Gjyqtarët Chapter 11 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 11 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 11 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 11:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jefteu, Galaaditi, ishte një njeri i fortë dhe trim, bir i një prostitute dhe i Galaadit.

Gjyqtarët 11:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Bashkëshortja e Galaadit i lindi bij të tjerë; kur bijtë e gruas së tij arritën në moshën madhore, ata e dëbuan Jefteun dhe i thanë: "Ti nuk do të kesh trashëgimi në shtëpinë e atit tonë, sepse je biri i një gruaje tjetër".

Gjyqtarët 11:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jefteu iku larg vëllezërve të tij dhe u vendos në vendin e Tobit. Rreth Jefteut u mblodhën njerëz pa asnjë vlerë, që kryenin sulme bashkë me të.

Gjyqtarët 11:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pas një farë kohe bijtë e Amonit i shpallën luftë Izraelit.

Gjyqtarët 11:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur bijtë e Amonit filluan luftën kundër Izraelit, pleqtë e Galaadit shkuan ta kërkojnë Jefteun në vendin e Tobit;

Gjyqtarët 11:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i thanë Jefteut: "Eja me ne dhe bëhu kapidani ynë, për të luftuar kundër bijve të Amonit".

Gjyqtarët 11:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit duke thënë: "A nuk më keni urryer dhe dëbuar nga shtëpia e atit tim? Pse vini tani tek unë kur jini keq?".

Gjyqtarët 11:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Pikërisht për këtë jemi kthyer tani te ti, me qëllim që ti të vish me ne për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe të vihesh në krye të gjithë banorëve të Galaadit".

Gjyqtarët 11:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Jefteu iu përgjegj pleqve të Galaadit: "Në qoftë se më ktheni tek ju për të luftuar kundër bijve të Amonit, dhe Zoti i lë në pushtetin tim, unë do të bëhem komandanti juaj".

Gjyqtarët 11:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pleqtë e Galaadit i thanë Jefteut: "Zoti le të jetë dëshmitar midis nesh, në rast se nuk veprojmë ashtu si ke thënë ti".

Gjyqtarët 11:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jefteu shkoi tek pleqtë e Galaadit dhe populli e zgjodhi komandant dhe udhëheqës të tij; dhe Jefteu përsëriti para Zotit në Mitspah tërë fjalët që pati thënë më parë.

Gjyqtarët 11:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jefteu i dërgoi lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t’i thënë: "Çfarë ka midis teje dhe meje, që ti të vish e të bësh luftë në vendin tim?".

Gjyqtarët 11:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbreti i bijve të Amonit iu përgjegj me këto fjalë lajmëtarëve të Jefteut: "Sepse, kur Izraeli doli nga Egjipti, ai pushtoi vendin tim, nga Arnoni deri në Jabok dhe në Jordan. Tani, pra, m’i kthe këto toka në mënyrë miqësore".

Gjyqtarët 11:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jefteu i dërgoi përsëri lajmëtarë mbretit të bijve të Amonit për t’i thënë:

Gjyqtarët 11:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
"Kështu thotë Jefteu: Izraeli nuk shtiu në dorë as vendin e Moabit, as vendin e bijve të Amonit;

Gjyqtarët 11:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
por kur Izraeli doli nga Egjipti dhe kapërceu shkretëtirën deri në Detin e Kuq dhe arriti në Kadesh,

Gjyqtarët 11:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
i dërgoi lajmëtarë mbretit të Edomit për t’i thënë: "Të lutem më lër të kaloj nëpër vendin tënd"; por mbreti i Edomit nuk pranoi. I dërgoi lajmëtarë edhe mbretit të Moabit, por edhe ky nuk pranoi. Kështu Izraeli mbeti në Kadesh.

Gjyqtarët 11:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Duke ecur pastaj nëpër shkretëtirë, shkoi rreth vendit të Edomit dhe vendit të Moabit e arriti në lindje të vendit të Moabit; dhe ngriti kampin e tij matanë Arnonit, pa hyrë të territorin e Moabit, sepse Arnoni përfaqëson kufirin e Moabit.

Gjyqtarët 11:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Izraeli i dërgoi lajmëtarë Sihonit, mbretit të Amorejve, dhe të Heshbonit, dhe i tha: "Të lutemi, na lër të kalojmë nëpër vendin tënd për të arritur në tonin".

Gjyqtarët 11:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Sihoni nuk pati besim ta lërë të kalojë Izraelin nëpër territorin e tij; përkundrazi Sihoni i mblodhi gjithë njerëzit e tij të cilët u vendosën në Jahats dhe luftoi kundër Izraelit.

Gjyqtarët 11:21 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por Zoti, Perëndia i Izraelit e dha Sihonin dhe gjithë njerëzit e tij në duart e Izraelit, që i mundi; kështu Izraeli pushtoi tërë vendin e Amorejve, që banonin në atë krahinë;

Gjyqtarët 11:22 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
pushtoi tërë territorin e Amorejve, nga Arnoni në Jabok dhe nga shkretëtira deri në Jordan.

Gjyqtarët 11:23 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Dhe tani që Zoti, Perëndia i Izraelit, ka dëbuar Amorejtë përpara popullit të Izraelit, ti dëshëron të zotërosh vendin e tyre?

Gjyqtarët 11:24 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
A nuk zotëron ti atë që Kemoshi, zoti yt, të ka dhënë në zotërim? Kështu edhe ne do të zotërojmë vendin e atyre që Zoti ka dëbuar para nesh.

Gjyqtarët 11:25 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mos je ti, vallë, më i mirë se Balaku, bir i Tsiporit dhe mbret i Moabit? A pati ndofta mosmarrëveshje me Izraelin, apo i bëri luftë?

Gjyqtarët 11:26 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kaluan treqind vjet që Izraeli banon në Heshbon dhe në fshatrat e tij përreth, në Aroer dhe në fshatrat e tij përreth dhe në të gjitha qytetet mbi brigjet e Arnonit; pse nuk ja keni marrë gjatë kësaj kohe?

Gjyqtarët 11:27 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Prandaj unë nuk të kam bërë asnjë padrejtësi dhe ti sillesh keq me mua duke më bërë luftë. Zoti, gjyqtari, le të vendosë sot drejtësinë midis bijve të Izraelit dhe bijve të Amonit!".

Gjyqtarët 11:28 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Por mbreti i bijve të Amonit nuk mori parasysh fjalët që Jefteu i kishte dërguar.

Gjyqtarët 11:29 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Fryma e Zotit erdhi mbi Jefteun dhe ai kaloi nëpër Galaadin dhe Manasin, arriti në Mitspah të Galaadit dhe që këtej lëvizi kundër bijve të Amonit.

Gjyqtarët 11:30 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Jefteu lidhi një kusht me Zotin dhe tha: "Në rast se ti më jep në duart e mia bijtë e Amonit,

Gjyqtarët 11:31 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
çfarë të dalë nga dyert e shtëpisë sime për të më pritur kur të kthehem fitimtar nga bijtë e Amonit, do t’i përkasë Zotit dhe unë do t’ia ofroj si olokaust".

Gjyqtarët 11:32 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Këshu Jefteu marshoi kundër bijve të Amonit për t’u bërë luftë, dhe Zoti ia dha në dorë.

Gjyqtarët 11:33 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai i mundi duke bërë një masakër të madhe, nga Aroeri deri në drejtim të Minithit (duke u marrë njëzet qytete) dhe deri në Abel-Keramim. Kështu bijtë e Amonit u poshtëruan përpara bijve të Izraelit.

Gjyqtarët 11:34 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj Jefteu u kthye në shtëpinë e tij, në Mitspah; dhe ja që i doli për ta pritur e bija me dajre dhe valle. Ajo ishte bija e vetme e tij, sepse ai nuk kishte djem ose vajza të tjera.

Gjyqtarët 11:35 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sa e pa, grisi rrobat e tij dhe tha: "Oh, bija ime, ti po më bën shumë fatkeq, ti po më sjell mjerim! Unë i kam dhënë fjalën Zotit dhe nuk mund të tërhiqem".

Gjyqtarët 11:36 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ajo i tha: "O atë, në rast se i ke dhënë fjalën Zotit, vepro me mua simbas fjalëve që kanë dalë nga goja jote, sepse Zoti ta mori hakun me armiqtë e tu, bijtë e Amonit".

Gjyqtarët 11:37 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj i tha të atit: "Të më lejohet kjo e drejtë: lermë të lirë dy muaj, në mënyrë që të sillem nëpër male duke qarë virgjërinë time me shoqet e mia".

Gjyqtarët 11:38 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ai iu përgjegj: "Shko!". Dhe e la të shkonte për dy muaj. Kështu ajo shkoi me shoqet e saj dhe qau ndër male virgjërinë e saj.

Gjyqtarët 11:39 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas dy muajsh ajo u kthye tek i ati; dhe ai veproi me të simbas kushtit që kishte lidhur. Ajo nuk kishte njohur burrë. Kështu u bë zakon në Izrael

Gjyqtarët 11:40 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
që bijat e Izraelit të shkojnë çdo vit e të qajnë bijën e Jefteut, Galaaditit, katër ditë me radhë.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 10 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 11 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 11 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 11 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 11 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 11 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 11 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 11 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 11 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 11 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 11 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 11 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 11 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 11 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 11 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 11 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 11 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 11 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 11 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 11 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 11 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters