nuk mungon asgjë nga ajo që është mbi tokë".

Gjyqtarët 18:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë gjashtëqind burra të familjes së Danitëve u nisën nga Tsorahu dhe nga Eshtoali, të armatosur mirë për luftë.

Gjyqtarët 18:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata u ngjitën dhe ngritën kampin e tyre në Kirjath-Jearim, në Jude; (prandaj ky vend, që ndodhet prapa Kiriath-Jearimit, quhet edhe sot e kësaj dite kampi i Danit).

Gjyqtarët 18:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Që këtej kaluan në krahinën malore të Efraimit dhe arritën në shtëpinë e Mikahut.

Gjyqtarët 18:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë të pesë burrat, që kishin shkuar të vëzhgonin vendin e Laishit, filluan t’u thonë vëllezërve të tyre: "A e dini ju që në këto shtëpi ka një efod, një shtëpi idhujsh, një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe një figurë prej metali të shkrirë? Prandaj tani kini parasysh atë që duhet të bëni".

Gjyqtarët 18:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata u drejtuan nga ajo anë, arritën në shtëpinë e Levitit të ri, në banesën e Mikahut, dhe e përshëndetën.

Gjyqtarët 18:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa të gjashtëqind burrat e bijve të Danit, të armatosur mirë për luftë, rrinin para portës,

Gjyqtarët 18:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pesë burrat që kishin vajtur të vëzhgonin vendin u ngjitën lart, hynë në shtëpi, morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë. Prifti rrinte para portës bashkë me gjashtëqind njerëzit e armatosur mirë për luftë.

Gjyqtarët 18:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur këta hynë në shtëpinë e Mikahut dhe morën shëmbëlltyrën e gdhendur, efodin, shtëpinë e idhujve dhe figurën prej metali të shkrirë, prifti u tha atyre: "Ç’po bëni kështu?".

Gjyqtarët 18:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata iu përgjegjën: "Hesht, vëre dorën mbi gojë, eja me ne, dhe do të jesh për ne një atë dhe një prift. Ç’është më mirë për ty, të jesh prifti i shtëpisë së një njeriu të vetëm apo të jesh prifti i një fisi ose të një familjeje në Izrael?".

Gjyqtarët 18:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu prifti ndjeu një gëzim në zemrën e tij; mori efodin, shtëpinë e idhujve dhe shëmbëlltyrën e gdhendur dhe u bashkua me ata njerëz.

Gjyqtarët 18:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë rifilluan marshimin, duke vënë para fëmijët, bagëtinë dhe orenditë.

Gjyqtarët 18:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ishin larguar nga shtëpia e Mikahut, burrat që banonin në shtëpitë afër asaj të Mikahut u mblodhën dhe ndoqën bijtë e Danit.

Gjyqtarët 18:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
U bërtitën pastaj bijve të Danit. Këta u kthyen dhe i thanë Mikahut: Çfarë ke që ke mbledhur këta njerëz??".

Gjyqtarët 18:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u përgjegj: "Morët me vete perënditë që i kisha bërë unë dhe priftin, dhe ikët. Tani ç’më mbetet? Si mund të më thoni: "Çfarë ke?".

Gjyqtarët 18:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Danit i thanë: "Bëj që zëri yt të mos dëgjohet më prapa nesh, sepse njerëz të zemëruar mund të hidhen mbi ju, dhe ti do të humbje jetën tënde dhe atë të familjes sate!".

Gjyqtarët 18:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Danit e vazhduan rrugën e tyre; dhe Mikahu, kur pa se ata ishin më të fortë se ai, u kthye dhe shkoi në shtëpinë e tij.

Gjyqtarët 18:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ata, mbasi morën gjërat që kishte bërë Mikahu dhe priftin që kishte në shërbim të tij, arritën në Laish, ku jetonte një popull që rinte i qetë dhe i sigurtë; e vranë me shpatë dhe i vunë flakën qytetit.

Gjyqtarët 18:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Nuk pati asnjë që ta çlironte, sepse ndodhej larg Sidonit, dhe banorët e tij nuk mbanin marrëdhënie me njerëz të tjerë. Ai ndodhej në luginën që zgjatej në drejtim të Beth-Rehobit. Pastaj Danitët e rindërtuan qytetin dhe banuan në të,

Gjyqtarët 18:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
e quajtën Dan, nga emri i Danit, ati i tyre, që ishte bir i Izraelit; por më parë qyteti quhej Laish.

Gjyqtarët 18:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Danit ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur; dhe Jonathani, bir i Gershomit, bir i Manasit, dhe bijtë e tij u bënë priftërinj të fiseve të Danitëve deri ditën e robërimit të banorëve të vendit.

Gjyqtarët 18:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu ngritën për vete shëmbëlltyrën e gdhendur nga Mikahu, gjatë gjithë kohës që shtëpia e Perëndisë mbeti në Shiloh.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 17 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 18 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 18 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 18 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 18 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 18 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 18 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 18 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 18 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 18 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 18 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 18 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 18 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 18 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 18 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 18 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 18 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 18 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 18 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 18 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 18 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters