Gjyqtarët Chapter 21 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 21 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 21 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 21:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por njerëzit e Izraelit ishin betuar në Mitspah, duke thënë: "Asnjë nga ne nuk do t’ja japë bijën e tij për grua një Beniaminiti".

Gjyqtarët 21:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj populli erdhi në Bethel, ku qëndroi deri në mbrëmje përpara Perëndisë; dhe ngriti zërin dhe qau me të madhe,

Gjyqtarët 21:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
duke thënë: "O Zot, Perëndi i Izraelit, pse ndodhi kjo në Izrael, që sot të mungojë një fis në Izrael?".

Gjyqtarët 21:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Të nesërmen populli u ngrit herët në mëngjes, ndërtoi në atë vend një altar dhe ofroi olokauste dhe flijime falenderimi.

Gjyqtarët 21:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj bijtë e Izraelit thanë: "Cili nga fiset e Izraelit nuk ka dalë në asamble para Zotit?". Sepse kishin bërë një betim solemn kundër kujtdo që nuk kishte dalë përpara Zotit në Mitspah, duke thënë: "Ai njeri do të vritet".

Gjyqtarët 21:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Izraelit ishin të hidhëruar për Beniaminin, vëllanë e tyre, dhe thonin: "Sot u zhduk një fis i Izraelit.

Gjyqtarët 21:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Si do të bëjmë t’u gjejmë gra atyre që shpëtuan, sepse jemi betuar në emër të Zotit të mos u japim atyre për grua asnjë prej vajzave tona?".

Gjyqtarët 21:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj thanë: "Cili është midis fiseve të Izraelit ai që nuk ka dalë para Zotit në Mitspah?". Dhe ja që asnjeri nga Jabesi i Galaadit nuk kishte ardhur në kamp për asamblenë;

Gjyqtarët 21:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
në fakt u kalua në revistë populli, u vu re që në gjirin e tij nuk kishte asnjë nga banorët e Jabesit të Galaadit.

Gjyqtarët 21:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë asambleja dërgoi atje dymbëdhjetë mijë burra nga më trimat dhe u dha këtë urdhër, duke thënë: "Shkoni dhe vrisni me shpatë banorët e Jabesit të Galasadit, duke përfshirë gratë dhe fëmijët.

Gjyqtarët 21:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Do të veproni kështu: do të shfarosni çdo mashkull dhe çdo grua që ka pasur marrëdhënie seksuale me një burrë".

Gjyqtarët 21:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata gjetën midis banoëve të Jabesit të Galaadit katërqind vajza që nuk kishin pasur marrëdhënie seksuale me burra, dhe i çuan në kamp, në Shilon, që ndodhet në vendin e Kanaanit.

Gjyqtarët 21:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tërë asambleja dërgoi lajmëtarë për të folur me bijtë e Beniaminit, që ndodheshin në shkëmbin e Rimonit, dhe për t’u shpallur paqen.

Gjyqtarët 21:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Beniaminitët u kthyen dhe muarrën ato gra që nuk ishin vrarë në Jabes të Galaadit; por nuk pati mjaft për të gjithë.

Gjyqtarët 21:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Populli ishte i hidhëruar për ato që i kish bërë Beniaminit, sepse Zoti kishte hapur një të çarë midis fiseve të Izraelit.

Gjyqtarët 21:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë pleqtë e asamblesë thanë: "Si do të bëjmë t’u gjejmë gra atyre që kanë mbetur gjallë, mbasi gratë beniaminite janë vrarë?".

Gjyqtarët 21:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj thanë: "Njerëzit e Beniaminit që kanë mbetur gjallë duhet të kenë një trashëgimi, me qëllim që të mos zhduket një fis në Izrael.

Gjyqtarët 21:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por ne nuk mund t’u japim atyre për bashkëshorte bijat tona," me qenë se bijtë e Izraelit ishin betuar, duke thënë: "I mallkuar qoftë ai që do t’i japë një grua Beniaminit!".

Gjyqtarët 21:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë thanë: "Ja, çdo vit bëhet një festë për nder të Zotit në Shiloh, që ndodhet në veri të Bethelit, në lindje të rrugës që ngjitej nga Betheli në Sikem, dhe në jug të Lebonahut".

Gjyqtarët 21:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu u dhanë këtë urdhër bijve të Beniaminit, duke u thënë: "Shkoni dhe fshihuni në vreshtat,

Gjyqtarët 21:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe rrini e shikoni; kur vajzat e Shilohut do të dalin për të hedhur valle në kor, ju do të dilni nga vreshtat, dhe secili do të rrëmbejë gruan e tij midis vajzave të Shilohut; pastaj do të shkoni në vendin e Beniaminit.

Gjyqtarët 21:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur etërit o vëllezërit e tyre do të vinë te ne për të protestuar, ne do t’u themi: "Na i jepni, ju lutem, sepse në këtë luftë nuk kemi zënë një grua për secilin prej tyre; por në rast se nuk ua jepni atyre as në këtë rast, ju do të jeni fajtorë"".

Gjyqtarët 21:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bijtë e Beniaminit vepruan kështu: morën gra simbas numrit të tyre, midis valltareve; i rrëmbyen, pastaj u nisën dhe u kthyen në trashëgiminë e tyre, i rindërtuan qytetet dhe banuan në to.

Gjyqtarët 21:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në të njëjtën kohë bijtë e Izraelit u nisën që andej, secili shkoi në fisin dhe në familjen e tij, e që andej secili u kthye në trashëgiminë e tij.

Gjyqtarët 21:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Në atë kohë nuk kishte asnjë mbret në Izrael; secili bënte atë që i dukej e drejtë në sytë e tij.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 20 (ALB)
Next Chapter
Ruthi 1 (ALB) »

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 21 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 21 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 21 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 21 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 21 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 21 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 21 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 21 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 21 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 21 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 21 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 21 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 21 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 21 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 21 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 21 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 21 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 21 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 21 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 21 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters