Gjyqtarët Chapter 19 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 19 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 19 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 19:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë, kur nuk kishte mbret në Izrael, një Levit, që banonte në pjesën më të lartë të krahinës malore të Efraimit, mori si konkubinë një grua nga Betlemi i Judës.

Gjyqtarët 19:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kjo konkubinë kreu një shkelje të kurorës kundër tij dhe e la për t’u kthyer në shtëpinë e atit të saj në Betlem të Judës, ku qendroi katër muaj.

Gjyqtarët 19:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Burri i saj u ngrit dhe shkoi te ajo për t’i folur zemrës së saj dhe për ta kthyer në shtëpi. Ai kishte marrë me vete shërbëtorin e tij dhe dy gomarë. Kështu ajo e çoi në shtëpinë e atit të saj; sa e pa, i ati i së resë e priti tërë gëzim.

Gjyqtarët 19:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Vjehrri i tij, i ati i së resë, e mbajti dhe ai qëndroi tri ditë me të; kështu hëngrën e pinë, dhe e kaluan natën aty.

Gjyqtarët 19:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e katërt u ngritën herët në mëngjes dhe Leviti po bëhej gati të nisej, por i ati i vajzës së re i tha dhëndrit të tij: "Ha diçka që të mbahesh, pastaj shkoni".

Gjyqtarët 19:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u ulën bashkë, hëngrën dhe pinë njeri afër tjetrit. Pastaj i ati së resë i tha burrit të saj: "Të lutem, prano ta kalosh natën këtu, dhe zemra jote të gëzohet".

Gjyqtarët 19:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai u ngrit për të ikur, por i vjehrri nguli këmbë aq shumë sa që ai vendosi ta kalojë natën aty.

Gjyqtarët 19:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ditën e pestë ai u ngrit herët në mëngjes që të ikte; dhe i ati i së resë i tha: "Të lutem, ngrohe zemrën". Kështu u ndalën deri në pasdite dhe që të dy hëngrën.

Gjyqtarët 19:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur ai njeri u ngrit për të ikur bashkë me konkubinën e tij dhë shërbëtorin e tij, i vjehrri, i ati i së resë, i tha: "Ja, ka filluar të erret; të lutem kaloje natën këtu; shiko, dita është duke mbaruar; kaloje këtu natën dhe zemra jote të gëzohet; nesër do të niseni herët dhe do të arrini në shtëpi".

Gjyqtarët 19:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ai njeri nuk deshi ta kalojë natën aty; kështu u ngrit, u nis dhe arriti përballë Jebusit, që është Jeruzalemi, me dy gomarët e tij të shaluar dhe me konkubinën e tij.

Gjyqtarët 19:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arritën pranë Jebusit, dita kishte kaluar tërësisht; shërbëtori i tha zotit të tij: "Eja, të lutem, të hyjmë në këtë qytet të Jebusejve dhe ta kalojmë natën aty".

Gjyqtarët 19:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
I zoti iu përgjegj: "Jo, nuk do të hyjmë në një qytet të huajsh që nuk janë bij të Izraelit, por do të shkojmë deri në Gibeah".

Gjyqtarët 19:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha shërbëtorit të tij: "Eja, të arrijmë në një nga këto vende dhe ta kalojmë natën në Gibeah ose në Ramah".

Gjyqtarët 19:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu shkuan tutje dhe e vazhduan udhëtimin; dhe dielli perëndoi mbi ta pranë Gibeahut, që është pronë e Beniaminit.

Gjyqtarët 19:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Aty u kthyen për të hyrë dhe për të kaluar natën në Gibeah. Kështu Leviti hyri dhe u ndal në sheshin e qytetit; por askush nuk i priti për të kaluar natën në shtëpinë e tij.

Gjyqtarët 19:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pikërisht në atë kohë një plak po kthehej në mbrëmje nga puna e tij në ara; ai ishte nga krahina malore e Efraimit dhe banonte si i huaj në Gibeah, por njerëzit e vendit ishin Beniaminitë.

Gjyqtarët 19:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të ngritur sytë, pa kalimtarin në sheshin e qytetit. Plaku i tha: Ku po shkon dhe nga po vjen??".

Gjyqtarët 19:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Leviti iu përgjegj: "Po shkojmë nga Betlemi i Judës në drejtim të pjesës më të largët të krahinës malore të Efraimit. Unë jam që andej dhe kisha vajtur në Betlem të Judës; tani po shkoj në shtëpinë e Zotit, por nuk ka njeri që të më presë në shtëpinë e tij.

Gjyqtarët 19:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Megjithatë ne kemi kashtë dhe bar për gomarët tanë dhe bukë e verë për mua, për shërbëtoren tënde dhe për djalin që është bashkë me shërbëtorin tënd; nuk na mungon asgjë".

Gjyqtarët 19:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Plaku i tha: "Paqja qoftë me ty! Megjithatë më lejo të kujdesem për çdo nevojë që ke; por ti nuk duhet ta kalosh natën në shesh".

Gjyqtarët 19:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu e çoi në shtëpinë e tij dhe u dha ushqim gomarëve; udhëtarët lanë këmbët, pastaj hëngrën dhe pinë.

Gjyqtarët 19:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndërsa po kënaqeshin, disa njerëz të qyteti, njerëz të këqij rrethuan shtëpinë i ranë portës dhe i thanë të zotit plak të shtëpisë: "Nxirre jashtë atë njeri që ka hyrë në shtëpinë tënde, sepse duam ta njohim!".

Gjyqtarët 19:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por i zoti i shtëpisë me të dalë jashtë, u tha atyre: "Jo, vëllezërit e mi, mos u sillni në mënyrë kaq të keqe; ky njeri erdhi në shtëpinë time, prandaj mos kryeni një poshtërsi të tillë!.

Gjyqtarët 19:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ja ku janë këtu vajza ime e virgjër dhe konkubina e këtij njeriu; unë do t’i nxjerr jashtë, poshtërojini dhe bëni atë që mendoni; por mos kryeni kundër këtij njeriu një turp të tillë!".

Gjyqtarët 19:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ata njerëz nuk e dëgjuan. Atëherë ai burrë mori konkubinën e tij dhe ua nxori atyre; ata e njohën dhe e përdorën tërë natën deri në mëngjes; e lanë të ikë vetëm kur filloi të zbardhë dita.

Gjyqtarët 19:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ndaj të gdhirë kjo grua erdhi e u rrëzua para portës së shtëpisë të njeriut pranë të cilit rrinte burri i saj dhe mbeti aty deri sa u bë ditë.

Gjyqtarët 19:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në mëngjes burri i saj u ngrit, hapi portën e shtëpisë dhe doli për të vazhduar udhëtimin e tij; dhe ja, konkubina e tij rrinte shtrirë te porta e shtëpisë me duart në pragun e saj.

Gjyqtarët 19:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i tha: "Çohu dhe eja të shkojmë!". Por nuk mori asnjë përgjigje. Atëherë burri e ngarkoi mbi gomarin dhe u nisën për t’u kthyer në shtëpinë e vet.

Gjyqtarët 19:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Me të arritur në shtëpi, kapi një thikë, mori konkubinën e tij dhe e preu, gjymtyrë për gjymtyrë, në dymbëdhjetë copa, që i shpërndau në gjithë territorin e Izraelit.

Gjyqtarët 19:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kushdo që e pa këtë tha: "Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk është parë asnjë herë një gjë e tillë, qysh prej kohës që bijtë e Izraelit dolën nga vendi i Egjiptit e deri sot! Mbajeni parasysh këtë gjë; këshillohuni dhe flisni".
Previous Chapter
« Gjyqtarët 18 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 19 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 19 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 19 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 19 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 19 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 19 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 19 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 19 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 19 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 19 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 19 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 19 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 19 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 19 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 19 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 19 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 19 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 19 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 19 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 19 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters