Gjyqtarët Chapter 15 ALB Bible Verse Images

Gjyqtarët 15 Bible Verse Pictures. Choose from a large collection of inspirational, motivational and encouraging Bible verses with pictures of nature. Download and share Gjyqtarët 15 inspirational Bible verse images. Bible verse pictures were created based on verses from The Holy Bible in Albanian (ALB). The Albanian Bible translation is available in the Public Domain, which means that the ALB Bible is not copyright. (Bibla e Shenjtë) Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re

Gjyqtarët 15:1 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Mbas një farë kohe, kur korret gruri, Sansoni shkoi të vizitojë të shoqen, duke pasur me vete një kec, dhe tha: "Dua të hyj në dhomë te gruaja ime". Por i ati i saj nuk e lejoi të hyjë,

Gjyqtarët 15:2 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
dhe i tha: "Mendoja pikërisht që ti e urren, prandaj ia dhashë shokut tënd; a nuk është më e bukur motra e saj më e vogël? Merre, pra, në vend të saj".

Gjyqtarët 15:3 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni iu përgjegj atyre: "Këtë herë nuk do të kem asnjë faj ndaj Filistejve në rast se do t’u bëj ndonjë të keqe".

Gjyqtarët 15:4 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu Sansoni shkoi dhe kapi treqind dhelpra; pastaj mori pishtarë, i ktheu dhelprat bisht më bisht dhe i vuri nga një pishtar midis dy bishtave.

Gjyqtarët 15:5 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj ndezi pishtarët dhe i la dhelprat të iknin nëpër fushat e grurit të Filistejve, dhe dogji demetet dhe grurin akoma në këmbë madje edhe vreshtat dhe ullishtat.

Gjyqtarët 15:6 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Filistejtë pyetën: "Kush e bëri këtë?". Muarrën këtë përgjigje: Sansoni, dhëndri i burrit të Timnahut, sepse ky mori gruan dhe ia dha sii bashkëshorte shokut të tij". Kështu Filistejtë u ngritën dhe i vunë flakën asaj dhe atit të saj.

Gjyqtarët 15:7 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni u tha atyre: "Me qenë se keni bërë këtë gjë, unë do të hakmerrem sigurisht kundër jush dhe pastaj do të rri".

Gjyqtarët 15:8 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kështu i goditi në mënyrë të pamëshirshme, duke bërë kërdi të madhe. Pastaj zbriti dhe qendroi në shpellën e shkëmbit të Etamit.

Gjyqtarët 15:9 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Filistejtë dolën, ngritën kampin e tyre në Juda dhe u shtrinë deri në Lehi.

Gjyqtarët 15:10 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Njerëzit e Judës u thanë atyre: "Pse dolët kundër nesh?". Ata iu përgjigjën: "Dolëm për të kapur Sansonin dhe për t’i bërë atij atë që ai na ka bërë neve".

Gjyqtarët 15:11 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë tre mijë burra të Judës zbritën në shpellën e shkëmbit të Etamit dhe i thanë Sansonit: "Nuk e di që Filistejtë na sundojnë? Çfarë na bëre kështu?". Ai u përgjegj kështu: "Atë që më bënë mua, unë ua bëra atyre".

Gjyqtarët 15:12 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Ata i thanë: "Ne kemi zbritur që të të kapim dhe të të dorëzojmë në duart e Filistejve". Sansoni u përgjegj: "Betohuni që ju nuk do të më vrisni".

Gjyqtarët 15:13 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë ata i folën duke thënë: "Jo, vetëm do të të lidhim dhe do të të dorëzojmë në duart e tyre; por me siguri nuk do të të vrasim". Kështu e lidhën me dy litarë të rinj dhe e nxorën nga shpella.

Gjyqtarët 15:14 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur arriti në Lehi, Filistejtë i dolën përpara me klithma gëzimi; por Fryma e Zotit erdhi fuqishëm mbi të dhe litarët që kishte në krahë u bënë si fije liri që digjen; dhe lidhjet i ranë nga duart.

Gjyqtarët 15:15 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Gjeti pastaj një nofull gomari akoma të freskët, shtriu dorën dhe e kapi; me të vrau një mijë njerëz.

Gjyqtarët 15:16 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Sansoni tha: "Me një nofull gomari, pirgje mbi pirgje! Me një nofull gomari vrava një mijë njerëz".

Gjyqtarët 15:17 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Kur mbaroi së foluri hodhi nofullën dhe e quajti atë vend Ramath-Lehi.

Gjyqtarët 15:18 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Pastaj pati një etje të madhe dhe kërkoi ndihmën e Zotit, duke thënë: Ti lejove këtë çlirim të madh me dorën e shërbëtorit tënd, por a duhet tëë vdes unë tani nga etja dhe të bie në duart e atyre që nuk janë rrethprerë?".

Gjyqtarët 15:19 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Atëherë Perëndia çau shkëmbin e lugët që ndodhet në Lehi dhe doli ujë prej tij. Ai piu ujë, fryma i tij u gjallërua dhe ai mori jetë. Prandaj e quajti këtë burim En-Hakore; ajo ekziston në Lehi edhe sot.

Gjyqtarët 15:20 (ALB)
Square Portrait Landscape 4K UHD
Sansoni qe gjyqtar i Izraelit për njëzet vjet në kohën e Filistejve.
Previous Chapter
« Gjyqtarët 14 (ALB)

Available Bible Translations

American Standard Version (ASV)
Judges 15 (ASV) »
King James Version (KJV)
Judges 15 (KJV) »
GOD’S WORD® (GW)
Judges 15 (GW) »
Berean Bible (BSB)
Judges 15 (BSB) »
World English Bible (WEB)
Judges 15 (WEB) »
French Bible (LSG)
Juges 15 (LSG) »
German Bible (LUTH1912)
Richter 15 (LUTH1912) »
Punjabi Bible (PANIRV)
ਕਜ਼ਾૃ 15 (PANIRV) »
Hebrew Bible (HEB)
שפטים 15 (HEB) »
Portuguese Bible (BSL)
Juízes 15 (BSL) »
Vietnamese Bible (VIE)
Các Thủ Lãnh 15 (VIE) »
Spanish Bible (RVA)
Jueces 15 (RVA) »
Italian Bible (RIV)
Giudici 15 (RIV) »
Chinese Simplified (CUVS)
士 师 记 15 (CUVS) »
Chinese Traditional (CUVT)
士 師 記 15 (CUVT) »
Swedish Bible (SV1917)
Domarboken 15 (SV1917) »
Hungarian Bible (KAR)
Bírák 15 (KAR) »
Bulgarian Bible (BULG)
Съдии 15 (BULG) »
Japanese Bible (JPN)
士師記 15 (JPN) »
Norwegian Bible (NORSK)
Dommerne 15 (NORSK) »

Gjyqtarët (ALB) Chapter Selection

ALB Book Selection List

View full list of ALB Bible Books and Chapters